Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Ata që të lënë
Ata që të lënë
Ata që të lënë
Ebook175 pages2 hours

Ata që të lënë

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International”.
Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, bën fushatat ungjillizuese ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në të gjithë botën. Për më shumë informacion, vizitoni: www.daghewardmills.org.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 14, 2018
ISBN9781641348157
Ata që të lënë
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Ata që të lënë

Related ebooks

Reviews for Ata që të lënë

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Ata që të lënë - Dag Heward-Mills

    Pse Perëndia Lejon që Njerëzit të Lenë

    15 Arsyet Pse Perëndia Lejon që Njerëzit të Lenë Ty

    Janë disa arsye pse Zoti do të lejojë që njerëzit të largohen prej teje duke të të lënë e madje, duke të të lënduar.   

    1. Zoti mund t'i lejojë njerëzit që të të lenë, në mënyrë që ti të korrigjosh gabimet e para të shërbimit tënd.    

    Në fillim të shërbimit tonë, shpeshherë kemi frikën e dështimit. Kjo frikë na bën të kapemi pas çdo ndihme që vjen në rrugën tonë. Në procesin e kërkimit të ndihmës, shumë shërbestarë lidhen me njerëzit e gabuar. Abrahami ishte shembull i mirë i këtij rasti. Perëndia i kishte thënë që ta ndante veten nga familja e tij për të shkuar në një udhëtim të gjatë e mistik drejt një toke të premtuar e të panjohur. Në vend që ta ndante veten nga familja siç i kishte thënë Perëndia, Abrahami mori disa anëtarë të familjes, ndër të cilët Loti është më i njohuri.

    Por Zoti i tha Abrahamit: Largohu nga vendi yt, NGA TË AFËRMIT E TU dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj.

                                                                                                                                                        Zanafilla 12:1

    Abrahami, pra, u rikthye nga Egjipti në drejtim të Negevit bashkë me gruan dhe gjithçka zotëronte. DHE LOTI ISHTE BASHKË ME TË. 

    Zanafilla 13:1

    Pothuajse të gjitha problemet që pati Abrahami në udhëtimin e tij lidhen me praninë e Lotit në jetën e tij. Vini re problemet që pati Abrahami për shkak se kishte Lotin me të.

    1. Abrahami pati probleme grindjeje dhe konfuzioni për shkak të Lotit. Abrahamit iu desh të ndahej nga të afërmit për shkak të Lotit (Zanafilla 13:7-8). 

    2. Abrahami luftoi një luftë që s'do ta kishte bërë ndonjëherë, po të mos kishte qenë për Lotin. Abrahamit iu desh të shpëtonte Lotin nga Mbreti Kedorlaomer (Zanafilla 14:1-16).

    3. Abrahamit iu desh të ndërhynte për Lotin. Atij iu desh të shpëtonte nipin e tij nga shkatërrimi, që do të binte mbi Sodomën dhe Gomorrën (Zanafilla 18:23-33). 

    Këtë lloj gabimi unë personalisht e quaj gabim bazik në shërbim. Është një gabim që e bën në fillim të shërbimit tënd, dhe zakonisht bëhet nga frika. Këto gabime mund të bëhen shkas që personi i gabuar të të ngjitet si një pulbardhë në çdo gjë që do bësh.    

    Ndonjëherë njerëzit mund të martohen edhe me njeriun e gabuar, kur janë duke i hyrë shërbimit. Perëndia mund ta heqë nga toka atë njeriun e gabuar me të cilin je martuar, në mënyrë që të lirohesh nga një pulbardhë që të ka kapur qafën. Nëse Perëndia nuk e heq këtë njeri nga jeta jote, atëherë do të të duhet të bësh të gjithë shërbimin tënd me një pulbardhë lidhur rreth qafës. 

    Disa njerëz që kanë qenë pjesë e shërbimit tim në fillimet e mia, nuk janë më pjesë e asaj që unë bëj. Ndoshta i mora disa prej tyre nga frika se nuk do kisha sukses pa ata. Prania e tyre më jepte siguri se do të kisha sukses. Perëndia në mëshirën e Tij, bëri që disa prej tyre të më lenë. Edhe pse disa prej tyre më mungonin shumë, e kuptova që Perëndia i kishte lejuar që të iknin, sepse kishte qenë gabim që në fillim marrja e tyre me vete në vizionin për të ndërtuar një kishë.   

    2. Zoti mund të lejojë që njerëzit të të lenë për të të përulur. 

    Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këta dyzet vjet shkretëtirë QË TI TË ULËSH KOKËN dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe nëse do të respektoje apo jo urdhërimet e tij.

    Ligji i Përtërirë 8:2

    Të kesh njerëz që të lenë në baltë, të braktisin ose dorëhiqen nga organizata jote, përbën një përvojë përulëse. Çdo ikje të lë një shije të thartë në gojë. Sa herë që dikush ikën pa ceremonialitete, le pas një pirg me pyetje pa përgjigje. Pasiguria që të krijohet nga njerëzit që largohen, është turbulluese dhe vërtetë përulëse.  

