Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Arti Baritor
Arti Baritor
Arti Baritor
Ebook319 pages3 hours

Arti Baritor

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Nëse je bari i kopesë së Perëndisë, do të ndihesh shumë i ndihmuar nga ky libër i punuar në nivel të lartë. Këto faqe përmbajnë udhëzime të hollësishme dhe të zgjedhura me kujdes, jetësore për suksesin tuaj. Peshkopi Dag Heward-Mills nxjerr arsenalin e tij nga përvoja mbi tridhjetë vjeçare si bari, për ta ndarë si njohuri praktike në punët e Shërbesës. Nëse dëshironi të bëheni bari i popullit të Perëndisë, ky është udhëzuesi që keni kërkuar.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 13, 2018
ISBN9781641348096
Arti Baritor
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Arti Baritor

Related ebooks

Reviews for Arti Baritor

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Arti Baritor - Dag Heward-Mills

    Përveçse kur tregohet ndryshe, të gjitha citimet e Shkrimit janë marrë nga versioni i Biblës së përkthyer nga Shoqëria Biblike Shqiptare.

    Fragmentet janë shkëputur nga "A Shepherd Looks at Psalm 23" nga W. Phillip Keller.

    Të drejtat e autorit © 1970, 2007 nga W. Phillip Keller.

    Është përdorur me leje nga Zondervan. WWW.ZONDERVAN.COM

    Të drejtat e autorit © 2010 Dag Heward-Mills

    Botimi i parë në vitin 2010 nga Lux Verbi.BM (Pty) Ltd.

    Botuar nga Parchment House 2011

    Printimi i 4-t 2014

    Për të ditur më shumë rreth Dag Heward-Mills na shkruani në email-in ose vizitoni faqen e internetit:

    Healing Jesus Campaign

    E-mail: evangelist@daghewardmills.org

    Faqja e internetit: www.daghewardmills.org

    Facebook: Dag Heward-Mills

    Twitter: @EvangelistDag

    ISBN: 978-164-134-8096

    Të gjitha të drejtat të rezervuara sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e autorit.

    Për përdorimin dhe riprodhimin e ndonjë pjese të këtij libri, përveç citimeve të shkurtra në recesione kritike apo artikuj, nevojitet leje me shkrim nga publikuesi

    Tabela e përmbajtjes

    Kapitulli 1: Çfarë i bën delet të pushojnë në qetësi

    Kapitulli 2: Përse kanë nevojë delet për ujë

    Kapitulli 3: Çfarë do të thotë ligështimi për delet

    Kapitulli 4: Përse kanë nevojë delet për drejtim

    Kapitulli 5: Përse kanë nevojë delet për kullota me bar të njomë

    Kapitulli 6: Përse duhet të ecin delet nëpër luginë

    Kapitulli 7: Çfarë do të thotë kur një dele nuk është e kënaqur

    Kapitulli 8: Përse kanë nevojë delet për shkopin e bariut

    Kapitulli 9: Përse kanë nevojë delet për kërrabën

    Kapitulli 10: Çfarë do të thotë për delet që tryeza e tyre të shtrohet në prani të armiqve

