Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Kush dreqin eshte Shqiperia: Pse Nene Tereza mori arratine per ne Indi dhe Skenderbeu shkermoqi turqit?
Kush dreqin eshte Shqiperia: Pse Nene Tereza mori arratine per ne Indi dhe Skenderbeu shkermoqi turqit?
Kush dreqin eshte Shqiperia: Pse Nene Tereza mori arratine per ne Indi dhe Skenderbeu shkermoqi turqit?
Ebook135 pages2 hours

Kush dreqin eshte Shqiperia: Pse Nene Tereza mori arratine per ne Indi dhe Skenderbeu shkermoqi turqit?

Rating: 4.5 out of 5 stars

4.5/5

()

Read preview

About this ebook

“Me siguri nuk ka një vend të dytë në këtë planet, të cilit i janë ngjitur kaq shumë (të gabuara) paragjykime, si Shqipëria. Shtëpia e të varfërve të Evropës, siç quhet shpesh me përçmim, dhe “mafia shqiptare” nuk kujdesohen për një imazh më të mirë. “Ejani për pushime në Shqipëri”, reklamohej vendi shpesh me humor, “do të gjeni edhe makinën tuaj (të vjedhur)!” Rastësia dhe njëprojekt interesant e shpëlanë autorin e këtij libri një ditë tëbukur për në këtë njollëz të tokës. Por pas vetëm një kohe të shkurtër ai mundi të njohë “Shqiptarët e vërtetë” dhe pas pak vitesh ai e kishte kyçurShqipërinë dhe njërëzit e saj thellë në zemrën e tij. Edhe pse shteti i ri ka ende një rrugë të guximshme përpara, për tu bërë një demokraci, ku shteti i së drejtës funksionon në formë shëmbullore, nuk ka një vend tjetër në Evropë, i cili mund të konkurojë me mikëpritjen e pafund, me relievin magjepsës, pjesërisht ende absolutisht të paprekur, plazhet, malet, lumenjtë dhe liqenet. Ku ka ende një vend, në të cilin prej shekujsh besimet e ndryshme jetojnë kaq paqësor me njëri-tjetrin dhe fanatizmi fetar është njëfjalë e huaj dhe muslimanët dhe të kritshterë martojnë njëri-tjetrin. Në cilin metropol një grua ecën në orën dy të mëngjezit vetëm në rrugicat e errëta, pa ju dashur të frikësohet. Zbulojeni në një mënyrë tërheqëse bashkë me autorin këtë diamant të papërpunuar.
LanguageGjuha shqipe
PublisherLavi Atkins
Release dateFeb 18, 2018
ISBN9788827574027
Kush dreqin eshte Shqiperia: Pse Nene Tereza mori arratine per ne Indi dhe Skenderbeu shkermoqi turqit?

Related to Kush dreqin eshte Shqiperia

Related ebooks

Reviews for Kush dreqin eshte Shqiperia

Rating: 4.333333333333333 out of 5 stars
4.5/5

3 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Kush dreqin eshte Shqiperia - E.L Bono

    BONO

    Parathënie

    Libri mbështet në ngjarje të viteve 2010 deri 2017, të cilat pjesërisht kanë ndodhur, siç janë përshkruar, ose të paktën janë inspiruar nga ngjarje reale dhe janë zgjeruar ose përpunuar me elementë fiktivë, kështu që karakteri i historisë ka mbetur i njëjtë. Vendet, emrat dhe funksionet e personave janë ndryshuar aq, sa të ruhet anonimati i tyre. Të gjitha ngjashmëritë me emrat, njerëzit dhe funksionet e tyre janë krejtësisht rastësore.

    Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe po zhvillohet me një shpejtësi të konsiderueshme në drejtim të Europës. Shumë nga situatat e përshkruara në këtë libër kanë ndryshuar tashmë në këto 8 vite, si rrjedhojë, njëra apo tjetra ngjarje nuk mund të përjetohet më - ose jo ashtu siҫ është përshkruar këtu. Megjithëkëtë, ju do të përjetoni në këtë vend ende shumë të papritura të ҫdo lloji, si positive ashtu edhe negative.

    Dëshira për aventura, rastësia dhe pak fat më sollën mua një ditë në Shqipëri.

    Unë gjykoj se mbi këtë tokë gjenden vetëm pak vende, për të cilat paragjykimet qëndrojnë kaq pak sa për Shqipërinë.

    Natyrisht që ҫdo përshkrim është subjektiv, dhe varet nga ajo se si një njeri do që ta shikojë një vend. Për mua do të ishte e mundur që ta përshkruaja në një formë që udhëtimi juaj i radhës t’ju sillte këtu, por edhe në një formë të tillë, që ju nuk do të kishit kurrë dëshirë të shkelnit në këtë tokë.

    Por disa gjëra vërtet që më befasuan pozitivisht.

