Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Rritja e Kishës
Rritja e Kishës
Rritja e Kishës
Ebook328 pages3 hours

Rritja e Kishës

Rating: 5 out of 5 stars

5/5

()

Read preview

About this ebook

E dimë se rritja e kishës është gati e paarritshme dhe e vështirë. Të gjithë pastorët dëshirojnë që kishat e tyre të rriten. Ky libër është përgjigjja e kërkimit tënd për rritjen e kishës. Do të kuptosh si “shumë gjëra të ndryshme veprojnë së bashku” për të arritur rritjen e kishës. I dashur pastor, ti do të përjetosh rritjen e kishës për të cilën je lutur ndërsa fjalët dhe vajosja e këtij libri gjejnë rrugën e tyre në zemrën tënde.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJun 14, 2018
ISBN9781641348324
Rritja e Kishës
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Rritja e Kishës

Related ebooks

Reviews for Rritja e Kishës

Rating: 5 out of 5 stars
5/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Rritja e Kishës - Dag Heward-Mills

    Kur nuk ka një vizion…

    Fjalët e Urta 29:18

    A Mund të çojë Vërtetë Vizioni Në Rritjen e Kishës?

    Shumë vite më parë, kam lexuar në revistën e David Yonggi Cho-s për rëndësinë e të pasurit një vizion dhe një ëndërr për rritjen e kishës. Nuk e kuptoja dot se si apo pse ishte e nevojshme që të kishte një vizion për rritjen e kishës.

    Dr. David Yongi Cho, pastori i kishës më të madhe në botë, dhe njëkohësisht edhe përhapësi i konceptit të rritjes së kishës, tha diçka tjetër që nuk e kuptova. Ai tha, Vizioni yt të bën ty. Nuk e bën ti vizionin. Edhe këtë gjë sërish nuk e kuptova.   

    Ndershmërisht, unë mendoja se tema e të pasurit një vizion ishte thjesht një pikë standarte fillimi për të gjitha mësimet mbi lidershipin.

    Ndërsa dëgjoja njerëzit që jepnin mësim mbi rëndësinë e të pasurit një vizion, e të mbajturit një liste me qëllime etj, unë ende nuk e kuptoja sesi kjo sjell rritjen e kishës.

    Pastorët që merrnin pjesë në konferencat mbi rritjen e kishës, dukeshin plot vizione dhe dëshira për rritjen e kishës.

    Mendoja me vete, Të gjithë këta pastorë dëshirojnë rritjen e kishës së tyre, por kishat e tyre ende nuk po rriten. Nëse për të përjetuar rritjen e kishës do të mjaftonin vetëm dëshirat dhe vizionet, atëherë çdo kishë do të ishte e madhe në numër!

    Vizioni Yt Duhet të Jetë Një Vizion i Flaktë

    Ndërsa kanë kaluar vitet, kam kuptuar se vizioni që duhet të kesh, duhet të jetë një vizion i flaktë. Për të pasur një kishë të madhe nuk mund të kesh një vizion sipërfaqësor.

    Vizioni i cekët nuk ka për ta bërë kishën tënde të rritet. Vizioni duhet të të përpijë dhe duhet të djegë vazhdimisht brenda në shpirtin tënd. Dhe më pas kanë për të ndodhur të gjitha ato gjëra që tha Dr. Cho. Ai vizion i flaktë ka për të të bërë vërtetë pastorin e një mega-kishe.

    Në fakt, nëse të mungon vizioni i flaktë për të patur një kishë të madhe, atëherë nuk ke për të pasur një rritje të vërtetë të kishës. 

    Mënyra sesi vizioni i flaktë shkakton rritjen e kishës është duke të të frymëzuar dhe duke të të drejtuar në rrugën e vështirë të rritjes së kishës, në një mënyrë që as një qenie njerëzore s’mund ta bëjë.

    Vizioni i Flaktë Bëhet Motori i Padukshëm i Rritjes së Kishës

    Për t’u bërë pastori i një kishe të madhe, kalon nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të mundimshëm.

