Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Arti i shërbesës
Arti i shërbesës
Arti i shërbesës
Ebook219 pages3 hours

Arti i shërbesës

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Të zhvillosh një art, është të zhvillosh një aftësi ose zotësi. Bibla thotë se nderi u rezervohet atyre që kanë aftësi. Puna e shërbesës kërkon aftësi të madhe.
Ky libër i ri, "Arti i shërbesës", është një burim shumë i nevojshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të shërbejnë. Ai në mënyrë të qartë paraqet atë se çfarë është mendimi i drejtë dhe i gabuar në lidhje me shërbesën; çfarë është puna e shërbesës, çfarë kërkohet nga ti si punëtor në shërbesë dhe si t'i zbatosh detyrat e një shërbëtori.
A ke menduar ndonjëherë se si ta kryesh punën tënde në shërbesë? Ky libër i jashtëzakonshëm nga Dag Heward-Mills do të të sfidojë të ecësh denjësisht ndaj thirrjes së Perëndisë dhe do të të prijë drejt dorëzimit të plotë të vetes në punën e shërbesës.

LanguageGjuha shqipe
Release dateJul 25, 2018
ISBN9781641348348
Arti i shërbesës
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Arti i shërbesës

Related ebooks

Reviews for Arti i shërbesës

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Arti i shërbesës - Dag Heward-Mills

    Përse e Amplifikojnë Shërbimin Tënd Mrekullitë dhe Manifestimet e Frymës

    Mrekullitë dhe manifestimet janë shans i vetëm që kemi për të fituar botën për Jezu Krishtin. Janë shansi i vetëm për të fituar çdo farefis, çdo komb dhe çdo popull për Mbretërinë. Janë mundësia e shërbestarëve për përmbushjen e asaj që Zoti i ka thirrur të bëjnë. 

    Mrekullitë dhe manifestimet e Frymës ishin në dispozicion të dymbëdhjetë dishepujve dhe të shtatëdhjetëve që dërgoi Jezusi. Janë të disponueshme edhe për të gjithë ne me anë të urdhërimit të madh. Janë aty për ne, nëse do fillojmë të dimë dhe kuptojmë ato që na ka dhënë Perëndia. 

    1. Mrekullitë dhe manifestimet e Frymës do të të ndihmojnë të fitosh botën për Krishtin.

    Një herë, kur dolën rezultatet e zgjedhjeve në vendin tim, kuptova sesa miliona shpirtëra jetonin në vendet e largëta. Zotit i dhemb zemra për shpirtrat e humbur. Nuk ka pse të bien pre e presionit politik për të siguruar shërbime sociale për kombin. Nuk janë shërbimet sociale si psh shkollat dhe universitetet, të cilat na bëjnë të dobishëm për kombin.

    Kisha është një institucion i veçantë i vajosur nga Perëndia me një fuqi dhe vajosje të veçantë. Me anë të asaj fuqie dhe vajosjeje, ne jemi në gjendje të bëjmë atë për të cilën na ka thirrur Perëndia. Ai ka zgjedhur predikimin, mësimdhënien dhe shërimin si metodë të Vetën për të ndihmuar njerëzimin e humbur. 

    2. Mrekullitë dhe manifestimet e Frymës do të bëjnë që të mos jesh më i panjohur. 

    Duhet të dalësh nga errësira! Shërbimi yt duhet të ndjehet dhe shihet në këtë botë! Për çfarë të duhet urtësia e madhe nëse nuk dëgjohet dhe nuk shihet? Jezusi u rrit në një familje të thjeshtë zdrukthtari, por Perëndia i kishte dhënë diçka të veçantë. Çfarë do ta nxirrte Jezusin nga gjendja e të qenit i panjohur? Çfarë do t’i bënte të tjerët të dëgjonin mesazhin e Tij? Çfarë do mund të bënte Jezusi pa metodat moderne të reklamimit? Mrekullitë dhe manifestimet e Frymës e bënë Jezusin të mos ishte më i panjohur.  

    Mrekullitë dhe Manifestimet e Frymës janë mundësia jote për të mos qenë më i panjohur. Jezusi nuk shkroi libër, nuk udhëtoi me makinë, nuk përdori tren ose aeroplan, por gjithësesi u bë i famshëm. 