    Në vend të parë janë njerëzit. Mikpritja e tyre është mbresëlënëse. Përpjekjet për të ndihmuar një të huaj, pa kufi. Unë nuk jam ndjerë kurrë i pasigurt në këtë vend, si në një rrugë të pandriҫuar në një qytet ashtu edhe në një fshat të humbur diku pas maleve.

    - Tirana shtyhet disi, por një ushëtim në veri, ku sundon ende ligji i gjakmarrjes, duhet ta mendosh mirë, - ishte këshilla që më dhanë me vete miqtë e mi rrugës për këtu.

    Natyrisht që ekzistojnë grupet e kriminelëve shqiptarë. Kontrabanda e lëndëve narkotike dhe trafiku i qenieve njerëzore nuk është një iluzion ose shpikje e mediave. Që dhe vetë shumë politikanë, të paktën jodrejtpërdrejt, janë të përfshirë në këtë gjë, edhe kjo është një fshehtësi e hapur. Herë pas here ndodhin përplasje dhe dyluftime midis këtyre kriminelëve, por kjo ndodh në të gjithë botën.

    E keni lënë ndonjëherë telefonin tuaj celular mbi një tavolinë në një lokal publik, ndërkohë që keni shkuar në tualet? Ishte telefoni aty kur ju u kthyet? Në Shqipëri mund ta riskoni këtë. Shanset, që ta gjeni përsëri mbi tavolinë, nuk janë të pakta.

    - Ky është një vend mysliman, gruaja jote minifundet mund t’i lërë në shtëpi, - u paralajmërova unë pa u nisur ende. Natyrisht që në skajet më të fshehura të vendit, si edhe në shumë vende të tjera, ka ende gra të moshuara të veshura tërësisht në të zeza. Por në Tiranë dhe në qytetet e tjera ju do të hapni sytë, sa të këndshme dhe seksi janë zonjat, të veshura me modën e fundit italiane. Në asnjë qytet tjetër të Europës Perëndimore ju nuk shikoni kaq pak gra me perçe si në Shqipëri. Ato pak që ju do mund të shikoni, me shumë siguri, janë gratë e diplomatëve apo të tregtarëve arabë, dhe nuk janë shqiptare.

    Kush guxon të provojë jetën e natës në Tiranë apo qytetet bregdetare, një diskotekë e një qyteti të madh europian do t’i duket si një ambjent pijanecësh apo kërcimi popullor.

    Natyrisht që një vend, i cili ka qenë 50 vjet në një gjumë të thellë komunist, ka ende shumë për të bërë. Askush nuk mund të presë që një shtet, që ekziston prej pak më shumë se 100 vjetësh, mund të jetë i organizuar aq mirë sa vendet e tjera, të cilat prej shekujsh u drejtuan e administruan nga mbretër apo perandorë.

    Kur Shqipëria u themelua për herë të parë në vitn 1912, kishte nivelin e zhvillimit të Europës Qendrore në Mesjetë. Princët vendorë vendosnin gjithҫka dhe sundonin me një grusht të hekurt rreth kështjellave të tyre.

    Përdhunimi stalinist i njerëzve gjatë kohës së komunizmit bëri atë që pranimi dhe besimi përballë një qeverie qendrore të jetë shumë shumë i vogël. Aq sa shqiptarët janë krenarë për përkatësinë e tyre fisnore dhe shqiponjën dykrenare mbi flamurin e tyre, aq pak ata janë të gatshëm të bëjnë diҫka për bashkësinë sociale. Hapësira brenda katër mureve të tyre ruhet si e shenjtë, por para derës së shtëpisë, kur bëhet fjalë për pjesën publike para hyrjes për në shtëpi, këtu merr fund ҫdo ndjenjë përgjegjësie.

    Mospagesa e taksave në Shqipëri është një sjellje korrekte.

    Shqiptarët janë luftëtarë të guximshëm dhe u shkojnë gjërave deri në fund. Kush dorëzohet shpejt, shikohet si i dobët dhe nuk respektohet nga burrat. Kjo fillon me trafikun rrugor (përpararësi nuk ka ai i cili, sipas ligjit, ka përparësi, por ai i cili ka guximin t’i japë vetes përparësi), vazhdon në biznes (në kontratë mund të shkruhet gjithҫka, më pas duhet luftuar për ҫdo centimetër), deri në jetën private kur bëhet fjalë për të drejtat sovrane mbi një grua.

    Kështu që jeta në Shqipëri nuk është e rregulluar „nga lart" dhe njeriu duhet të krijojë shumë përgjegjësi vetjake, nga ana tjetër shijon edhe shumë liri, pasi askush nuk merakoset seriozisht për respektimin e ligjeve.

