Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Ata Që Të Akuzojnë
Ata Që Të Akuzojnë
Ata Që Të Akuzojnë
Ebook135 pages2 hours

Ata Që Të Akuzojnë

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Ndoshta një prej armiqve më të mëdhenj që do të hasësh ndonjëherë është ‘akuzuesi në mes të vëllezërve’”. Fito mendjemprehtësi të mëdha për mënyrën sesi vepron kjo armë akuzash dhe mëso si ta mposhtësh ndërsa lexon këtë libër klasik nga Dag Heward-Mills.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 14, 2018
ISBN9781641348317
Ata Që Të Akuzojnë
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Ata Që Të Akuzojnë

Related ebooks

Reviews for Ata Që Të Akuzojnë

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Ata Që Të Akuzojnë - Dag Heward-Mills

    Dhe dëgjova një zë të madh në qiell, që thoshte: Tani u bë shpëtimi dhe fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë PADITËSI i vëllezërve tanë, ai që i PADISTE përpara Perëndisë tonë ditë e natë.

    Zbulesa 12:10

    Edhe pse zakonisht djallit i referohemi si paditësi i vëllezërve, ai në fakt është paditësi në mesin e vëllezërve.

    Në eksperiencën tënde të drejtimit, do të takosh lloje të ndryshëm njerëzish. Ndoshta, një nga armiqtë më të frikshëm, që do të takosh, është paditësi në mesin e vëllezërve. Problemet vijnë në forma dhe shkallë të ndryshme, por një prej problemeve më të mëdha, është prania e paditësit në mesin e vëllezërve.

    Në pikën më të lartë të shërbimit tënd, do të mundohesh nga akuzat. Paditja/akuzimi është strategjia e preferuar e Satanit, për të luftuar me armiqtë e pamposhtur.

    Arma Më e Mirë e Satanit

    Satani operon në forma të ndryshme. Ai mund të vijë në formë tunduesi, gënjeshtari, vrasësi ose mashtruesi. Sidoqoftë, nëse ai kapet me ty duke u bërë paditësi, beteja ka arritur në nivelin më të lartë të mundshëm.

    Ky parim shihet qartë edhe në jetën e Jezu Krishtit. Në fillim, djalli iu afrua atij në formën e tunduesit. Jezu Krishti u tundua në shkretëtirë për 40 ditë. Satani e gënjeu Atë në shkretëtirë dhe u përpoq, dëshpërimisht, që ta mashtronte Atë.

    Përgjatë shërbimit të tij, Zoti u sulmua nga djalli, që kishte marrë formën e vrasësit, ai ishte vrasës që nga fillimi (Gjoni 8:44). Në disa raste, Satani u përpoq ta vriste Jezusin, duke përdorur turmat për këtë qëllim, por Ai largohej gjithnjë.

    Dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti, dhe e çuan deri në buzë të malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë. Por ai, duke kaluar përmes tyre, u largua.

    Luka 4:29-30

    Një herë tjetër, djalli u përpoq ta mbyste Jezusin në Detin e Galilesë, por nuk ia doli mbanë sepse Jezusi e qortoi stuhinë. Nuk ishte Perëndia ai që e solli stuhinë, sepse po të ishte kështu, i bie që Jezusi qortoi urtësinë e Perëndisë, kur qortoi stuhinë.

    Por ndërsa po lundronin, e zuri gjumi; dhe një furtunë ra mbi liqen, aq sa barka po mbushej, dhe ishin në rrezik. Atëherë, ata erdhën, e zgjuan dhe i thanë: Mjeshtër, Mjeshtër, po mbytemi! Por ai u ngrit, e qortoi erën dhe tërbimin e ujit; dhe ata pushuan dhe u bë bunacë.

    Luka 8:23-24

    Me rroben e Paditësit

    Sidoqoftë, shërbimit të Jezusit i erdhi fundi, atëherë, kur Satani veshi rroben e paditësit. Jezusi i bëri ballë akuzave intense për një javë, të cilat e çuan edhe shërbimin e tij drejt fundit. Kjo javë, intensive në akuza, filloi nga e Diela e Palmave dhe deri sa Ai u kryqëzua. Tek Mateu 21:1-17, ti do të shohësh hyrjen triumfuese në Jerusalem dhe pastrimin e tempullit. Do të shohësh se si filluan pyetjet dhe akuzat që pas ditës që ai hyri në Jerusalem (Mateu 21:23).