    Vizioni që djeg së brendëshmi është një motor i padukshëm që e drejton shërbestarin në rrugëtimin e të shndërruarit nga pastor i një kishe të vogël në një pastor të një mega-kishe. Disa pastorë nuk e kanë atë motorin e brendshëm që u nevojitet për të bërë gjithë gjërat e vështira e të nevojshme që duhen për rritjen e kishës.

    Influencat e Jashtme nuk mund të të Bëjnë Pastorin e Një Mega Kishe

    Nuk ka asnjë këshillë apo influencë të jashtme që mund ta energjizojë mjaftueshëm një individ në atë rrugëtim të vështirë për t’u bërë pastor i një mega-kishe. Të gjitha influencat e jashtme do të zbehen shumë përpara se të arrish të bëhesh pastor i një mega-kishe. Këshillat e jashtme, inkurajimet janë shumë jetëshkurtra për ta bërë shërbestarin e ungjillit të mbijetojë në rrugën e rritjes së kishës.

    Çfarë mund të të Shtyjë të Bësh një Vizion

    Vizioni i flaktë që të djeg së brendshmi mund të bëjë për ty diçka që asnjë qenie tjetër njerëzore s’mund ta bëjë.

    Vizioni i flaktë dhe ëndrra brenda teje mund të të bëjë mjaftueshëm të përulur që të arrish të bësh gjithë gjërat e nevojshme për rritjen e kishës.

    Vizioni i flaktë dhe ëndrra brenda teje do të të bëjë që të lutesh për rritjen e kishës. Pa këtë vizion të flaktë dhe pa patur ëndërr, ti s’ke për t’u lutur asnjëherë mjaftueshëm, aq sa për të tërhequr vëmendjen e Perëndisë.

    Vizioni i flaktë për të patur një kishë të madhe, do të të bëjë që të kërkosh urtësinë dhe strategjitë e nevojshme për rritjen e kishës. Pa këtë vizion dhe ëndërr, nuk do shpenzosh dot mjaftueshëm kohë në kërkim të urtësisë që sjell rritjen e kishës. Do të irritohesh shpejt nga strategjitë që mësojnë pastorët e rritjes së kishës. Pa një vizion të flaktë, ti do të thuash se këto mësime nuk funksionojnë.   

    Vizioni i flaktë dhe ëndrra e brendshme, do të të bëjë që të lexosh dhe rilexosh të njejtat gjëra, derisa më në fund diçka të japë rezultat.

    Pa një vizion të flaktë dhe një ëndërr për të patur një kishë të madhe, ti nuk do gjesh kohë të lexosh librat që të çojnë në rritjen e kishës.

    Vizioni i flaktë dhe ëndrra për të patur një kishë të madhe do të të drejtojë që të takosh njerëzit që do të të ndihmojnë të përjetosh rritjen e kishës. Do të të bëjë mjaftueshëm të përulur që të lidhesh dhe të kesh bashkësi me njerëzit e duhur, derisa influenca dhe vajosja e tyre të derdhet edhe tek ti. 

    Pa një vizion të flaktë dhe një ëndërr për një kishë të madhe, ti nuk ke për t’i dëgjuar mesazhet që sjellin rritjen e kishës. Do të kritikosh çdo gjë që të nevojitet më shumë dhe do të tallesh me të.

    Vizioni dhe ëndrra e flaktë është burimi i vërtetë i fuqisë së qëndrueshme, qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes që nevojitet për rrugëtimin e gjatë drejt rritjes së kishës.    

    PJESA 2-të

    RRITJA E KISHËS DHE jo profesionistët

    Kapitulli 2

    Si mund të Arrish gjëra të Mëdha përmes Joprofesionistëve

    Laikos – Joprofesionistët

    Historia na mëson se mund të arrihen gjëra shumë të mëdha përmes njerëzve që s’kanë aftësi të mëdha. Vështrimi i shpejtë i arritjeve të njerëzve joprofesionistë ose të zakonshëm do të të frymëzojë që t’i përdorësh ata për ta bërë kishën tënde të rritet.