    Unë kam parë turistë, të cilët tmerroheshin në një kryqëzim të rregulluar nga semafori, pasi nuk guxonin të kalonin rrugën. Nëse sinjali është jeshil, i verdhë apo i kuq, makinat lëviznin pa ndërprerje, pa e vrarë mendjen për këmbësorët. Në Shqipëri duhet të kesh guximin që të përballesh me realitetin dhe të veprosh. Vetëm kështu ata reagojnë dhe kalojnë majtas ose djathtas këmbësorit.

    Nëse në Shqipëri një makinë ndalon papritur, shoferi zbret, shkon te automati i bankës dhe kthehet pas 60 sekondave, kjo nuk shqetëson askënd. Ju nuk do të dëgjoni as edhe një bori të vetme. Por kjo nuk ndodh në qoftë se ju ndaloni në të kuqe, megjithëse nuk ka trafik përballë, dhe prisni ngjyrën jeshile.

    Një europianoperëndimor i sprovuar, i cili si këmbësor ndalon përpara semaforit kur ai tregon ngjyrë të kuqe, edhe pse për së gjeri e për së gjati nuk duket ndonjë makinë, në fillim e ka të vështirë, por kur duhet të shkosh me ngut te automati i bankës, ky zakon nuk të duket dhe aq i keq. Ky është vështrimi im vetjak i gjërave. Njeriu mund të mallkojë ose të entuziazmojë gjith ҫ ka. Ҫ do gjë ka dy anë.

    Mua personalisht më ka ndihmuar shumë që gjërat t’i shikoj herë-herë edhe nga ana tjetër. Për fat të keq, Shqipërisë në rrugën e saj për në BE po i ngarkohen si të vetëkuptueshme gjëra të cilat mua më duken më shumë si një zhvillim i gabuar se sa një përparim. Thjesht „vetëm pse ne Europë e bëjmë kështu këtë", duhet të jetë e saktë. Pikë, fund!

    Por ka edhe disa gjëra ku vendet e BE mund të mësojnë di ҫ ka nga shqiptarët. Unë po mendoj për mbirregullimet, të pakuptimta për ne njerëzit normalë, të cilat u shërbejnë vetëm lobingjeve të sipërmarrjeve.

    Blini një herë në Shqipëri barna. Ju nuk doni të blini një pako të gjithë, gjysma e së cilës përfundon në koshin e ve ҫ antë të plehrave, prandaj farmacisti hap për ju kutinë dhe ju shet aq copë sa ju duhen, edhe në qoftë se është një tabletë e vetme. Ju gjeni në ҫ do cep një farmaci, se pse nuk ka një rregull për ndarjen e zonës. Dhe banorët vlerësohen aq të pjekur, sa ata janë në gjendje të blejnë një ilaç edhe pa recetë nga mjeku, të cilin ata e njohin tashmë dhe veprimet kryesore dhe dytësore u janë bërë të ditura. Ju do të habiteni këtu se sa shumë barna janë më të lira se sa tarifa që paguani ju për recetën e mjekut.

    Keni qenë ju ndonjëherë, për shembull, tek ndonjë noter për vërtetimin e ndonjë nënshkrimi. Në Shqipëri për këtë gjë ju nuk duhet as të lini një takim dhe as 80 euro. Një noter e gjeni në cepin tjetër të rrugës dhe nënshkrimin e vërtetoni për dhjetë minuta dhe dhjetë euro.

    Përpara pak kohe mua më ra përtokë ora ime e shtrenjtë zvicerane, xhami u thye dhe ajo nuk punonte më. Unë doja të isha i sigurt dhe e prura në Austri për ta rregulluar. - Ne do ta nisim me postë, kjo kushton 90 euro, afërsisht pas katër javësh ju do të merrni një preventiv për kostot, - kjo ishte përgjigjja për mua. Prandaj unë e provova në Shqipëri.- Uau, ora qenka super, unë kam punuar disa vite te kjo firmë në Turqi, - më ktheu mua optimizëm orëndreqësi. Pas 30 minutash ai e kishte hapur orën, pastruar nga ciflat e xhamit, vendosur një xham të ri dhe e kishte mbyllur përsëri. 15 euro duhej të paguaja unë për këtë. Ku është përparimi këtu, ju lutem? Nëse orëndreqësi kishte apo jo një certifikatë internacionale, e cila e njeh atë për orëndreqës të aftë ose jo, kjo për mua si konsumator është e krejtësisht e parëndësishme.

    Kush jeton për njëfarë kohe në një vend ende të pazhvilluar si Shqipëria, do të dallojë që shumë gjëra funksionojnë edhe me shumë pak përpjekje, të cilat te ne financohen me para publike, pra nga taksat tona. Keni menduar ju ndonjëherë se sa kushton një semafor i vetëm? Dhe sa semaforë shikoni ju përditë, të cilët ju duken të panevojshëm? Njeriu duhet t’i bëjë vetes pyetjen nëse nuk do të kishte më shumë kuptim që në

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1