    Bibla thotë që fama e tij u përhap nëgjithë krahinën përreth dhe i gjithë qyteti i ishte mbledhur tek dera (Marku 1:28,33).  Nëse duam që qytetet e kësaj bote të mblidhen tek dyert e ungjillizimeve tona, atëherë na duhet vajosja e shërimit.  

    Nëse duam që qytetet e botës të mblidhen në kishat tona, çelësi për këtë është ‘mrekullitë dhe manifestimet e Frymës’. Vajosja e shërimit do ta sjellë gjithë qytetin tek dera jote, në mënyrë që të mund t’u tregosh për Jezus Krishtin. 

    3. Mrekullitë dhe manifestimet e Frymës do të tërheqin shumë njerëz që janë zemër-thyer. 

     Jezusi tha që Ai ishte vajosur për të shëruar zemër-thyerit. Zemër-thyerja është diçka më tepër se të ndahesh me të dashurin ose të dashurën. Zemrat e lëshuara janë të tilla për shkak të zhgënjimeve në përgjithësi. Shumë njerëz janë kapur në befasi nga ndodhitë e jetës. Njerëzit jetojnë sikur çdo gjë të ishte në rregull por së brendshmi janë të plagosur, të zhgënjyer dhe me dhimbje. 

    Shumë prej problemeve të njerëzve nuk shërohen dot me ilaçe, ose nga psikologu e psikiatri. Shumë njerëz kanë nevojë për prekjen e Perëndisë që të marrin shpresë. Perëndia kërkon vazhdimisht që të hyjë në jetët e njerëzve dhe t’i shërojë zemrat e tyre të thyera ose të lëshuara. 

    Shumë politikanë pyesin veten pse njerëzit vazhdojnë të vijnë në kishë (sepse ata mendojnë që pastorët duan thjesht paratë e njerëzve) Ata pyesin veten se pse njerëzit nuk e shohin këtë mashtrim. Problemet që kanë njerëzit, shpeshherë nuk janë të dukshme. Ka njerëz që qeshin së jashtmi, por së brendshmi janë duke qarë. Ata që e kritikojnë kishën nuk e dinë se çfarë bën kisha për njerëzit. 

    Më kujtohet një intervistë që kam parë në televizion, me një ungjilltar të famshëm. I bënë shumë pyetje për rrogën, shtëpitë dhe makinat. Drejtuesi i programit po përpiqej ta nxirrte si budalla.

    Ata kishin lënë një linjë të hapur për telefonatat dhe në studio mori një zotëri i cili kërkoi që të bëhej lutje për të. Papritur atmosfera ndryshoi. Telefonuesi kishte kancer dhe po vdiste. Ai donte që ungjilltari të lutej për të. Të gjitha pyetjet cinike që kishte bërë prezantuesi, tani s'kishin më vlerë. Prezantuesi po përballej me një telefonues të dëshpëruar, në lot dhe që me urgjencë kërkonte ndihmë. Vetëm ungjilltari mund t'ia ofronte atë ndihmë. Vlera e shërbimit të ungjilltarit u bë e dukshme për të gjithë. Vazhduan të telefononin më shumë njerëz dhe të kërkonin lutje për situatat e tyre të pashpresa.

    Njerëzit kanë nevoja dhe vajosja e shërimit do t'i plotësojë ato nevoja. Kur ke fuqinë e Perëndisë me mrekulli dhe manifestime të Frymës, zemër-lëshuarit do të vijnë me tufa tek ti. 

    4. Mrekullitë dhe manifestimet do ta bëjnë shërbimin tënd me vlerë për shoqërinë. 

    Në këtë rast, me vlerë do të thotë i rëndësishëm. Ne bëhemi me rëndësi për botën, kur është në veprim vajosja e shërimit. Kur zemër-thyerit të shërohen dhe të varfërit të kenë dëgjuar ungjillin, atëherë bëhemi të rëndësishëm. Frymërat e liga i torturojnë njerëzit dhe u fusin frikë në jetët e tyre. Vajosja e shërimit do t'i çlirojë njerëzit nga frymërat e liga.

