Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Libri i bardhë
Libri i bardhë
Libri i bardhë
Ebook243 pages6 hours

Libri i bardhë

Rating: 4.5 out of 5 stars

4.5/5

()

Read preview

About this ebook

Dikush zbulon një jetë tjetër, ose diçka të ngjashme me të... dikujt, ëndrra refuzon t’i përfundojë... dhe cila është dhurata më e mirë për dikë që nuk dëshiron ta shohësh me sy?... po sikur ajo që shkruan të jetë e tmerrshme, por jo aq sa ajo që nuk shkruan?... keni rezervuar një takim me princin e natës, një leksion me nxënësen e djallit dhe do pushtoheni nga dëshira të errëta, do udhëtoni në një planet të largët dhe, pa dyshim, kur t’ju zërë nata, vendi ku do ndaloni për ta kaluar, do jetë më i fundit që do donit të kishit zgjedhur. Por asgjë nuk mbaron me kaq. Në qoftë se jeta do të ishte një libër i bardhë, më thuaj, çfarë do dëshiroje të shkruaje në të? Këto, edhe më shumë, në trembëdhjetë tregime të zeza, që rrëmbejnë, turbullojnë dhe lënë pa gjumë. Mos i lexoni!

LanguageGjuha shqipe
Release dateJan 20, 2013
ISBN9781301221318
Libri i bardhë
Author

Enkelejd Lamaj

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Letërsia fantastike dhe filmat e frikshëm do të jenë përbërësit kryesorë të krijimeve të para. Në vitin 2003 prezantohet për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”, duke u bërë kështu i pari shkrimtar i këtij zhanri në Shqipëri. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.Krijimet e tij janë përfshirë në botime të ndryshme letrare, si “Tregimet e makthit”, “Mehr Licht”, Haemus Plus”, “Obelisk” dhe, në Itali, “Il mare si lasciava attraversare”.Është shpallur fitues i Panairit të Parë të Shkrimtarëve të Rinj, organizuar nga organizata “I Choose to Change the World”, në datat 20 – 21 Prill 2015.Jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.Ka botuar :"Gjithçka që ke" #Roman (Arka e Noes, 2021)"Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë" #Përmbledhje me tregime (Dudaj, 2019)"Ajo e errëta" - Roman (Shtëpia Botuese DUDAJ, 2018)"Vendi diku midis" - Roman (Shtëpia Botuese ADA, 2014)."Libri i bardhë" - tregime (Bota Shqiptare, 2011)."Fytyra tjetër e natës" - tregime (Ombra GVG, 2003)* Tregimi "Taxi 5" - është përfshirë tek "Tregimet e makthit" -Përmbledhje e autorëve më të mirë (best authors collection) - Numri 4, janar, 2010 (No. 4, January 2010)

Read more from Enkelejd Lamaj

Related to Libri i bardhë

Related ebooks

Reviews for Libri i bardhë

Rating: 4.375 out of 5 stars
4.5/5

8 ratings1 review

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

  • Rating: 5 out of 5 stars
    5/5
    Nje liber vertete shume i arrire. Urime dhe suksese me tej Enkelejd.

Book preview

Libri i bardhë - Enkelejd Lamaj

TAXI 5

Ndër shumë punë të tjera që qarkullojnë midis llojit tonë, ajo që ushtrojmë ne të Kodrës është ndër më frytdhënëset dhe për këtë duhet të falënderojmë ato qindra bare e lokale që ata të llojit tjetër i quajnë Pub e që, me ardhjen e mijëvjeçarit të tretë, mbinë si kërpudhat mbas shiut. E, natyrisht, nuk mund të mos përmend edhe diskotekat dhe të gjithë lokalet e orëve të vona. Po patjetër, sepse njerëzit janë duke iu afruar sa më shumë Evropës dhe pranë saj nuk mund të shkohet pa jetën e natës.

