Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Rreziqet Frymërore
Rreziqet Frymërore
Rreziqet Frymërore
Ebook104 pages1 hour

Rreziqet Frymërore

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Një i krishterë ecën në mes të shumë rreziqeve, kurtheve dhe grackave. Ky libër do të të hapë sytë ndaj shumë rreziqeve të padallueshme që presin të na lëndojnë, të na plagosin e të na shkatërrojnë. Ndihmoje veten, shpëtoje veten dhe çliroje përmes këtij libri të fuqishëm mbi rreziqet frymërore!

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290188
Rreziqet Frymërore
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Rreziqet Frymërore

Related ebooks

Reviews for Rreziqet Frymërore

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Rreziqet Frymërore - Dag Heward-Mills

    Përse disa gjëra të caktuara duhen bërë të parat

    Prioritetet e gabuara përbëjnë rreziqe të mëdha për të krishterët. Kur je mëkatar, ti zgjedh thjesht midis dy opinioneve: e mira dhe e keqja. Ndërsa rritesh në Zotin, opinionet e tua zhvillohen dhe ti fillon të kesh më shumë mundësi zgjedhje.

    Në këtë rast zgjedhjet e tua nuk janë vetëm në mes të mirës dhe të keqes, por në mes të mirës dhe së mirës. Kur të duhet të zgjedhësh, shpesh ka shumë gjëra të mira prej të cilave mund të zgjedhësh. Kur të arrish në atë pikë, është e rëndësishme të kuptosh konceptin e prioriteteve: Cila duhet të jetë zgjedhja ime e parë? Jezusi na dha një zbulesë madhështore mbi disa prej këtyre gjërave që duhen bërë përpara të tjerave.

    Është interesant të studiosh se sa shumë gjëra Jezusi tha se duhen bërë të parat. Kurdo që Jezusi foli për çështjen e parë dhe më të rëndësishme, Ai përdori fjalën greke proton. Në këtë libër ne hedhim një vështrim mbi çështjet proton; ato që Jezusi tha se duhen bërë të parat.

    Si i krishterë, ti duhet t'i bësh gjërat e para të parat. 'Gjërat e para' do të thotë të parat në kohë, radhë, numër, pozitë dhe vlerë.

    Një i krishterë duhet të bëjë gjërat më të rëndësishme të parat.

    Përse disa gjëra duhen bërë të parat?

    1. Çdo gjë që nuk bëhet e para duket se humbet rëndësinë e vet.

    Perëndia është shumë i durueshëm me ne. Shumë nuk i janë bindur Atij dhe duket se i'a hedhur paq. Rëndësia e Fjalës së Perëndisë duket se zbehet ndërsa ne vazhdojmë në mosbindje. Shumë shpejt ajo që është më e rëndësishmja bëhet e përçmueshme dhe jo relevante.

    Sot, unë shërbej nën vajosje dhe shumë njerëz me respektojnë për shërbesën time. Por nëse nuk do t'i isha bindur Zotit në momentin që iu binda, unë mund ta kisha jetuar jetën time si mjek. Diskutimet rreth thirrjes së Perëndisë do të ishin dukur të parëndësishme dhe jo relevante.

    Në rrethin e kolegëve të mi mjekë në spitale të ndryshme, mendimi për tu bërë pastor do të ishte dukur qesharak. Do të më ishte dashur t'i them miqve të mi: Më lejoni t'ju tregoj për një ide të çmendur që kam pasur një herë e një kohë. A e dini se dikur kam dashur të bëhem pastor? Kur ishim më të rinj, ishim super-frymërorë dhe jo-praktikë.

    A nuk keni takuar kurrë të rritur të cilët thoshin se në vitet e hershme ishin bërë gati për shërbesë pastorale? Në moshën e thyer ata përpiqen ta kompensojnë mosbindjen përmes fëmijëve të tyre.

    Njoh një burrë i cili përpiqej ta detyronte një nga fëmijët e tij të bëhej prift.

    Ai i tha të birit: Perëndia më thirri mua të bëhem prift, por unë nuk u bëra. Bëhu ti prift dhe unë do të të jap para dhe prona në mënyrë që mos të të mungojë asgjë. Në fund të jetës së tyre, ata kërkojnë dëshpërimisht të kompensojnë jetën e tyre të pa-pajtuar dhe të pa-përputhur me Perëndinë.

    I dashur mik, mund të të siguroj që sa më gjatë të ecësh në udhët e tua, aq më të largëta dhe jo-reale do të të duken urdhërimet e Perëndisë. Ka një arsye për proton-in.