    Shumë kombe sundohen nga frika dhe bestytnitë. Përmes mrekullive dhe manifestimeve të Frymës, mallkimet thyhen dhe vjen shërimi. Shumë njerëz e kuptojnë fuqinë e mbinatyrshme. Nëse ke vajosjen e shërimit, ti mund të qëndrosh para atyre që merren me fuqi të mbinatyrshme të së ligës dhe mund t’i sfidosh! Nëse jep vetëm historinë e programit të fëmijëve, nuk ka shanse t’i dilet shtrigave dhe magjistarëve të kësaj kohe. 

    Ka shumë bestytni në botën tonë. Ka vende ku peshkimi nuk lejohet në lumenj të caktuar. Ndonjëherë njerëzit nuk lejohen as të marrin ujë prej këtyre lumenjve. Nuk ndërtohen dot diga në disa vende dhe kjo, për shkak të bestytnive. Njerëzit kanë frikë nga gjëra nga më të ndryshmet. Ndonjëherë për shkak të bestytnive kemi frikë të veshim disa rroba. Në disa rrugë nuk mund të vendosësh drita për shkak të perëndive që supozohen të banojnë në këto rrugë. Njerëzit kanë frikë që të ecin në disa rrugë. Kanë frikë të fikin dritat. Ndonjëherë kanë frikë të udhëtojnë të premteve. Qarkullon një bestytni për udhëtimet në datë 13. Nëse data 13 i bie e Premte, atëherë është edhe më keq. Madje edhe kompanitë ajrore janë të vetdijshëm për këtë. Nuk ka ndenjëse me numër 13 në shumë aeroplanë. Në shumë pallate mungon kati i 13-të. 

    Një ditë, isha në fluturim në një avion. Avioni bëri një ulje të detyruar dhe piloti kërkoi ndjesë për këtë duke shpjeguar se arsyeja ishte dita, e premte/datë 13. 

    Zot, mëshirë! Shumë njerëz jetojnë në frikë. 

    Kisha bëhet e rëndësishme kur ka diçka për të ofruar. Ne bëhemi të rëndësishëm kur kemi përgjigjet për nevojat e njerëzve. Asnjë qeveri nuk mundet të ofrojë atë që ofron kisha, përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë. Asnjë politikan nuk mund të japë atë që jep kisha. As mësuesit e as mjekët nuk mund të japin atë që jep kisha. Vetëm Perëndia mund të shërojë zemër-thyerit dhe mund t'i shpëtojë njerëzit. Çdo pjesë e botës ka nevojë për mrekullitë dhe shenjat e Frymës së Shenjtë. 

    Rëndësia jonë si kishë nuk vjen me hapjen e shkollave ose universiteteve. Është qeveria ajo që supozohet të sigurojë arsimimin. Kur kisha siguron arsim, atëherë kjo duhet të shihet për atë që është në realitet - një dhuratë dashurie për kombin. Shpëtimi i njerëzimit sigurohet përmes kryqit të Jezus Krishtit. 

    Ne na është ngarkuar Porosia e madhe (urdhërimi i madh). Asnjë institucioni tjetër nuk i është lënë në ngarkim kjo porosi. Rëndësia jonë vjen me predikimin dhe dhënien mësim për Jezusin. Rëndësia jonë vjen me shërimin e të sëmurëve. Bëhemi të rëndësishëm me anë të mrekullive dhe manifestimeve/shenjave të fuqisë së Frymës së Shenjtë. 

    5. Mrekullitë dhe shenjat e Frymës do të sjellin në kishën tënde shpirtëra të robëruar. 

    Shumë njerëz janë të pushtuar nga demonë. Një ditë, pashë një mikun tim i cili ishte droguar. U ndjeva kaq i trishtuar. Vetëm fuqia e Perëndisë mund t'i çlirojë njerëzit nga droga, alkoli dhe imoraliteti. Shumë njerëz janë të robëruar. Ata nuk e çlirojnë dot veten. Vajosja e shërimit do t’i çlirojë njerëzit nga çfarëdo lloj gjëje që i mban në robëri. 

    Mrekullitë dhe shenjat e Frymës do t'i japin shpresë grave shterpë. Dikur kam parë një dokumentar në të cilin tregohej sesi kishin futur një gjarpër brenda një gruaje për t'i shëruar infertilitetin. Ajo kishte shkuar për ndihmë tek një prift idhujtar, dhe kjo ishte ndihma që ai i dha për t'i mundësuar pasjen e një fëmije.