    Fjala joprofesionist vjen nga fjala Greke LAIKOS, që do të thotë të mos kesh mjeshtëri. Këto që vijojnë janë disa përkufizime të fjalës joprofesionist.

    1. Joprofesionisti është një person i thjeshtë.

    2. Është person normal.

    3. Është person që mund ta gjesh kudo.

    4. Është person i zakonshëm.

    5. Është person si gjithë të tjerët.

    6. Është i zakontë e pa grada.

    7. Është person i jetës së përditshme.

    8. Është mesatar.

    9. Është person jo-profesionist.

    10. Është jo-ekspert.

    11. Është i paspecializuar.

    12. Është person pa ndonjë mjeshtëri.

    13. Është dikush i pamësuar.

    14. Është dikush i paçertefikuar.

    15. Jo-profesionisti është i paliçensuar.

    Arritjet e Mëdha në Botën e Kishës

    1. Jo-profesionistët ishin shtyllat e reformimit të Kishës.

    Përkthimi i Biblës nga Martin Luter në një gjuhë të zakonshme për njerëzit ndryshoi botën. Në vend që Bibla të ishte vetëm në Latinisht, u bë e mundur që ajo të ishte e përdorshme edhe nga njerëzit e zakonshëm.

    Sapo njerëzit e zakonshëm morën në duar zbulesën e njohurisë, ata ndryshuan botën. Kur kuptuan se shpëtimi ishte i lirë për të gjithë njerëzit me anë të hirit të Perëndisë, ata u çuan dhe mundësuan atë që sot njohim si Reformimi.

    2. Njerëzit e zakonshëm ishin shtyllat e Kishës së Madhe Metodiste

    Në mes të shekullit të 20-të, Metodizmi ishte denominacioni më i madh Protestant në Shtetet e Bashkuara. Kisha e madhe Metodiste ka ecur mbi shpatullat e njerëzve të zakonshëm.

    Një traditë e hershme predikimi në Kishat Metodiste ka qenë caktimi i një predikuesi joprofesionist për të drejtuar shërbesat e adhurimit dhe për të predikuar në një grup kishash që i quanin qark.

    Predikuesi joprofesionist ecte ose kalëronte duke predikuar në qarkun në secilin prej vendeve të caktuara dhe sipas kohës së caktuar.

    Pas caktimit të shërbestarëve dhe pastorëve kjo traditë e tillë predikimi vazhdoi me caktimin e Predikuesve Lokalë Metodist nga kishat individuale, të cilët aprovoheshin në kishat përkatëse dhe ftoheshin edhe nga kishat përreth si ndihmë ndaj shërbestarit të tyre ose gjatë mungesave të planifikuara nga ata.

    3. Njerëzit e zakonshëm ishin shtyllat e kishës më të madhe në botë.

    Një nga parimet themelore mbi të cilin është ndërtuar kisha Ungjilli i Plotë Yoido, është parimi i të punuarit me njerëzit e zakonshëm ose joprofesionistë.

    Kjo kishë është themeluar nga David Yonggi Cho dhe nga vjehrra e tij Choi Ja-shil. Pastorët e Asamblesë së Perëndisë patën shërbesën me vajza në 15 Maj 1958, së bashku me katër gra të tjera në shtëpinë e Choi Ja- shil.

    Anëtarësia e Kishës arriti në 50 000 në vitin 1977, numër i cili u dyfishua në dy vitet e ardhshme. Në 30 Nëntor 1982 anëtarësia arriti në 200 000 vetë. Në këtë kohë kjo ishte kisha më e madhe në botë, u njoh e tillë edhe nga Los AngelesTimes.

    Në 2007-tën anëtarësia arriti në 830 000 vetë, dhe të Djelave zhvilloheshin shtatë shërbesa të përkthyera në 16 gjuhë.

