Start Reading

Oreksi për bukën e qiellit: roman

Ratings:
166 pages2 hours

Summary

" ... pandehën se po vinte fundi i botës. Të gjitha palët e besonin me njëfarë drithërime. Secila palë shpikte për palët e tjera një fund lebetitës, dhe falte veten, duke shmangur mjeshtërisht çdo ndëshkim të blatuar nga palët e tjera. Disa e lusnin fundin e botës, se, sipas tyre, do t’ua merrte hakun për zitë që patën hequr. Të mençur e marrokë, murgj e të shthurur, vrasës e të vrarë, gra të përkora e kurva me ferman, mezi prisnin fundin e botës, thua se qenë krijuar vetëm për të siguruar sa më shpejt zhdukjen nga faqja e dheut. Përjashtime bënin vetëm qëniet e rreme dhe një pjesë e personazheve. Gjallesat e tjera haheshin mesveti, ose thjesht vrisnin kohën me hamendje e munxosje. Koha nuk ishte më nga të paktat gjëra që vriteshin falas. Ishin shtuar tmerrësisht shpëtimtarët e botës dhe fjalimet e tyre tërë lajlelule. Shpeshherë fjalimet të kujtonin ca kurora varrimesh të shndrruara në fjalë. Secili ofronte një fund të caktuar bote, sa më të ndryshëm nga fundet e shpëtimtarëve të tjerë. Për këtë arsye fundet e shumicës ngjasonin shumë. Kishte shpëtimtarë që gjithë jetën mezi patën hedhur ndonjë pështymë apo teshtimë përtej hijes së dendur të historisë dhe që, një mëngjesi lavdiplotë zgjoheshin shpëtimtarë. Të shpëtuarit numuroheshin me gishta".
A.-Ch. Kyçyku, Oreksi për bukën e qiellit (roman, Bukuresht 1993)

Read on the Scribd mobile app

Download the free Scribd mobile app to read anytime, anywhere.