Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Çfarë do të thotë të jesh i mençur si gjarpri?
Çfarë do të thotë të jesh i mençur si gjarpri?
Çfarë do të thotë të jesh i mençur si gjarpri?
Ebook155 pages2 hours

Çfarë do të thotë të jesh i mençur si gjarpri?

Rating: 4 out of 5 stars

4/5

()

Read preview

About this ebook

Jezusi tha: jini të mençur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat. A janë gjarpërinjtë vërtet të mençur? Pse do të jepte Jezusi një këshillë të tillë? Ndërmerrni një udhëtim në këtë libër gozhdues nga Dag Heward-Mills dhe zbuloni mençurinë e fshehur të gjarpërinjve.

LanguageGjuha shqipe
Release dateSep 2, 2018
ISBN9781641348300
Çfarë do të thotë të jesh i mençur si gjarpri?
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Çfarë do të thotë të jesh i mençur si gjarpri?

Related ebooks

Reviews for Çfarë do të thotë të jesh i mençur si gjarpri?

Rating: 4 out of 5 stars
4/5

1 rating0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Çfarë do të thotë të jesh i mençur si gjarpri? - Dag Heward-Mills

    Kapitulli 1

    Mençuria e gjarpërinjve 

    … jini, pra, të mençur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.

    Mateu 10:16

    Gjarpërinjtë Janë Të Mençur

    Nuk është çudi që njerëzit u frikësohen gjarpërinjve. Nuk përbën çudi as fakti që njerëzit nuk kanë ndonjë konsideratë për gjarpërinjtë. Gjarpërinjtë janë të mrekullueshëm dhe ky është fakt, ata mbijetojnë në mënyrë mahnitshme dhe shumohen pavarësisht urrejtjes së përgjithshme që ekziston në drejtimin e tyre. 

    Nëse Jezusi nuk do të kishte folur në lidhje me mençurinë e gjarpërinjve mund të mos e kishim vëne re mençurinë e jashtëzakonshme përmes së cilës ata jetojnë. Për shkak se Jezusi nxori në pah mençurinë e gjarpërinjve, të gjithë duhet të tregojmë një vëmendje të veçantë ndaj këtyre krijesave dhe të mësojmë çfarë të jetë e mundur prej tyre. Pra, cila është mençuria një gjarpri? Çfarë e bën të mençur? 

    A nuk do të dëshironit të gjenit atë lloj mençurie që ju bën të përparoni mbi të gjithë kolegët tuaj?

    A nuk do të dëshironit të gjenit mençurinë që mund t’ju bëjë të suksesshëm përballë kundërshtisë së fortë dhe urrejtjes?

    A nuk do të dëshironit të keni mençurinë që mund t’ju bëjë të përparoni përballë skenarëve të ndryshueshëm të jetës? Fundja, sa njerëz ia dalin të mbeten të pasur dhe të begatë përmes të gjitha stinëve të jetës? 

    A nuk do të dëshironit mençurinë që do t’i bënte njerëzit t’ju kenë frikë dhe t’ju trajtojnë me respektin e duhur? A nuk e dëshironi atë lloj mençurie që do t’ju bëjë t'i përmbushni pa zhurmë të gjitha objektivat tuaja në këtë jetë?

    Jam i sigurt që e dëshironi një mençuri të tillë. Në të vërtetë, kjo është mençuria e gjarprit! Ja pse Jezusi na tha, të jemi të mençur si gjarpërinjtë. 

    SHTATË ARSYE PSE GJARPËRINJTË KONSIDEROHEN TË MENÇUR

    1. Gjarpërinjtë konsiderohen të mençur, sepse janë shtuar dhe kanë përparuar më shumë se çdo zvarranik apo kafshë e egër.  

    2. Gjarpërinjtë konsiderohen të mençur sepse ia kanë dalë të mbijetojnë e të ekzistojnë në çdo botë moderne. Po të vini re me kujdes, shumë nga kafshët e egra po zhduken në botën tonë moderne. 

    3. Gjarpërinjtë konsiderohen të mençur, sepse kanë mundur të përparojnë edhe pse janë të urryer nga të gjithë. 

    4. Gjarpërinjtë konsiderohen të mençur, sepse ndjellin e shkaktojnë frikë dhe 'respekt' tek qeniet njerëzore. Njerëzit nuk u druhen dhe as kanë konsideratë për shumë kafshë, por në rastin e gjarpërinjve ndryshon puna. 

    5. Gjarpërinjtë konsiderohen të mençur, për shkak të aftësisë së tyre për të jetuar në çdo kontinent dhe çdo pjesë të botës. 

    6. Gjarpërinjtë konsideruar të mençur, për shkak të aftësisë së tyre për të funksionuar në çdo sferë; në tokë, në det, në ujëra të freskëta dhe në ajër. 