    Kapitulli 11: Përse duhet të vajosen delet

    Kapitulli 12: Përse kanë nevojë delet që kupa e bariut të derdhet

    Kapitulli 13: Përse kanë nevojë delet të banojnë në banesën e bariut

    Kapitulli 14: Çfarë do të thotë për delet të jenë pa bari

    Kapitulli 15: Sëmundjet e barinjve që janë edhe sëmundjet e deleve

    Kapitulli 16: Përse sëmuren delet

    Pjesa e dytë: BARIU

    Kapitulli 17: Tre synimet e një bariu

    Kapitulli 18: Si mund t'i identifikosh delet që nuk hyjnë nëpër derë të vathës

    Kapitulli 19: Detyrat e bariut: Të jetë i butë dhe i dhembshur

    Kapitulli 20: Detyrat e bariut: Të drejtojë dhe udhëheqë

    Kapitulli 21: Detyrat e bariut: Të kujdeset për delet

    Kapitulli 22: Jehova, Bariu mbrojtës

    Kapitulli 23: Detyrat e bariut: T'i ushqejë

    Kapitulli 24: Detyrat e bariut: Të ripërtërijë dhe shërojë

    Kapitulli 25: Pastorë gjakpirës

    Kapitulli 26: Aftësitë e Bariut Jehova

    Kapitulli 27: Tridhjetë e pesë karakteristika për të qenë bari i mirë

    Kapitulli 28: Si t'i angazhosh delet e tua në marrëdhënie të ndryshme shoqërore

    Kapitulli 29: Dymbëdhjetë karakteristika të bariut rrogëtar

    Kapitulli 30: Nëntë llojet e pastorëve rrogëtarë

    Kapitulli 31: Barinjtë zhgënjyes

    Kapitulli 32: Njëzetë e dy fazat e zhvillimit të një bariu

    Kapitulli 33: Si transformohet një bir frymëror në bari

    Kapitulli 34: Fushat kryesore për zhvillimin e një bariu

    Kapitulli 35: Si mund të bëhet bari një i ri

    Pjesa e tretë: ZEMRA E BARIUT

    Kapitulli 36: Zemra në qendër të shërbesës tënde

    Kapitulli 37: Si mund ta njohësh zemrën frymërore duke e krahasuar atë me zemrën njerëzore

    Kapitulli 38: Përse është e rëndësishme zemra e bariut

    Kapitulli 39: Kultivo zemra të harmonishme

    Kapitulli 40: Shmange zemrën e ngurtësuar

    Kapitulli 41: Kultivo një zemër të shëndetshme

    Kapitulli 42: Shërohu nga zemra e sëmurë

    Kapitulli 43: Kultivo një zemër inkurajuese

    Kapitulli 44: Bëj kujdes që të mos kultivosh një zemër negative

    Kapitulli 45: Kultivo një zemër medituese

    Kapitulli 46: Luftoje zemrën e pabindur

    Kapitulli 47: Kultivo një zemër optimiste

    Pjesa e katërt: TË VËRTETAT E SHËRBESËS

    Kapitulli 48: Si mund ta zgjerosh shërbesën tënde

    Kapitulli 49: Bariu është drita

    Kapitulli 50: Përse disa njerëz janë ndriçues të mëdhenj

    Kapitulli 51: Si mund të jesh një ndriçues i madh

    Kapitulli 52: Nyjat frymërore të shërbesës

    Kapitulli 53: Gurët e pengesës në shërbesë

    Kapitulli 54: Kapërcimi i vonesave në ditë të mbrapshta

    Kapitulli 55: Pesëmbëdhjetë të këqija që ndodhin për shkak të vonesave

    Kapitulli 56: Tetë arsye përse ndodhin vonesat

    Kapitulli 57: Si është shërbesa pa ndihmën e Perëndisë

    Kapitulli 58: Çfarë ndodh kur Perëndia të larton

    Kapitulli 1

    Çfarë i bën delet të pushojnë në qetësi

    Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara ZOTIT që na ka bërë.

    Sepse ai është Perëndia ynë dhe NE JEMI POPULLI I KULLOTËS SË TIJ DHE KOPEJA PËR TË CILËN AI KUJDESET...

    Psalmi 95:6-7

    Në Fjalën e Perëndisë, populli i Tij thirret me emrin dele. Jezusi na përshkroi si dele pa bari. Është e rëndësishme të kuptojmë jetën dhe sjelljen e deleve që t'i udhëheqim ato ashtu siç duhet në mënyrë të efektshme. Edhe ti duhet ta konsiderosh veten si një dele e Perëndisë në marrëdhënie me Të dhe pastorin tënd. Gjithashtu duhet t'i konsiderosh edhe anëtarët e kishës tënde si dele të Perëndisë për t'i kuptuar më mirë ata. Në Psalmin 23, shohim se si Davidi e përshkruan jetën e një deleje nga përvoja e tij si bari. Ky përshkrim i gjallë i jetës së deleve vjen nga goja e një bariu izraelit me përvojë që e paraqet edhe veten e tij si delen e Perëndisë.

    Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.

    Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin. Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.

    Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.

    Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.

    Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.

    Psalmi 23:1-6

    U entuziazmova kur vërejta shumë ngjashmëri në jetën e një deleje, ashtu siç paraqitet nga një bari modern, W. Filip Kellër (W. Phillip Keller), që ishte pronar dhe bari delesh për tetë vite në Kolumbinë Britanike në Kanada. Ai kishte përvojën praktike të bariut në një kontekst modern dhe vërteton në mënyrë të mahnitshme zbulesat e Psalmit 23.

    ZOTI është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.

    AI MË ÇON NË KULLOTA ME BAR TË NJOMË, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.