    Në këtë kohë, Satani nxorri armën e tij vdekjeprurëse dhe e drejtoi nga Zoti. Arma e akuzimit ishte në gatishmëri të plotë. Plot një javë, para Pashkës, Zoti ishte në tempull duke u vënë në pyetje dhe duke u shqyrtuar (akuzuar) nga Farisenjtë.

    Atëherë, farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill, sesi ta ZININ gabim në fjalë. Dhe i dërguan dishepujt e tyre, bashkë me herodianët, për t’i thënë: Mësues; e dimë se je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve. Na thuaj, pra: Si mendon? A është e ligjshme t’i jepet taksa Cezarit apo jo? Por Jezusi duke e njohur LIGËSINË e tyre, tha: Pse më tundoni, o hipokritë?

    Mateu 22:15-18

    Zotin e shqyrtuan për çdo aspekt të jetës dhe shërbimit të Tij.

    Për ditë me radhë, Zoti duroi ligësinë dhe hipokrizinë e atyre, që e pyesnin në tempull. Në 24 orëshin e fundit të jetës së Tij, Ai u akuzua edhe në pallatin e kryepriftit, tek Pilati dhe në pallatin e Herodit.

    Këtyre akuzave Jezusi iu përgjigj me reagime të ndryshme. Ai iu përgjigj pyetjeve të tempullit me guxim dhe shumë saktë, dhe i la si budallenj paditësit e tij.

    Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, dhe e lanë, dhe ikën.

    Mateu 22:22

    Ata nuk kishin dëgjuar gjë të tillë më parë.

    Rojet u përgjigjën: Kurrë s'ka folur njeri kështu si ky njeri.

    Gjoni 7:46

    Sidoqoftë, kur Ai ishte para Pilatit dhe qeveritarëve të tjerë paganë, nuk iu përgjigj pyetjeve, që iu bënë Atij.

    Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që qeveritari u çudit shumë.

    Mateu 27:14

    Siç mund ta shihni, Satani përdor role të ndryshme për të sulmuar. Në këtë pjesë të librit do të flasim për akuzuesit, që djalli përdor për t’ju frikësuar. Ndoshta, vuan nga ndonjë plagë e shkaktuar nga akuzat në shërbim. Shpeshherë, nuk e kupton se ç’po të ndodh. Kur ta kesh përfunduar këtë libër, Perëndia, do të të japë urtësi, për të luftuar armikun.

    Çfarë do të thotë fjala ‘padi’?

    Padia është një akuzë ose aludim i pabazuar kundër dikujt. I drejton gishtin dhe e bën me faj dikë. Akuza është një deklaratë, që thotë se ti mendon, se dikush është fajtor për diçka, veçanërisht, në kryerjen e një krimi.

    Këto deklarata, të cilat i drejtohen një personi, vazhdimisht të japin një ndjenjë faji, që të venit dhe të dobëson. Vetëm njerëzit me zemër të fortë, mund të jetojnë për një kohë të gjatë, nën kushtet e akuzave të vazhdueshme.

    Edhe pse akuzat, dalin nga gojët e njerëzve, ato vajosen nga vetë paditësi i vëllezërve. Satani është paditësi në mesin e vëllezërve.

    Cilët Janë Njerëzit që zakonisht Punësohen si Paditës?

    Në vendin tim, janë disa njerëz tipikë, për tu punësuar si roje sigurie. Janë, gjithashtu, disa të tjerë, që zakonisht punësohen si kasapë dhe shitës mishi. Në ngjasim me këto, janë edhe disa njerëz të përshtatshëm, që Satani i punëson si paditës. Këto njerëz futen në një kategori të cilën unë e quaj kategoria e miqve të ngushtë, të personit të akuzuar.

    Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij.

    Psalmi 41:9

    Miqtë e ngushtë, janë njerëzit, që njihni më mirë në jetë: miqtë, bashkëshortët, gratë, bijtë, bijat, të dashurit, ndihmës pastorët, anëtarët e kishës, gazetarët, shokët e klasës etj. Që akuzat të kenë impakt, ata duhet të kanalizohen përmes një personi të afërt.