    4. Njerëzit e zakonshëm janë shtyllat e rrjeteve super të mëdha të kishave që rrjedhin nga Nigeria dhe Gana.

    Të gjithë të Krishterë të shpenguar? Kishat e Perëndisë me qendër në Nigeri, ashtu edhe Kisha e Pentakostit me qendër në Gana, njihen për përdorjen e njerëzve të zakonshëm. Të dy këto shërbime kanë rrjete të mëdha kishash dhe vazhdimisht punësojnë njerëz të zakonshëm ose joprofesionistë, për të predikuar dhe për të qënë pastorë.

    Kisha e Pentakostit u themelua prej një misionari Irlandez i dërguar në Bregun e Fildishtë nga Kisha Apostolike e Bradfordit, Britani.

    Kjo Kishë është rritur dhe ka mbi 1.7 milion anëtarë. Kisha e Pentakostit ka mbi 13 000 mijë kisha në 70 vende nëpër të gjithë kontinentet e botës.

    Kisha e Perëndisë Të Krishterët e Shpenguar, u themelua në vitin 1952, në Nigeri, nga Pa Josiah Akindayomi.

    Nën drejtimin e Drejtuesit të madh Reverend E.A. Adeboye, kjo kishë është rritur aq sa kanë kishat në 140 vende të ndryshme, me pjesëmarrje të miliona njerëzve.

    Në të vërtetë këto janë arritje madhështore, dhe janë mundësuar nga kontributi i njerëzve të zakonshëm.

    Arritjet e Mëdha në Botën Laike

    1. Sistemi i qeverisjes demokratike u nis nga njerëz të zakonshëm.

    Demokracia u jep njerëzve mundësinë që të veprojnë dhe ta ndryshojnë qeverinë nëse do duan.

    Demokracia i jep pushtet njeriut të zakonshëm që të refuzojë të jetojë në kushte të papranueshme.

    Demokracia i mundëson njeriut të zakonshëm të marrë pjesë dhe të ketë influencë në vend.

    Demokracia ndërtohet mbi parimin e dhënies së mundësive të barabarta të gjithë njerëzve.

    2. Superfuqia e madhe është ndërtuar nga njerëz të zakonshëm.

    Revolucioni Amerikan është shembulli klasik i njerëzve të zakonshëm që i kanë dhënë formë historisë.

    Njeriu i zakonshëm i dha nismë një superfuqie. Në fillim të shekullit të kaluar, Revolucioni Amerikan ishte një eksperiment i suksesshëm që shënjoi kalimin nga një botë e kontrolluar prej disa personave , në një botë që kontrollohej nga shumë.

    Revolucionit i dhanë formë organizatat e vogla revolucionare, organizata si përshembull Bijtë e Lirisë. Këto organizata nuk kontrolloheshin nga të pasurit dhe nga pronarët e fuqishëm të tokave, por njerëzit e zakonshëm që kishin status social mesatar u bashkuan për të mbjellë farat e Revolucionit.

    3. Fitorja e madhe e zgjedhjeve erdhi përmes njerëve të zakonshëm.

    Në Majin e 2008-tës, Obama, presidenti i pare zezak i Amerikës, u bë kandidati i Demokratëve për zgjedhjet e presidencës.

    Edhe pse Demokratët e pasur dhe me influencë ishin mbështetës të Klintonit e siguronin miliona dollarë, Obama mblodhi më shumë se çdo kanditat tjetër sepse ai përdori fuqinë e njeriut të zakonshëm.

    Obama ngriti fonde prej 80 milionë dollarësh për fushatën e tij, shumica e të cilave erdhën prej njerëzve që jepnin nga kontributet e vogla personale.