    Proton, të bësh gjërat e para të parat, të shpëton prej mashtrimit. Perëndia do të kujdeset për ty dhe do të jetë me ty ndërsa ti ecën në vullnetin e Tij.

    2. Çdo gjë që nuk bëhet e para nuk mund të bëhet kurrë.

    Vonesa shpesh do të thotë anullim. Çdo gjë që nuk bëhet e para asnjëherë, nuk ka për t’u bërë. Unë nuk e kam ditur që vonesa në bërjen e diçkaje mund të të çojë në anullimin e saj.

    Njëherë kisha një udhëtim shërbese nga Londra në Nju Jork. Kisha planifikuar të shërbeja ne Merilend në mbrëmje. Për fat të keq, kisha një fluturim shumë herët nga Aeroporti i Hithrou-t në Londër në Amsterdam dhe prej aty do të lidhesha në fluturimin tjetër për Nju Jork. Disi nuk e besova kohën që pashë në biletë. Mendova është tepër herët dhe nuk ka mundësi të jetë kështu.

    Kur arrita në aeroport, për herë të parë në jetën time isha me vonese për kontrollin e biletës ose hipjes ne aeroplan. Isha njëzet minuta me vonesë për kontrollin e biletës. Isha shumë i zhgënjyer. Më duhej të prisja për aeroplanin tjetër për Amsterdam!

    Ju nuk mund të kapni aeroplanin e parë për Nju York por mund të merrni fluturimin tjetër më vonë, kështu më thanë. Në atë kohë kuptova, që do të arrija në kohë në Nju Jork dhe do të isha në kohë për të shkuar në Merilend. Kështu që thirra pastorin në Nju Jork dhe e njoftova se kur do të arrija dhe i tregova se duhet të shkonim shpejt me makinë në Merilend. E sigurova se ishim në kohë dhe se programi do të zhvillohej në kohë pavarësisht vonesës së vogël.

    Në Amsterdam, hipa plot siguri në aeroplanin për Nju Jork, duke ditur se do nisej së shpejti dhe unë do të isha rrugës. Pas pak, hodha vështrimin jashtë dritares dhe pashë njerëz që po spërkatnin krahët e aeroplanit. Më pas u dëgjua njoftimi: ka aq shumë akull në motor, saqë nuk ka siguri për nisje. Do të na duhet një orë për të shkrirë akullin. Ju lutemi bëni durim.

    Bëra edhe një llogaritje tjetër dhe ende u ndieva se mund t'ia dilja të shkoja në Merilend për programin. E gjithë kisha do të më priste. Ata më kishin pritur prej shumë javësh. Për fat të keq, nuk do të ndodhte kështu.

    Pasi problemi i akullit u zgjidh, një tjetër problem na doli përpara, gjë që solli vonesa të mëtejshme. Këtë herë na thanë se tualetet e aeroplanit ishin prishur dhe u duhej t'i rregullonin. Kurrë më parë nuk kisha parë tualete aeroplani të prishura, dhe kjo tani po ndodhte para syve të mi! U deshën edhe dy orë përpara se të bëheshim gati për ngritje.

    U ula në ankth ndërsa minutat fluturonin, duke imagjinuar se sa njerëz mund të ishin mbledhur për programin. Më në fund, më duhej ta pranoja se programi do të anullohej pasi unë nuk mund të arrija në kohë. Ashtu ulur në ndenjësen e aeroplanit, reflektova se si një vonesë prej njëzet minutash në Londër kishte anulluar gjithë programin tim.

    Në këto çaste Zoti më foli: A e sheh se vonesa mund të sjellë anullim?

    Zoti më tregoi se vonesa në bindje ndaj Fjalës së Tij mund të sjellë për pasojë që unë të mos e bëj kurrë vullnetin e Tij! Zoti më tregoi se Ai më kishte lejuar ta kaloj këtë eksperiencë, në mënyrë që të mësoja se vonesa në bërjen e vullnetit të Tij disa herë mund të më çojë në atë pikë që të mos e bëj kurrë atë.

    Shumë persona që dëshirojnë t'i binden Perëndisë, kurrë nuk do t'ia arrijnë të binden pasi ata vendosin gjërat e gabuara të parat. Martesa e tyre, gradat shkencore, udhëtimi pesë vjeçar jashtë shtetit, etj, vijnë përpara bindjes ndaj Zotit. Bindja ndaj Perëndisë, të cilën e vënë në plan të dytë, kurrë nuk ndodh.

    Kam vënë re me trishtim se si persona

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1