Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Ata që shtiren
Ata që shtiren
Ata që shtiren
Ebook106 pages1 hour

Ata që shtiren

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International.
Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, bën fushatat ungjillizuese ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në të gjithë botën. Për më shumë informacion, vizitoni: www.daghewardmills.org.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 14, 2018
ISBN9781641348140
Ata që shtiren
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Ata që shtiren

Related ebooks

Reviews for Ata që shtiren

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Ata që shtiren - Dag Heward-Mills

    Kapitulli 1

    Fryma e Shtirësit 

    1. Shtirësi ka frymën e një aktori.

    2. Shtirësi ka një personalitet fallco dhe të rremë.

    3. Shtirësi ka frymën e hipokrizisë dhe jobesnikërisë.

    4. Shtirësi ka një frymë spiunazhi dhe si të atyre të shërbimeve sekrete.

    5. Shtirësi ka një frymë gënjeshtre dhe mashtrimi.

    6. Shtirësi ka frymën e shkatërrimit. Nëse ke një shtirës afër vetes, je në rrezik të madh.  

    7. Shtirësi ka frymën e një vrasësi, sepse pothuajse të gjithë shtirësat janë shkatërrues dhe vrasës. 

    SHTIRËSIT MË TË MËDHENJ NË BIBËL 

    1. DELILAH ISHTE NJË SHTIRËSE. Delilah shtirej sikur e donte Samsonin. Ajo e ngushëllonte, e relaksonte dhe e shtrinte duke e mbështetur në prehrin e saj. Në fund, u zbulua që ishte një gënjeshtare, mashtruese dhe një vrasëse.  

    Mbas kësaj, ra në dashuri me një grua nga lugina e Sorekut, që quhej Delilah. 

    Atëherë, princat e filistejve shkuan tek ajo dhe i thanë: Bëje për vete dhe zbulo ku qëndron tërë ajo forcë e madhe e tij, në mënyrë që ta mposhtim për ta lidhur dhe për ta nënshtruar; pastaj do të të japim secili një mijë e njëqind sikla argjendi.

    Kështu, Delilah i tha Sansonit: Më thuaj të lutem, ku qëndron forca jote e madhe dhe në çfarë mënyre mund të të lidhin, që të të nënshtrojnë. 

    Kur Delilah u bind që ai ia kishte çelur plotësisht zemrën, dërgoi të thërrasin princat e filistejve dhe u dërgoi këto fjalë; Ejani lart këtë radhë se ai ma hapi tërë zemrën e tij. Atëherë, princat e filistejve u ngjitën tek ajo dhe morën me vete paratë.

    Pastaj, ajo e vuri në gjumë mbi gjunjët e saj, thirri një njeri që i rroi të shtatë gërshetat e kokës së Sansonit; pastaj filloi ta trajtojë keq, dhe fuqia e tij e la.

    Atëherë ajo i tha: Samson, filistejtë i ke mbi kokë. Ai u zgjua nga gjumi dhe tha: Unë do t’ia dal si herët e tjera, do të shpengohem. Por nuk e dinte që Zoti e kishte braktisur. (Gjyqtarët 16:4-6, 18-20)

    2. JUDA ISHTE I SHTIRUR. Juda shtirej sikur ishte një dishepull besnik i Jezus Krishtit. Në fund u zbulua se ai ishte tradhëtar, mashtrues dhe vrasës.

    Atëherë, Satani hyri te Juda, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të Dymbëdhjetët. 

    Kështu, ai shkoi të merret vesh me kryepriftërinjtë edhe me krerët e rojës, sesi do ta tradhtonte.

    Dhe u gëzuan dhe i premtuan t'i japin para.

    Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për tua dorëzuar, pa qenë e pranishme turma.     

    Dhe u tha atyre: Pse po flini?

    Çohuni dhe lutuni që të mos bini në tundim.

    Dhe ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të Dymbëdhjetë, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur. 

    POR JEZUSI I THA: JUDË, 

    TI PO E TRADHTON BIRIN E NJERIUT ME NJË PUTHJE? (Luka 22:3-6, 45-48)

    3. ABSALOMI ISHTE I SHTIRUR. Absalomi u shtir sikur nga dashuria e ftoi të vëllanë në një festë. Në fund u zbulua që festa kishte qenë një kurth. E ashtuquajtura festë e tij, ishte thjesht një dredhi për të vrarë vëllanë e tij, Amnonin.

    Absalomi, vëllai, i tha: Ndofta vëllai yt Amnon ka qenë me ty? Tani për tani hesht, motra ime; ai është yt vëlla; mos e lësho veten për këtë. kështu Tamara mbeti e dëshpëruar në shtëpinë e Absalomit, vëllait të saj.

    Kur mbreti David i mësoi të gjitha këto, u zemërua shumë. 

    Por Absalomi nuk i drejtoi asnjë fjalë Amnonit, as për mirë as për të keq, sepse e urrente Amnonin se kishte poshtëruar motrën e tij, Tamara.

    Dy vjet më vonë, kur Absalomi kishte qethësit e bagëtive në Baal- Hatsroit pranë Efraimit, ftoi të gjithë bijtë e mbretit. 

    Absalomi shkoi të takohet me mbretin dhe i tha: Shërbëtori yt ka qethësit; të lutem të vijë edhe mbreti me gjithë shërbëtorët e tij në shtëpinë e shërbëtorit tënd. 

    Por, mbreti i tha Absalomit: Jo, biri im, nuk po vijmë tani të gjithë, që të mos të të rëndojë. Megjithëse ai nguli këmbë, mbreti nuk desh të shkonte, por i dha bekimin e tij.