Jeta e natës. Sa bukur tingëllon! Por akoma edhe më bukur kur e shijon. Nëse keni dyshime lidhur me këtë gjë, ejani e pyetmëni mua, mua që e kam pas jetuar atë jetë më mirë se çdo njeri tjetër: çdo sekondë, çdo minutë, çdo çast të vetëm, çdo natë të çdo jave. Nuk ka disko që nuk njoh, nuk ka Pub ku nuk kam qenë dhe, a doni t’ju them se kush është më i miri? Doni, hë? Mirë pra, po jua them: që të gjithë, pa asnjë përjashtim. Mjafton të jesh me personat e duhur. Me njerëzit e duhur. Dhe mua, njerëzit e duhur nuk më kanë pas munguar kurrë, në kohën kur isha i pushtuar prej etheve të asaj jete.

Natyrisht, edhe tani e jetoj jetën e natës, por tani është tjetër gjë. Tani shoqëria është reduktuar shumë, si një ushtrim matematikor ku je i detyruar të bësh thjeshtime e përjashtime. Tani, ideja e jetës së natës ka evoluar, megjithëse ajo e ditës ka mbetur e pandryshuar: gjumë dhe vetëm gjumë. Si një i vdekur!

Ha ha, si një i vdekur! E dini çfarë? Shokët e mi të tanishëm do të vinin buzën në gaz me këto që po shkruaj, por nuk kam ç’të bëj. Kur jetoja nën dritat e diskotekave dhe nën gjysmerrësirën e pabeve, çdo gjë që më torturonte gjatë ditës – apo edhe gjatë atyre çasteve – ia tregoja njeriut tim më të afërt, njeriut më të besuar e më besnik në të njëjtën kohë dhe besoj se e keni kuptuar që jam duke folur për njeriun e zemrës sime. Ani e kishte emrin. Në pesë vjet, qysh se u njohëm – jo rastësisht në një diskotekë – natën kur 1998–a i linte vendin 1999–ës, nuk u ndamë kurrë prej njëri – tjetrit. Derisa një natë, na erdhi te këmbët një Taxi 5.

Nuk them as Zoti dhe e as Fati, për një arsye shumë të thjeshtë: Zoti nuk të dënon kurrë, e aq më tepër me një dënim të këtillë, kurse Fati... Fatin e shkruajmë vetë, apo jo? Prandaj, më mirë të them vdekja. Po, po, vdekja. Sepse ishte vdekja ajo që mori në krahët e veta njerkun tim (që për mendimin tim nuk bëri aspak keq, për të mos thënë që ishte ca e vonuar). Mamaja ime u martua për së dyti, pas vdekjes së babait tim të vërtetë, kur unë isha vetëm gjashtë vjeç. Me njerkun nuk është se shkoja dhe aq keq, por shumë mirë–a ishte kilometra larg. Pastaj, nuk e di ndonjë prej jush, por unë di që vetëm një kategori fëmijësh shkojnë mirë me njerkun e tyre: ata që jetojnë larg shtëpisë dhe takohen, e shumta, vetëm një herë në muaj.

Mbas tre vitesh e kuptuan se nuk ishin prerë për njëri – tjetrin dhe ime më, për një muaj rresht shkoi tek varri i babait tim dhe lulet ia ujiti me lot pendimi. E vetmja gjë pozitive në fund të atyre viteve ishte fakti që nuk u bëra as me vëlla e as me motër. Idenë e të pasurit një vëlla apo një motër përgjysmë, e kam urryer gjithmonë.

Sidoqoftë, që t’i kthehemi asaj që po ju tregoja: ditën që vdiq njerku im, mamasë iu desh të shkonte në Elbasan (ai kishte lindur atje dhe do varrosej atje). Mamaja nuk më kërkoi të shkoja në varrim dhe unë nuk shkova. Ndoshta edhe kam gabuar, por e vërteta është se nuk më shkohej, ose nëse përdor termat e asaj kohe, nuk më bëhej dhe pikë. Megjithatë, vdekja është krejt ndryshe, besomëni. Sado që nuk shkon mirë me dikë, nuk mund të hipësh në tavolinë e të kërcesh prej gëzimit. Edhe pse, t’ju them të drejtën, vdekja është mirë edhe të urohet ndonjëherë, por të urohet me gjithë shpirt,

Enjoying the preview?
Page 1 of 1