    7. Gjarpërinjtë konsiderohen të mençur, për shkak të aftësisë së tyre për t'i përmbushur qëllimet e tyre në këtë botë. Përkundër të gjitha gjasave dhe parashikimeve kundër gjarpërinjve, ata ia dalin të jetojnë, të hanë dhe të shumohen. 

    Që të jeni të mençur duhet të mendoni, të meditoni dhe t'i peshoni mirë faktet, të vërtetat dhe deklaratat. Nuk mundeni thjesht të bëni komente të ndritura për thëniet e thella që kanë kuptim të madh. Kur Jezusi tha, 'jini të mençur si gjarpërinjtë’, Ai po jepte një proverb/enigmë; një thënie plot me kuptim, me domethënie dhe plot me udhëzim. Çdo kapitull i këtij libri përmban një aspekt të mençurisë së madhe të gjendur te gjarpri, e cila e ka bërë më të suksesshëm se çdo kafshë tjetër të egër që gjendet në kopshtin zoologjik. 

    A keni menduar ndonjëherë për faktin që nuk gjendet asnjë luan që bredh lirshëm rreth e rrotull shtëpisë suaj? Por është mundur të ketë gjarpërinj në zonën tuaj. Të paktën, unë kam parë gjarpërinj në çdo shtëpi në të cilën kam jetuar. Luanët janë thjesht nuk ekzistojnë në zonën tuaj. Ata janë zhdukur, sepse nuk drejtohen dhe as jetojnë me mençurinë e gjarprit. Ata jetojnë të drejtuar nga një tjetër mençuri – atë të luanit. 

    Mençuria e një luani na bën të kemi respektin dhe frikën e duhur prej tyre. Por mençuria e luanit nuk e ka mundësuar luanin të përparojë dhe të shumëzohet në mënyrë të suksesshme në qytete kudo përreth botës. Popullsia e luanëve është në tkurrje e sipër! Luanët po zhduken! Gjarpërinjtë, nga ana tjetër, në mënyrë misterioze gjenden në çdo qytet dhe në shumë lagje. Në këtë kuptim, gjarpri është më i mençur se sa luani për shkak se ka triumfuar, përparuar dhe ka pasur sukses ndërsa luanët janë bërë gjithnjë e më të pakët dhe janë pranë zhdukjes. 

    Kapitulli 2

    Mjeshtra të jetës së pavarur

    ... dhe ta kini për nder të jetoni qetë, dhe të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar, që të silleni me nder ndaj atyre që janë jashtë dhe TË MOS KENI NEVOJË PËR ASKËND. 

    1 e Thesalonikasve 4:11-12

    GJARPËRINJTË JANË TË MENÇUR, PËR SHKAK SE JANË TË PAVARUR

    Një lider nuk duhet të jetë i varur tek askush, për të pasur respektin e të tjerëve. Një drejtues duhet të punojë shumë që të shmangë lypjen në të gjitha format e saj. Lypja mbetet e tillë, pavarësisht nëse e bëjnë presidentët, politikanët apo pastorët! Të lypurit mbetet i tillë edhe kur shoqërohet me përshkrimin e respektuar kërkojmë investitorë, kërkojmë ndihmë ose pjesëmarrje në konferenca donatorësh. Alternativa tjetër përkundër  varësisë nga të tjerët është të shikoni punën tuaj dhe të punoni me duart tuaja. 

    Pse vazhdoni të lypni dhe të kërkoni gjëra? A nuk e keni lexuar asnjëherë atë që tha Davidi, … nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë. (Psalmi 37:25) A nuk keni turp të jetoni një jetë me shpresën që dikush mund t’ju japë diçka? A mendoni që të jashtmit kanë respekt për ju kur vareni tek ata në mënyrë të vazhdueshme? Nuk kanë! Lexojeni Shkrimin me kujdes dhe meditoni mbi të. dhe ta kini për nder të jetoni qetë, dhe të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar, që të silleni me nder ndaj atyre që janë jashtë dhe të mos keni nevojë për askënd." (1 e Thesalonikasve 4:11). 

    Gjarpërinjtë tregojnë se janë mjeshtër të një stili të pavarur jete. Që nga dita që lindin, ata janë të aftë të mbijetojnë vetëm. Të jeni të mençur si gjarpërinjtë duhet të jeni të aftë të jeni të pavarur, ose jo i varur nga askush. Është e trishtë të shikosh presidentët e vendeve të varfra që shkojnë vërdallë duke kërkuar dhurata dhe hua nga vendet e pasura. 

    Fatkeqësisht, shumë kombe që ishin kolonizuar nuk ia kanë dalë të mbijetojnë pa pronarët e tyre kolonizatorë. Ata thjesht nuk janë të aftë për pavarësi. Shumë vende të varfra janë shtete të dështuara, të paaftë të qeverisin veten e tyre! Ata luftuan për pavarësinë por nuk janë aspak të pavarur. Ata festojnë pavarësinë çdo vit, kur në fakt duhet të vajtojnë për varësinë e tyre të vazhdueshme! 