    Kapitulli 3

    Si Kanë ndihmuar Njerëzit e Zakonshëm në Rritjen e Kishave

    Unë i kam provuar të dyja botët e shërbimit, qoftë shërbimin me kohë të plotë, qoftë atë vullnetar si njeri i zakonshëm. Shumica e pastorëve janë në dijeni vetëm të ekzistencës të dimensionit me kohë të plotë në shërbim. Qëllimi im është që të të ndihmoj të zbulosh realitetin e asaj sesi njerëzit e zakonshëm ose vullnetarë mund ta bëjnë kishën që të rritet.

    Një person vullentar është dikush që vazhdon një punë në botë, por njëkohësisht është aktiv në shërbimin e Zotit Jezus. Një shërbestar me kohë të plotë është dikush që e ka braktisur punën në botën laike për t’u përqëndruar plotësisht në shërbim.

    Shumë shërbestarë që janë në shërbimin me kohë të plotë nuk janë fort rehat me idenë e të përfshirit të njerëzve pa pagesë (vullnetarët) në shërbim. Dhe kjo ndodh sepse ata duan ta mbajnë shërbimin ekskluziv vetëm për ata të paktë që janë të thirrur nga Perëndia.

    Disa shërbestarë me kohë të plotë nuk duan ta pranojnë realitetin se njerëzit pa pagesë ose vullnetarët mund të japin një kontribut thelbësor (jo financiar) në shërbim. Shumë shërbestarë me kohë të plotë mjaftohen thjesht me kontributin financiar të njerëzve të zakonshëm ose vullnetarë. 

    Pastorët duan të ndjehen të veçantë ndërsa performojnë detyrat e tyre ekskluzive pastorale. Pse duhet që një njeri i zakonshëm vullnetar të bëjë këtë që bëj unë, thonë ata. Ata mendojnë, Në fund të fundit, nëse ti bën punën që po bëj unë, atëherë çfarë më bën të veçantë mua? Çfarë më bën mua (pastorin) ndryshe, nëse njerëzit vullnetarë bëjnë gjërat që bëj unë?

    Shumë shërbestarë nuk janë të bindur që njerëzit vullnetarë të zakonshëm mund ta bëjnë punën e shërbimit. Më kanë pyetur pastorë, A do kenë kohë ata që të kujdesen për nevojat e tufës? , A do mund t’i menaxhojnë urgjencat?, A do mund të administrojnë/shërbejnë aq fuqishëm sa ne?

    Përgjigja e këtyre pyetjeve është shumë e thjeshtë – Një PO e plotë! Unë kam qenë në shërbim pa pagesë për shumë vite dhe e di që praktikisht është e mundur.

    Po e shkruaj këtë libër për t’ju prezantuar një alternativë tjetër përkundrejt konceptit tradicional të priftërinjve me kohë të plotë, të cilët presin për Zotin vetëm në tempull. Shërbimi vullnetar pa pagesë është çelësi për rritjen e kishës. Kishat që kanë përjetuar një rritje fenomenale kanë përdorur të gjitha parimet e futjes së njerëzve vullnetarë në shërbim. Unë besoj se ky është çelësi për përmbushjen e Urdhëresës së Madhe. Nuk e fitojmë dot gjithë këtë botë me pak priftërinj e pastorë. Të gjithë duhet të përfshihen. Shumë njerëz duhet të përfshihen madje në nivele më të larta të shërbimit. Duhet të ketë një rizgjim të shërbimit vullnetar pa pagesë në kishë.

    Ka edhe pastorë pa pagesë, të cilët janë në punë në botë dhe njëkohësisht e bëjnë shumë mirë shërbimin e tyre. 90% e pastorëve në kishën time janë pa pagesë. 

    Pastorët me kohë të plotë duhet të jenë të sigurtë në pozicionet e tyre, në mënyrë që t’i inkurajojnë edhe vullnetarët të përfshihen. Nuk ka asgjë mistike në lidhje me shërbimin. Ka pastorë të cilët duan ta hijëzojnë shërbimin me mistere, në mënyrë që anëtarët të ndjehen të varur tek ai. 