    Duke qenë se kam mbjellë kisha për shumë vite, jam bekuar me qindra pastorë, bijë dhe bija besnike. Gjithashtu kam qenë i bekuar që kam patur disa nga të afërmit e mi si pastorë në kishë.  

    Por erdhi dita që disa prej të afërmve të mi më braktisën në shërbim dhe bënë krejt të kundërtën e asaj që u kisha mësuar. Ishte një siklet dhe turp i madh që disa prej familjarëve të mi u bënë fokusi i rebelimit dhe jobesnikërisë në kishë. Tashmë më duhej të luftoja vetë familjen time. Shumë herë kisha mundur t'u kaloja besnikërinë shumë njerëzve, por nuk arrita dot ta bëja tek të mitë.  

    Ndjeva që Perëndia po më përulte përmes këtij procesi. Ai donte të më tregonte se nuk bëhej me anë të fuqisë apo të mësimeve apo të parimeve, por vetëm me anë të hirit të Tij do të ishte e mundur. Ndoshta edhe ti ke patur njerëz që të kanë lënë. Lejo Perëndinë që Ai të bëjë punën frymërore të të përulurit për shërbimin e tij.

    3. Zoti mund të lejojë që njerëzit të të lenë, sepse ti i ke lënë të paditur anëtarët e tu, duke mos dhënë mësim mbi besnikërinë dhe jobesnikërinë.

    Me Absalomin u nisën nga Jeruzalemi dyqind njerëz si të ftuar; ATA SHKUAN PA TË KEQ, pa ditur gjë. 

    2 Samuelit 15:11

     Djalli ushqehet me paditurinë e njerëzve. Mashtrimi shumëfishohet aty ku njerëzit nuk janë njohur me të vërtetën e Fjalës. Absalomi mundi të drejtonte dyqind njerëz që shkuan me të pa të keq. Fraza pa të keq do të thotë padituri.  

    Parimet e besnikërisë dhe jobesnikërisë, atëria dhe përkujtimi nuk janë tema që mësohen shpesh në kishë. Nuk është çudi që anëtarët bëhen shumë shpejt pre e demonëve të mashtrimit që e ushqejnë padijen e tyre. Ndoshta ti ke lejuar që kongregacioni të jetë i paditur në lidhje me këto tema. Satani ka përfituar nga padija e tyre dhe tani bën kërdinë në mesin tuaj.  

    Është e vërtetë që kongregacioni mund të bekohet me mesazhet e begatisë, martesës dhe shërimit, por asnjë prej këtyre temave nuk e mbrojnë siç duhet kongregacionin tënd nga demonët e jobesnikërisë dhe tradhëtisë.  

    Një ditë, një pastor më pyeti se pse jepja mësim mbi temën e besnikërisë dhe jobesnikërisë. Si me të tallur tha, Besnikëria nuk është diçka që jepet mësim. Është diçka që urdhërohet

    Vazhdoi duke thënë, Me anë të karakterit tënd të mirë, ti në mënyrë automatike i jep komandën e besnikërisë njerëzve që janë rreth teje

    Pak kohë pas kësaj bisede, ai u prek nga një ngjarje e hidhur tradhëtie nga një prej asistentëve të tij. Ai nuk po e besonte dot se çfarë po i ndodhte. Pas kësaj përvoje, i gjithë përçmimi që kishte për librat dhe mësimet e mija, iu kthye në admirim. Ai u bë një fans i temës së besnikërisë dhe jobesnikërisë dhe u bënte vetë reklamë librave të mi. Ndoshta nuk do e dish ndonjëherë rëndësinë e këtij mësimi, derisa t’i përjetosh në kurriz efektet e paditurisë. 

    4. Zoti mund të lejojë që njerëzit të të lenë, sepse ndoshta e ke përçmuar kolegun tënd shërbestar, kur atij iu nda kisha. 

    ... Ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. 

    Fjalët e Urta 17:5

    Shpeshherë ne i përbuzim njerëzit, kur ata futen në telashe. Ashtu si miqtë e Jobit edhe neve na duket sikur i dimë arsyet e të gjitha gjërave të këqija që u ndodhin njerëzve. I shohim si më poshtë nesh ata që janë në telashe, sepse mendojmë se ata ia kanë bërë vetes. Ky qëndrim mund t'i hapë derën Satanit që ai të hyjë në jetët dhe shërbimet tona.  