    Thashë me vete, Vështirësitë e infertilitetit janë përtej të kuptuarit. Ne kemi aq frikë nga gjarpërinjt saqë nuk duam t'u afrohemi as kur janë në kafaz. Na bëhet mishi me kokrra sa herë që shohim një gjarpër në televizor. Të shohësh një grua që me vullnetin e vet lejon futjen e një gjarpëri brenda vetes, kupton sesa e madhe është nevoja e saj për të patur një fëmijë.

    Njerëzit më kanë pyetur pse kam lënë profesionin si mjek për të predikuar. Ata pyesin veten se nëse jam duke bërë ndonjë gjë më të rëndësishme duke qenë predikues. Ajo që unë bëj sot është shumë më e rëndësishme sesa të qenit mjek. Nëse Jezusi do kishte menduar se bota do ndihmohej më mirë me anë të mjekësisë, Ai do të ishte bërë mjek. Por ai ishte predikues dhe kjo duhet të të tregojë diçka!

    Jezusi tha se kishte ardhur t'u sillte liri të shtypurve. Një i shtypur është dikush që është në lëndim. Jeta është plot dhimbje, lëndime dhe zhgënjime, dhe vajosja e shërimit të Jezusit, është të shërojë atë që është në dhimbje dhe shtypje. 

    Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillëzuar të varfrit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të dërguar në liri të shtypurit. 

    Luka 4:18

    Eliseu shkoi të shëronte ujërat e një qyteti, kur u kuptua se kishte diçka që nuk shkonte me to. 

    Banorët e qytetit i thanë Eliseut: ja, qëndrimi në këtë qytet është i këndshëm, siç mund ta vërë re zoti ynë, por ujërat janë të këqija dhe vendi jopjellor. Ai tha: më sillni një pjatë të re dhe mbusheni me kripë. Ata ia sollën. Ai shkoi te burimi i ujërave, hodhi aty kripën dhe tha: ‘Kështu thotë Zoti: Unë do t’i bëj të mbara këto ujëra, ato nuk do të shkaktojnë më as vdekje, as shterpësi.’ Kështu ujërat kanë mbetur të mbara deri më sot, sipas fjalës që Eliseu kishte shqiptuar. (2 Mbretërve 2:19-22).

    Kur Perëndia shëron ujërat e tua, ai po plotëson nevojat bazë të jetës tënde. Perëndia po të tregon që ka shumë njerëz nevojtarë në këtë botë. Ka njerëz që nuk kanë trajtim për sëmundjet e tyre. Në vendet e varfëra, disa gra i lindin fëmijët nën pemë. Për këtë arsye jemi të vajosur t'i predikojmë ungjillin të varfërve. 

    Të varfërit e kësaj bote janë shumë më tepër në numër se të pasurit. Perëndia po i shtrin zemrat tona drejt të varfërve. Nuk mund të shkosh tek të varfërit e botës dhe të flasësh me ta nëse nuk ke lajme të mira. Ata duan të dinë sesi ungjilli ka për të ndikuar jetët e tyre nga ana praktike. Si mund t'i kuptojnë doktrinat e ungjillit me gjithë problemet e tyre, sëmundjet e tyre dhe në varfërinë e thellë ku ndodhen? 

    Duhet të lutemi për më shumë mrekulli. Zemrat tona duhet të dëshirojnë për më shumë mrekulli! Përndryshe do të qëndrojmë në qoshet tona të vogla duke kaluar mirë, e ndërsa njerëz të panumërt shkojnë në ferr. 

    6. Mrekullitë dhe shenjat e Frymës do ta lartësojnë Perëndinë në shërbesën tënde. 

    Shëromë, o Zot, dhe do të shërohem, shpëtomë dhe do të shpëtoj, sepse ti je lavdia ime. 

    Jeremia 17: 14

    Jeremia thirri me të madhe, Shëromë o Zot, dhe do të shërohem! Nëse Perëndia të shëron, je shëruar vërtetë! Nëse Perëndia të shpëton, je shpëtuar vërtetë! Metodat shëruese të njeriut janë me mangësi. Me anë të vajosjes së shërimit, do të lartësosh rolin që Perëndia mund të luajë në jetët e njerëzve. 

