Start Reading

Ati: rrëfim

Ratings:
58 pages1 hour

Summary

"Ati rronte aq i zhytur në hallet e përditshme, saqë e pat humbur shijen e gjëmave të mëdha, vetjake. Por edhe shijen e lumturive të papritura. S'mbante mend qysh kur i pat humbur ato shije. Tanimë qe mësuar pa to dhe nuk përpiqej t'i kërkonte kund. (...) Qirinjtë flakëronin. Kaherë shtëpia nuk pat qenë aq e ndritshme. Si për të dëshmuar se tepria e ndriçimit u bënte keq, Ati u përkul mbi të gjashtëdhjetë qirinjtë dhe u fryu. Me të njëjtin mllef do t'u kish fryrë edhe viteve të vet. E mbase nuk i pat fikur deri tani ngaqë nuk i vinte të besonte. Po të mos kish pasur qoftë dhe një grimë shpirt, do t'i kish fikur ata vite. Por ia kishin marrë të tjerët në kthesë: ia kishin fikur vitet pa e pyetur".

Read on the Scribd mobile app

Download the free Scribd mobile app to read anytime, anywhere.