    Një ditë u takova me tre pastorët e një kishe shumë të suksesshme. Skuadra e tyre e pathyeshme përbëhej nga dy asistentë të fortë dhe pastori kryesor. Me ndihmën e dy asistentëve të tij, pastori i kishës kishte ndërtuar një prej kishave më të mëdha dhe të suksesshme në qytet. Dukej sikur të gjithë shkonin atje. Kisha e tyre e re ishte në pikun e saj dhe ata bënin shërbesa të shumfishta përgjatë ditës, për shkak të fluksit të turmave pjesëmarrëse. Duke u lavdëruar me bollëkun dhe suksesin e tyre, ata filluan të nxirrnin teori se pse nuk po rritej një kishë simotër, që ishte në anën tjetër të qytetit. Ata tallën pastorin e asaj kishe duke thënë, Njerëzit largohen nga kisha, vetëm kur ka një drejtues të keq. Për shkak të udhëheqjes së tij të keqe, njerëzit janë larguar nga shërbimi i tij dhe i janë bashkuar tonës.

    Asokohe nuk e dija që njerëzit po largoheshin nga kisha tjetër dhe që po i bashkoheshin kishës së tyre. Për herë të parë më ra në vesh që kisha tjetër kishte një drejtues të keq. Nuk ishte e vështirë të vije re notat përqeshëse dhe tallëse, ndërsa ata flisnin për këtë kishë dhe për drejtuesin e saj të keq

    Sigurisht që nuk e vë në diskutim faktin që njerëzit mund të jenë larguar prej kishës për shkak të udhëheqjes së keqe. Por njeriu duhet të jetë i kujdesshëm për gjykimet dhe përfundimet me të cilat del. 

    Dy vjet më vonë, këta tre drejtues arritën në një pikë tjetër të shërbimit të tyre. Çdo fazë e re mund të sjellë ndryshim në balancën e pushtetit. Në këtë fazë të re, dy asistentët e lanë pastorin e tyre duke e ofenduar dhe e akuzuar. Ajo gjë për  të cilën kishin përbuzur pastorin e kishës tjetër, u ndodhi edhe atyre, por në një formë më të rëndë. 

    Kur dëgjova për këtë krizë, e para gjë që më erdhi në mendje ishte 'fjalët që thanë për kishën simotër dhe për pastorin e saj': Njerëzit të lenë vetëm atëherë kur je drejtues i keq. Po tani, a ishte pastori i tyre një drejtues i keq? Jo domosdoshmërisht. Ka shumë arsye pse njerëzit mund të të lenë. Sigurohu që të mos tallesh me askënd, kur është në telashe. 

    Në vendin tim është një fjalë e urtë që thotë: Kur sheh që mikut tënd po i digjet mjekra, mos qesh me të. Mos pyet sesi ka mundësi që ai e lejoi t'i merrte flakë mjekra! Thjesht, shko e merr ujë dhe mbaje afër në rast se edhe e jotja merr flakë!. Bibla e thotë kështu, Ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit, nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. (Fjalët e Urta 17:5) 

    5. Zoti mund të lejojë që njerëzit të të lenë, sepse fati yt nuk i përfshin ata. 

    Fëmijë, është ora e fundit. Dhe sikurse e dëgjuat, që antikrishti vjen, edhe tani kanë ardhur shumë antikrishtë; prej nga e dimë se është ora e fundit. PREJ NESH DOLËN, POR NUK ISHIN PREJ NESH, sepse po të ishin prej nesh, do të kishin qëndruar me ne; por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë prej nesh.  

    1 Gjonit 2:18-19

    Jo të gjithë janë të thirrur për të qenë pjesë e skuadrës tënde. Në mendjen tonë mishore, ne zgjedhim njerëzit që ndjejmë se duhet të jenë me ne. Por Perëndia i ka vendosur tashmë njerëzit që do jenë pjesë e fatit tonë. 

    Përgjatë viteve, me shumë trishtim më është dashur të lija të largoheshin njerëz, të cilët i mendoja se do të ishin përgjithmonë me mua. Gjithashtu kam patur edhe surprizën e këndshme të zëvendësimit të tyre. Ndershmërisht, nuk do të kisha zgjedhur shumë prej njerëzve të cilët janë me mua sot. Por Perëndia i thirri që të më ndihmonin të luftoja në shërbim. Mos u mundo, kur të largohen njerëz. Ndonjëherë, është fati yt i përjetshëm që ata të ikin dhe të zëvendësohen me njerëz të tjerë. 

    6. Zoti mund të lejojë që njerëz të të lenë, në mënyrë që ti të kuptosh, sesi ndjehet Ati ynë qiellor, kur fëmijët e Tij e lënë Atë. 

    Dhe tha: Një njeri kishte dy bij. Më i riu i tyre i tha babait: Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon. Dhe i ati ua ndau ç’kishte. 

    Mbas jo shumë ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi larg në një vend të huaj dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur. 

    Luka 15:11-13

    Të jesh at do të thotë të kujdesesh për të gjithë llojet e fëmijëve. Ndonjëherë, Perëndia do të lejojë që të kalosh disa gjëra të caktuara, në mënyrë që të maturohesh për të qenë një at. Nuk bëhesh at për shkak

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1