    Drejtuesit e tyre të pashpresë dhe të paaftë kanë qeverisur kombe dhe i kanë drejtuar në një spiral rënës në një varfëri varëse. Fakti që drejtuesit janë të paaftë për të ndërtuar rrugë për të lidhur dy qytete, për të siguruar energji elektrike, ujë, shkolla dhe spitale është prova e një drejtimi të varfër dhe të paaftë. Për udhëheqësit e disa kombeve të varfra, drejtimi i një kombi është një mjet për të lypur për para. 

    Gjarpërinjtë, nga ana tjetër, janë të pavarur që nga dita që lindin dhe janë në gjendje të jetojnë në mënyrë të suksesshme të ndarë nga prindërit e tyre. Shumica e gjarpërinjve mund të vrasin që nga dita që lindin dhe shpesh jetojnë vetëm që prej ditës së parë të jetës së tyre. Në ndryshim me disa kombe që kanë nevojë për lëmoshë dhe dhurata nga kombet e tjera që të mbijetojnë, gjarpërinjtë nuk kanë nevojë për ndihmë dhe janë në gjendje të nisin një jetë të suksesshme të pavarur. 

    SI TË  TREGONI QË  JENI TË  AFTË  PËR PAVARËSI 

    1. Nëse jeni të mençur si gjarpër do të jetoni jetën tuaj duke mos pritur para, dhurata, bursa, kontribute dhe as borxhe nga të tjerët. 

    Por Abrami iu përgjigj mbretit të Sodomës: «Unë kam ngritur dorën time drejt ZOTIT, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës,

    që nuk do të merrja asgjë nga ajo që të përket, as edhe një fije apo një lidhëse këpucësh, me qëllim  QË TI TË MOS THUASH: UNË E PASUROVA ABRAMIN.

    Zanafilla 14:22-23

    Abrahami nuk kishte nevojë për askënd që ta bënte të pasur. Në fakt, ai nuk dëshironte që askush të mendonte që e kishin pasuruar atë. 

    Fëmijët janë ata që presin gjithmonë që mami dhe babi i tyre t’ju japë diçka për t’i zgjidhur problemet e tyre. Kur dikush është i paaftë për një jetë të pavarur, ai shpesh pret që njerëzit t’i japin diçka. Shumë njerëz shikojnë në drejtim të  Amerikës dhe Anglisë, duke pritur që të marrin diçka. Fakti që ju mendoni që Amerikanët dhe Evropianë do t’ju vijnë në ndihmë tregon që jeni të paaftë për një jetë të pavarur. 

    Nuk duhet të prisni që ndonjë person tjetër t’ju bëjë të pasur. Pse dëshironi që dikush t’ju japë diçka? Pse jeni gjithmonë duke kërkuar, duke shpresuar dhe duke pritur dhurata, hua,  dhe lëmoshë? Në të vërtetë, drejtuesit e paaftë u hedhin pluhur në syve tuaj kur ata shpallin që po kërkojnë hua për të ndërmarrë projekte. Shpesh, nuk ka nevojë për the borxh. Thjeshtë ka nevojë për të ndërprerë dëmin, korruptimin dhe menaxhimin e dobët të burimeve. Këta drejtues të këqij  i mashtrojnë turmat me fjalimet e tyre për borxhe. Por ata që mund të shikojnë përtej tymit dhe mjegullës mund të kuptojnë që në të vërtetë nuk ka nevojë për hua. 

    Duhet të drejtoni jetën tuaj në një mënyrë që t’ju bëjë të pavarur nga një dhurues i jashtëm. Drejtuesit tërësisht të paaftë janë gjithmonë të lumtur që të shkojnë në konferenca për donator për të dëgjuar çfarë bursash dhe dhuratash do t'ju jepen atyre. Mjaft e çuditshme, disa nga këta drejtues bien në gjumë në këto takime donatorësh sepse ata thjeshtë janë larg thellësisë së tyre për sa i përket drejtimit. 

    2. Nëse jeni i mençur si gjarpri do të jeni pronari i jetës suaj dhe nuk do të keni nevojë për askënd që të ndërtojë gjëra për ju. 

    Mençuria e juaj do t’ju prijë që të ngriheni dhe të ndërtoni për veten tuaj. Ja pse thuhet që një njeri është i mençur kur i ka ndërtuar gjërat e tij. Paaftësia për të ndërtuar shfaq mungese mençurie. Nëse jeni i zgjuar si një gjarpër do të ngriheni dhe do të ndërtoni gjërat për të cilat keni nevojë. Solomoni ndërtoi gjëra për veten e tij. Ai ndërtoi shtëpi, mbolli vresht, bëri kopshte dhe parqe dhe mbolli pemë të të gjitha fryteve dhe bëri pishina. 

    Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,

    bëra kopshte dhe parqe, duke mbjellë drurë frutorë të çdo lloji; ndërtova pellgje për ujin

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1