Start Reading

“Shtojca” [Filmi i një kthimi / Kthimi i një filmi]

Ratings:
154 pages2 hours

Summary

“Shtojca” [Filmi i një kthimi / Kthimi i një filmi]
- është pjesa e parë e një trilogjie kinematografike të Ardian-Christian Kyçykut, që përqëndrohet në hapësirën mërgim-kthim të jetës shqiptare e ballkanike, si dhe në marrëdhëniet përherë të mjegullta mes Lindjes dhe Perëndimit. Mërgimtari shqiptar Indrit, i cili, ‘në rini, para se të largohej nga atdheu, pat ëndërruar të bëhej arkitekt. Por nuk ia ka dalë mbanë të jetë veçse një shtetas i fshatit global, ose fshatar i shtetit global’ dhe punon si zv.skenograf në një teatër të vjetër perëndimor. Papritur vendos të kthehet në vendlindje pas njëzet ‘e ca’ vjetësh, jo vetëm për të çuar atje disa shënime, të cilat i sheh me rëndësi vendimtare për Dosjen e vet të fshehtë, por edhe për t’u bindur se vërtet dikur ka kaluar aty fëmininë dhe rininë, ka dashuruar dhe ka ndjekur studimet. Ritakimet me ish-të dashurën, me njërin nga shokët më të afërt të gjimnazit (sepse të tjerët kanë mërguar), me disa fqinjë dhe me të panjohur, u japin ngjarjeve një kah të çuditshëm. Pas një kohe të papërcaktueshme peripecish, çmalljesh, ankthesh e vegimesh, Indriti rikthehet në vendin ku ka mërguar bashkë me një kafkë.

Read on the Scribd mobile app

Download the free Scribd mobile app to read anytime, anywhere.