    Pse të mos i Injorojmë Akuzat?

    A nuk janë akuzat, deklarata të vërteta ose të rreme? Nëse ato janë të pavërteta, atëherë, pse të mos i injorosh? Por, nuk është asnjëherë aq e lehtë sa thuhet.

    Akuzat, vajosen nga Ferri. Akuzat janë gjëra frymërore. Akuzat janë shigjeta të vogla të lyera me helm satanik. Sapo helmi hyn në gjak, ai shpërndahet kudo në qenien tënde dhe sulmon zemrën. Ashtu si përhapet shpejt helmi natyral, ashtu të prek edhe një shigjetë, që në dukje mund të jetë e vogël.

    Kam parë gjigandë, njerëz të perëndishëm, të cilët janë turbulluar totalisht nga akuzat e pabaza, të cilat fillimisht u janë dukur të parëndësishme. Pikërisht, e kësaj madhësie është fuqia e padive. Është një armë, që të vë pas murit, dhe është një armë, që ka efekte misterioze. Me të vërtetë, akuzat janë armë frymërore.

    Të Treguarit me Gisht

    Atëherë DRITA JOTE DO TË SHPËRTHEJË SI AGIMI Dhe shërimi yt do të mbijë menjëherë, drejtësia jote do të të pararendë dhe lavdia e ZOTIT do të jetë praparoja jote.

    Atëherë, do të thërrasësh dhe Zoti do të të përgjigjet, do të bërtasësh dhe ai do të thotë: Ja ku jam! NË RAST SE TI HEQ DORË nga zgjedha, TË TREGUARIT ME GISHT, dhe të folurit mbrapsht...

    Isaia 58:8-9

    Akuzat quhen ndryshe, edhe të treguarit me gisht. Aq shumë ligësi çlirohet nga i treguarit me gisht, saqë drita e jetës dhe e shërbimit tënd do të zbehet nga ai. Drita jote do të shpërthejë si agimi dhe do të ketë shërim, nëse do të largosh të treguarit me gisht!

    Shërbesat nuk mund të kenë begati, nëse lejohet lulëzimi i personave gisht-tregues. Një pjesë e madhe e errësirës në trupin e Krishtit, vjen si rezultat i akuzave të vazhdueshme që bëhen, vëllai kundër vëllait, motra kundër motrës, burri kundër gruas, e kështu me radhë.

    Duhet t'i njohësh njerëzit përreth të cilët përdoren për të të akuzuar. Çdo drejtues i mirë duhet të kuptojë parimet e padive. Ti mund të venitesh dhe të dobësohesh në shërbimin tënd për shkak të akuzave/padive të ndryshme! Madje, shërbimi yt, mund të keqdrejtohet për shkak të akuzave. Këtë përvojë e kam kaluar vetë. Ndoshta, kjo është pjesa më e rëndësishme e këtij libri, dhe lutem që ta studiosh me seriozitet.

    Libri i Zbulesës tregon sesi Perëndia u tregua i prerë me paditësin e vëllezërve. Na zbulon katër përfitimet e mahnitshme, të fashitjes së akuzave. Në këto katër përfitime, ne shohim çdo gjë që dëshirojmë prej Perëndisë – forcë, shpëtim, fuqi dhe mbretëria e Perëndisë. Sa fuqi dhe force, do të kishte në jetën tënde, nëse nuk do të ishte i pranishëm i treguari me gisht.

    Shumica e njerëzve të zakonshëm ndjejnë se nuk janë të denjë ose të kualifikuar për t'i shërbyer Perëndisë. Shumica e njerëzve, që kam trajnuar për shërbim, ishin të shkurajuar dhe të paditur nga djalli. Por, unë thjesht i kam inkurajuar, ata vazhdimisht që t'i shërbejnë Perëndisë, dhe të bëhen priftërinj, pavarësisht të metave të tyre.

    Ky inkurajim ishte totalisht kundër zërit të paditësit në jetën e tyre. Ai zë u thoshte atyre, se: ata nuk ishin mjaftueshëm të mirë! Por, inkurajimi im i

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1