    Psalmi 23:1-2

    Delet pushojnë vetëm në rrethana të caktuara. Ti duhet t'u sigurosh pushim deleve dhe t'u mundësosh atyre që të qëndrojnë me ty në kishën tënde. Gjithashtu, duhet të qetësosh delet e frikësuara dhe t'i trajtosh njerëzit rreth teje si në një familje. Nga përvoja e tij si bari, Filip Kellër sqaron disa rrethana që i bëjnë delet të pushojnë në qetësi. Secila prej këtyre katër rrethanave të mëposhtme nxjerr në pah përse disa njerëz nuk mund të qëndrojnë në kishë. Tensionet me anëtarët e tjerë të kishës, frika, sulmet demonike dhe mungesa e ushqimit frymëror përbëjnë arsyet përse delet nuk gjejnë qetësi në kishat e Perëndisë. Filip Kellër thotë:

    1. Delet do të pushojnë kur nuk kanë frikë: Për shkak të ndrojtjes së tyre, ato refuzojnë të pushojnë, nëse nuk janë të çliruara nga çdo lloj frike. Delet janë kaq të ndrojtura dhe frikësohen kaq lehtësisht, saqë edhe një lepur që kërcen befas nga një shkurre mund ta çorientojë të gjithë tufën. Kur një dele e frikësuar largohet në panik, një duzinë delesh të tjera turren pas saj të frikësuara, duke mos vështruar më parë se çfarë i frikësoi.

    2. Delet do të pushojnë atëherë kur nuk ka tension mes deleve të tjera të të njëjtit lloj: Për shkak të sjelljes së tyre brenda tufës, delet nuk do të pushojnë, nëse ka mosmarrëveshje mes tyre.

    3. Delet do të pushojnë kur nuk mundohen nga mizat ose parazitët: Nëse mundohen nga mizat ose parazitët, delet nuk do të pushojnë. Vetëm kur të çlirohen nga këto insekte, atëherë do të mund të qetësohen.

    4. Delet do të pushojnë kur ato nuk janë të uritura: Delet nuk do të pushojnë për sa kohë ato janë në kërkim të ushqimit. Prandaj, ato nuk duhet të jenë të uritura. Për të pushuar, duhet të ekzistojë një ndjesi e caktuar lirie nga frika, tensioni, përkeqësimet dhe uria.

    Kapitulli 2

    Përse kanë nevojë delet për ujë

    ZOTI është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.

    Ai më çon në kullota me bar të njomë, MË DREJTON PRANË UJËRAVE QË TË ÇLODHIN.

    Psalmi 23:1-2

    Bariu ynë modern Filip Kellër, përshkruan përvojën e tij me delet dhe tregon se si ato kanë nevojë për mjaft ujë për të jetuar normalisht. Ai ka vërejtur se kur delet nuk pinë nga uji i Frymës, ato kërkojnë për të, por në vende të gabuara. Kjo na mëson se çdo bari duhet të jetë në shërbim të deleve dhe të sigurojë ujin për to nga Fryma e Shenjtë. Pastorët duhet të jenë frymërorë dhe të shërbejnë në mënyrë të zellshme me anë të vajosjes së Frymës së Shenjtë. Mungesa e shërbesës së vajosur nga podiumi është arsyeja përse anëtarët e kishës kërkojnë zgjidhje nga burime okulte dhe pushteti i shortarisë.

    Filip Kellër thotë:

    Shkrimi na tregon qartë se, ashtu si trupi fizik ka një kapacitet dhe nevojë për ujë, edhe shpirti i njeriut ka atë kapacitet dhe nevojë për ujin e Frymës së Perëndisë të përjetshëm. Kur delet kanë etje, ato shqetësohen dhe nisen në kërkim të ujit. Nëse ato nuk gjejnë ujë të pastër, shpesh do të përfundojnë duke pirë nga gropat e ndotura, ku edhe marrin parazitë të brendshëm, siç janë nematodet, parazitët e mëlçisë dhe mikrobe të tjera.

    Këto lloje delesh më kujtojnë mjaftë mirë një tufë që po shikoja një ditë, të cilat po drejtoheshin poshtë një përroi të mrekullueshëm malor. Ujërat e ushqyera nga dëbora ishin duke rrjedhur pastër dhe në mënyrë të kristaltë ndërmjet brigjeve të bukura me pemë të përroit. Por gjatë rrugës disa dele kokëforte dhe qengjat e tyre ndaluan për të pirë ujë nga gropat e vogla me baltë pranë shtegut. Uji ishte i ndotur, jo vetëm me baltë që ishte trazuar për shkak të deleve, por, edhe me bajga dhe urinën e kopeve të mëparshme që kishin kaluar në atë shteg. Megjithatë, këto dele kokëforte ishin mjaft të sigurta se ky ishte uji më i mirë.

