Start Reading

Shkëlqesi: ose 5 pamje nga pasqyra

Ratings:
34 pages23 minutes

Summary

"I bje të jesh njëfarë kukulle që kollitet. Dhe unë i adhu¬roj kukullat, pavarësisht në kolliten a s’kolliten, siç adhuron viktima xhelatin, se ju kukullat jeni xhelatët tanë. Se ju kukullat jeni arratisur nga jeta, nga të gjitha lapërdhitë, dhe na prisni me durim. Prisni të pendohemi a të vrasim veten. Prandaj edhe po të rrëfehem, Shkëlqesi, me zemër në dorë a ndër dhëmbë, se është hera e tretë që rrekem të vras veten. Mirpo hoqa dorë para ca çastesh. Kuptohet: jo falë ardhjes sate, se mund ta vras veten edhe në praninë tënde. Hoqa dorë ngaqë arrita në përfundimin se vetëvrasja nuk është veçse një mënyrë e çuditshme për të bërë dashuri vetëm. Dhe dashuria vetëm nuk shpje askund, dhe askund kemi arritur tashmë. (Qesh si me hungërimë) Kemi të bëjmë me një soj pleonazme, nëse merr ndopak erë nga gjuhësia... Herën e parë hipa mbi parmakun e ballkonit, në katin e pestë, dhe desha t’i pikturoja trutë mbi asfalt, të bëja një hartëzë dy-tri ngjyrëshe të kafshërisë njerëzore..."

* Një motërzim në rumanisht i kësaj pjese, titulluar “Coafura sfinților” (Berberana e shenjtëve) është botuar në revistën e njohur kulturore rumune artPanorama (1999). Pjesa u transmetua në Radio Targu Mures nga Teatri Kombëtar Tg. Mureș, Rumani, në shkurt të vitit 2005, përshtatur për radio dhe me regji të Horatiu Mihaiu-t. Me këtë pjesë Radio Targu Mureș ka përuruar rubrikën “Dramafonia – Dramaturgjia bashkëkohore”. Në vitin 2009, pjesa u luajt në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, kurse në janar 2011 pati lexim publik në Teatrin “Tudor Vianu” të qyteti Giurgu, Rumani.

Read on the Scribd mobile app

Download the free Scribd mobile app to read anytime, anywhere.