    Fakti që Perëndia shëron, nuk do të thotë se ai nuk i aprovon shkencat mjekësore. Perëndia nuk është kundër mjekësisë. Në fakt, inteligjenca që njerëzit kanë për të krijuar medikamente, vjen nga Perëndia. Ai është burimi i asaj dhuntie. Si mjek, besoj në shkencat mjekësore. Lavdi Zotit për shkencën mjekësore dhe për mjekët. Nuk ia dalim dot pa ta. 

    Por, Perëndia ka më shumë për ne sesa thjesht shkenca mjekësore. Ai mund të bëjë atë që nuk e bën dot shkenca mjekësore. Ndonjëherë, ai bën gjëra që edhe mjekësia i bën. Dimë thjeshtë që Ai bën gjëra të mira.

    Më pëlqen historia e nje burri i cili u shpëtua nga një tërmet në San Francisko. Pas kësaj përvoje e intervistuan. Ai kishte mbijetuar për tre ditë e tre net gjatë tërmetit, duke qenë nën rrënojat e ndërtesës. E pyetën sesi kishte mundur të qëndronte gjallë nën atë ndërtesë të shkatërruar për aq kohë. 

    Ai u përgjigj, Jam një njeri me vullnet të fortë. Kur vendos të bëj diçka, asgjë nuk mund të më ndalojë. Jam i aftë që të qëndroj në pistë! Nuk lëkundem as majtas e as djathtas! Jam një person me vendosmëri të fortë dhe me fuqi vullneti, kështu që refuzova të vdisja! Isha i vendosur të jetoja dhe besoj që për këtë arsye mbeta gjallë! 

    E intervistuan edhe gruan e tij. Ajo tha, Kam qenë e martuar për vite me burrin tim dhe e njoh mirë. Ai është një njeri me vullnet të fortë! Kur është i vendosur për të bërë diçka, s’ka gjë që e lëkund majtas a djathtas. Është njeri i vendosur. Njeri mendjendarë. I çon deri në fund projektet e tij. Ecën përpara. Është tipi që nuk lëkundet pavarësisht kundërshtive. E njoh burrin tim! Kam 27 vite e martuar me të dhe e di që kur ka vendosur se do të rrinte gjallë, ndenji vërtetë ashtu

    E intervistuan edhe mjekun e këtij personi. E pyetën, Çfarë mund të na thuash për pacientin tënd, i cili i mbijetoi kësaj përvoje kaq të mahnitshme? Ai u përgjigj, Epo, e njoh pacientin tim; është shumë kokëfortë. Ai ka mbijetuar sepse fuqia e vullnetit është shumë e rëndësishme në jetën e një pacienti. Kur pacienti vendos të vdesë, ai vdes. Kur vendos të jetojë, ai jeton

    A e beson dot që 8 ditë më vonë, ky njeri me kaq vullnet të fortë, u godit nga infarkti kardiak? Vdiq menjëherë! Atëherë pyesja veten, Ku ishte kjo fuqia e vullnetit të tij

    U duk sikur makinat e shpëtimit dhe traktorët e kishin shpëtuar atë. U duk sikur mjekët e kishin risjellë në jetë. Por nuk kishte shpëtuar vërtetë. Pas pak, ai do të vdiste!  

    Për këtë arsye duhet t'i kthejmë sytë nga Zoti dhe të themi, Shëromë o Zot, dhe do të shërohem. Shpëtomë dhe të jem i shpëtuar. Pikërisht atëherë kur Zoti zgjat dorën e Tij për të të shëruar, do të shërohesh vërtetë. 

    7. Mrekullitë dhe shenjat e Frymës do ta përkrahin Mbretërinë e Perëndisë. 

    Dhe shëroni të sëmurët që do të jenë në të dhe u thoni atyre: Mbretëria e Perëndisë ju është afruar. 

    Luka 10:9

    Ardhja e Mbretërisë së Perëndisë tregohet nga çbërja e gjërave që janë bërë nga mbretëria e djallit. 

    Prandaj Jezusi i shëroi të sëmurët. Ai i çbëri sëmundjet

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1