    Është koha ta çmitizojmë artin e të qënit bariu i njerëzve. Është diçka në të cilën mund të përfshihen shumë vetë. Çfarë bekimi është për vullnetarët, kur zbulojnë se mund të jenë të dobishëm në shërbim! Çfarë bekimi do të ketë pastori, kur të zbulojë se kontributi i njerëzve pa pagesë mundi ta bëjë kishën e tij të rritet!

    Unë nuk po them që shërbestarët me kohë të plotë nuk janë të nevojshëm. Unë vetë jam shërbestar me kohë të plotë. Ekziston një nevojë e madhe që të ketë shërbestarë të përkushtuar 100% në punën e shërbimit. Janë disa gjëra që vetëm shërbestarët me kohë të plotë mund t’i bëjnë. 

    Isha Pastor pa Pagesë

    Kur isha pesëmbëdhjetë vjeç, në shkollë të mesme, unë takova Zotin. Që nga dita që ia dhashë jetën Krishtit unë u bëra shumë aktiv në shërbim. U përfshiva në fitim shpirtrash dhe në dishepullizimin e të konvertuarve. U përfshiva gjithashtu në këndim dhe në luajtjen e instrumenteve muzikore për Zotin.

    Në fazën e parë të jetës sime të Krishterë, nuk isha një pjesëmarrës i rregullt i të Djelave në mëngjes. Në fakt, rrallë shkoja në shërbesën e të Djelave. Jeta ime e Krishterë ishte aq aktive nga e Hëna në të Shtunën, saqë përfundoja duke pushuar të Djelën. Të Hënave dhe të Mërkurave kisha takim lutje dhe studim Biblik. Të Martave dhe të Enjteve kishim provat e muzikës. Të Premteve kishim agjërim dhe takim lutjeje. Dhe të Shtunave tërhiqeshim nga këto aktivitete që nga ora 10 në mëngjes e deri në 6 mbasdite.

    Ndërsa isha i përfshirë në të gjitha këto aktivitete, nuk e lashë kurrë shkollën. Përfundova nivelin ‘O’ me çertifikatë të Edukimit të Përgjithshëm, dhe madje dola nxënës i dalluar – kisha shtatë medalje (njëra prej tyre ishte e nivelit më të lartë). Ishte një arritje madhështore. Në Nivelet ‘A’ dola më i miri i klasës dhe isha një ndër të vetmit që fituan shkollën e mjeksisë. Përgjatë gjithë kësaj periudhe, isha plotësisht i përfshirë në shërbim. Predikoja. Fitoja shpirtra. Vizitoja njerëz në shtëpitë e tyre. Këshilloja shumë njerëz. Agjëroja dhe lutesha. Ndodhi njëherë që aq shumë kisha agjëruar saqë u bëra i hollë si shkop. Madje, dikush më pyeti, Mendon që do të shkosh në parajsë duke u bërë si skelet?

    Nuk ndodhi asnjëherë që të më duhej të paguhesha për punën e shërbimit në të cilën isha i përfshirë. Kur isha 19 vjeç, isha plotësisht i përfshirë në shërbim. Kisha shumë dele që kërkonin nga unë lutje dhe drejtim. Në vitin 1980 unë tashmë isha bërë një drejtues dhe predikues i fortë i Bashkësisë Unioni i Shkrimeve. Ajo që po përpiqem të them me gjithë këtë, është që shërbimi është i mundur edhe kur ke aktivitete të tjera.

    Hyra në Universitet në tetor 1982. Kisha privilegjin të studioja për mjekësi – një prej degëve më të vështira dhe konsumuese në kohë. Ndërsa isha në Universitet, fillova bashkësinë e Krishterë e cila ekziston ende sot. 

    Gjatë vitit të katërt, fillova të hedh themelet për hapjen e një kishe. U bëra pastor dhe u pranova si i tillë ndërsa isha ende student mjeksie.

    Gjatë kësaj kohe nuk paguhesha nga askush që të bëja punën e shërbimit. As nuk e lashë punën akademike. Përkundrazi, dola aq

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1