    Uji ishte i ndotur dhe jo i përshtatshëm për to. Për më tepër, dukej qartë që ishte i ndotur me nematode dhe vezë të parazitëve të mëlçisë që përfundimisht bashkohen me parazitët e brendshëm dhe sëmundjet e tjera me pasoja shkatërruese. Ekzistojnë tre burime kryesore uji për delet: rrjedhat ujore, vesa mbi bar dhe puset e thella. Trupi i një kafshe, si ai i deles, përbëhet mesatarisht nga 70 për qind ujë. Uji përdoret për të ruajtur metabolizmin normal të trupit; ai është pjesë e çdo qelize duke kontribuuar në funksionet normale të jetës.

    Prandaj, uji përcakton gjallërinë, forcën dhe shëndetin e mirë të deleve.

    Kapitulli 3

    Çfarë do të thotë ligështimi për delet

    Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon përbrenda meje? Shpreso te Perëndia...

    Psalm 42:11

    Bariu ynë modern përshkruan gjithashtu përvojat e tij me delet dhe tregon çfarë do të thotë për një dele që të jetë e ligështuar. Është interesante të zbulojmë se sa dele nuk mund të jenë në gjendje të qëndrojnë mbi këmbët e veta pa pasur ndihmë. Është e paktë të thuhet se ngjashmëria midis njerëzve dhe deleve është e habitshme.

    Filip Kellër tregon përvojën e tij si pronar delesh, duke qenë se është kujdesur për delet e vërteta. Ai thotë:

    Rrëzuar ose përmbysur është një term i përdorur nga barinjtë e vjetër anglezë kur një dele bie përmbys në kurriz dhe nuk mund të ngrihet përsëri në këmbë vetë. Një dele e rrëzuar përmbys është një pamje e trishtueshme. Ajo qëndron e shtrirë me kurrizin në tokë, me këmbët e saj në drejtimin lart dhe lëkura e saj rripet gjatë përpjekjeve për t'u ngritur, por pa sukses. Disa herë do të blegërojë pak për ndihmë, por në përgjithësi qëndron atje duke lëvizur vazhdimisht në përpjekje të dëshpëruar.

    Nëse i zoti nuk vjen brenda një kohë të shkurtër për ta ndihmuar, delja do të ngordhë. Kjo është një tjetër arsye, pse është kaq thelbësore për një bari të zellshëm që të kujdeset çdo ditë për tufën e tij, duke i numëruar ato për të parë nëse të gjitha janë në këmbë. Nëse një apo dy mungojnë, shpesh mendimi i parë që i kalon nëpër mend është: Një nga delet e mia do të jetë rrëzuar përmbys diku. Më duhet ta kërkoj dhe ta ndihmoj që të ngrihet përsëri në këmbë.

    Nuk është vetëm bariu që i bën sytë katër për delet e rrëzuara përmbys, por edhe grabitqarët. Qiftet, hutat, qentë e egër, ujqërit dhe pumat e dinë se një dele e rënë përmbys është një pre e lehtë dhe fundi i saj nuk është larg.

    Duke e ditur se çdo dele e tillë është e pafuqishme, afër fundit të saj dhe e pambrojtur ndaj sulmeve, e bën këtë çështje edhe më të vështirë për të zotin. Asgjë tjetër nuk e ngjall kujdesin e tij të vazhdueshëm dhe vëmendjen e zellshme ndaj tufës sa fakti se edhe ato që janë më të mëdha, të shpejta, të forta, madje disa herë edhe më të shëndetshme, mund të rrëzohen përmbys dhe të bien viktimë. Në fakt, shpeshherë është ajo dele e shëndoshë që rrëzohet përmbys më lehtë.

    Ja, si ndodh: Një dele e rëndë, e shëndoshë, me lesh të gjatë shtrihet e qetë në një vend të vogël lugor ose gropor. Ajo mund të rrotullohet paksa në një anë për t'u shtriqur ose rehatuar. Menjëherë, qendra e gravitetit në trup zhvendoset në atë mënyrë duke e kthyer atë me kurriz aq shumë, saqë këmbët e saj nuk e prekin më tokën. Mund të ketë një ndjesi paniku dhe fillon t'i lëvizë këmbët si e tërbuar. Shpesh, kjo i përkeqëson edhe më shumë gjërat. Ajo rrotullohet edhe më tej duke e bërë tashmë të pamundur që të rifitojë pozicionin e saj në këmbë.