    Atëherë, Absalomi i tha: Në rast se nuk do të vish ti, të lutem, lejo Amnonin, vëllanë tim, të vijë me ne. Mbreti iu përgjigj: Pse duhet të vijë me ty? Por Absalomi nguli këmbë aq shumë, saqë Davidi lejoi të shkojnë bashkë me të Amnonin dhe gjithë bijtë e mbretit. 

    Absalomi u kishte dhënë këtë urdhër shërbëtorëve të tij, duke thënë: Hapni sytë, kur Amnoni të jetë dehur nga vera dhe unë t’ju them: Goditeni Amnonin! ju vriteni dhe mos kini frikë. A nuk jam unë që ju urdhëroj? Bëhuni trima dhe tregohuni të fortë! Kështu, shërbëtorët e Absalomit vepruan kundër Amnonit, ashtu si kishte urdhëruar Absalomi. Atëherë, tërë bijtë e mbretit u ngritën, hipën secili mbi mushkën e vet dhe ua mbathën. (2 Samuelit 13:20-29)

    4. JAELA ISHTE SHTIRËSE. Ajo e mashtroi Siseran, që ishte komandant i ushtrisë Kananite. Ajo i tha të mos kishte frikë dhe e inkurajoi të futej në çadër dhe të pushonte. Jaela e vrau brutalisht Siseran, duke i ngulur një kunj në kokë. Pak burra do ta kishin bërë atë gjë të frikshme. Gruaja që shtirej si e butë dhe ngushëlluese, ishte në fakt një vrasëse. Uau!

    Ndërkaq SISERA KISHTE IKUR MË KËMBË NË DREJTIM TË ÇADRËS SË JAELËS, GRUAS SË HEBERIT, Keneut, sepse mbretëronte paqja midis Jabinit, mbretit të Hatsorit, dhe shtëpisë së Heberit, Keneut.

    ATËHERË JAELA DOLI PËR TË PRITUR SISERAN DHE I THA: HYR, ZOTËRIA IM, HYRË TEK UNË; MOS KI FRIKË. Kështu ai hyri tek ajo në çadër, dhe ajo e mbuloi me një mbulesë. 

    Pastaj ai i tha: Më jep pak ujë për të pirë se kam etje! Kështu ajo hapi calikun e qumështit dhe i dha për të pirë; pastaj e mbuloi. Ai i tha: Qëndro në hyrje të çadrës; dhe në rast se vjen dikush dhe të pyet: A ka njeri këtu? ti do të tuash: Nuk ka njeri. 

    ATËHERË JAELA, GRUAJA E HEBERIT, MORI NJË KUNJ TË ÇADRËS DHE NJË ÇEKIÇ, IU AFRUA NGADALË ATIJ DHE IA NGULI NË TËMTH KUNJIN, që u fut në tokë. Atë e kishte zënë një gjumë i thellë; ishte i sfilitur; dhe kështu vdiq. (Gjyqtarët 4:17-21)

    5. HUSHAI ISHTE NJË SHTIRËS. Hushai u shtir sikur ishte në anën e Absalomit. Ai shtirej sikur i jepte këshillë të mirë, duke i shpjeguar çdo pikë me arsye bindëse. Në fakt, Hushai punonte për mbretin David dhe ishte vendosur në pallatin e Absalomit, për të qenë një ndihmë e brendshme për mbretin David. 

    Kur Davidi arriti në majë të malit, ku adhuroi Perëndinë, ja që doli përpara HUSHAI, ARKITI, me rroba të grisura dhe kokën të mbuluar me dhe. Davidi i tha: Po të jetë se vazhdon rrugën me mua, do të më bëhesh barrë; por në rast se kthehesh në qytet dhe i thua Absalomit: Unë do të jem shërbëtori yt, o mbret; ashtu si kam qenë shërbëtor i atit tënd në të kaluarën, kështu do të jem shërbëtori yt; ti do ta bësh të kotë në favorin tim këshillën e Ahithofelit. Nuk do të kesh atje pranë teje priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar? Të gjitha ato që do të dëgjosh, që të thuhen nga ana e shtëpisë së mbretit, do t’ua bësh të njohura priftërinjve Tsadok dhe Abiathar.  (2 Samuelit 15:32-35) 

    Kur HUSHAI, ARKITI, MIKU I DAVIDIT, ARRITI TEK ABSALOMI, HUSHAI I THA ABSALOMIT: RROFTË MBRETI! RROFTË MBRETI! Absalomi i tha Hushait: Kjo është dashuria që ke për mikun tënd? Pse nuk shkove me mikun tend? Hushai iu përgjigj Absalomit: Jo, unë do të jem me atë që Zoti, gjithë ky popull dhe tërë njerëzit e Izraelit kanë zgjedhur, dhe do të mbetem me të.  A nuk duhet vallë, të vihem në shërbim të birit të tij? Ashtu siç i kam shërbyer atit tënd, në të njëjtën mënyrë do të të shërbej edhe ty. Atëherë Absalom i tha Ahithofelit: Jepni këshillën tuaj! Ç’duhet të bëjmë?  (2 Samuelit 16:16-20)

    6. VËLLEZËRIT E DINËS ISHIN SHTIRËS. Ata u shtirën sikur e pranuan propozimin për martesë të Sikemit dhe motrës së tyre. Në fakt, ata planifikuan vrasjen e të gjithë fshatit. 

    Por Dina, vajza që Lea i

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1