    Ndërsa qëndron atje në përpjekje për t'u çliruar, gazrat fillojnë të formohen gradualisht në stomakun ripërtypës. Ndërsa këto zgjerohen, ato priren ta ngadalësojnë dhe ndërpresin qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e trupit, në veçanti te këmbët. Nëse moti është shumë i nxehtë dhe me diell, një dele e zënë përmbys mund të ngordhë brenda disa orëve. Nëse moti është i ftohtë, me re dhe shi, ajo mund të mbijetojë në atë pozicion për disa ditë.

    Një bari do të shpenzonte orë të tëra në kërkim të deles së humbur. Në shumicën e rasteve ai e shikon atë në distancë, të përmbysur me këmbët lart duke qëndruar atje e shtrirë e pafuqishme. Ai fillon të vrapojë drejt saj, sa më shpejt që mundet, sepse çdo minutë është kritik. Bariu mbart në vetvete një ndjesi të ndërlikuar frike dhe gëzimi: frikë pasi mund të jetë tepër vonë; gëzim që u gjet prapëseprapë.

    Sapo bariu mbërrin pranë deles së përmbysur, veprimi i tij i parë është që ta ngrejë atë. Në mënyrë të kujdesshme, ai e rrotullon delen në anën e duhur. Kjo do të çlironte presionin e gazrave nga stomaku ripërtypës. Nëse delja ka qëndruar në atë pozicion për një kohë të gjatë, bariut do t'i duhet ta ngrejë në këmbë. Më pas, duke e ndihmuar delen që të qëndrojë në këmbë, ai duhet ta mbajë në atë pozicion duke i fërkuar gjymtyrët për të mundësuar qarkullimin e gjakut te këmbët që shpesh kërkon pak kohë. Kur delja fillon të ecë përsëri, në fillim ajo vetëm sa pengohet, lëkundet sa andej e këtej dhe rrëzohet përsëri duke mos lëvizur edhe një herë tjetër.

    Pak nga pak ajo fiton ekuilibrin, fillon të ecë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt. Pas një kohe të shkurtër, largohet tutje për t'u bashkuar me të tjerat, e çliruar nga frika dhe mundimet, duke pasur edhe një mundësi tjetër për të jetuar më gjatë. Delet bien përmbys me këmbët lart për arsye të ndryshme.

    1. Delet që zgjedhin vendet e rehatshme, të buta dhe në formë lugore, ku edhe shtrihen aty shpesh, kapen në grackë duke u përmbysur me këmbët lart. Në situata të tilla, është kaq e lehtë që të rrotullohen në anën tjetër me kurriz.

    Në jetën e krishterë ekziston një rrezik i madh ku gjithmonë jemi në kërkim të vendeve të lehta, qosheve komode dhe pozicioneve të rehatshme, ku nuk ka mundim, as nevojë për qëndrueshmëri dhe as kërkesa për vetdisiplinim.

    2. Leshi i dendur mund të bëjë që një dele të përmbyset me këmbët lart. Shpesh kur shtëllungat e leshit bëhen edhe më të mëdha dhe mbushen me baltë, bajga, papastërti dhe copëza të tjera, është më e lehtë që të përmbyset, duke e mbingarkuar atë me vetë leshin e saj.

    Leshi në Shkrimet përshkruan jetën e vjetër të të krishterit. Ai është shprehja e jashtme e një qëndrimi të brendshëm, pohimi i vetë dëshirave, shpresave dhe aspiratave tona. Është zona e jetës sonë ku jemi vazhdimisht në kontakt me botën dhe ku gjejmë mbetjet ngjitëse të gjërave të përditshme, zotërimeve dhe ideve botërore që na mbingarkojnë, na tërheqin zvarrë dhe na mbajnë të nënshtruar.

    Është domethënëse që asnjë kryeprift nuk u lejua kurrë të kishte veshje prej leshi kur hynte në Shenjtoren e Shenjtorëve. Një gjë e tillë tregonte identitetin, krenarinë dhe preferencën personale - dhe Perëndia këtë nuk mund ta toleronte.

    Kur një dele bie me kurriz për shkak të leshit të gjatë dhe të rënduar, bariu ndërmerr hapa të shpejtë për ta korrigjuar situatën. Ai e qeth atë që të mund të jetë e pastër dhe parandalon rrezikun, por ky nuk është një proces i këndshëm. Deleve nuk u pëlqen të qethen. Ky proces paraqet një punë shumë të vështirë për bariun, por që duhet bërë.

    3. Duke qenë shumë të shëndosha delet mund të bien me kurriz. Është një fakt shumë i njohur se delet që janë tepër të shëndosha nuk janë as të shëndetshme dhe as pjellore. Dhe sigurisht që janë këto dele që

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1