Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Në hapat e jezusit
Në hapat e jezusit
Në hapat e jezusit
Ebook139 pages2 hours

Në hapat e jezusit

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta ishte çfarë u tha Jezusi në një situatë të caktuar, atyre që ishin afër Tij.Megjithatë, më e zakonshmja në ditët e sotme është një shoqëri e përbërë nga njrëz në mëshirë të fatit dhe pa drejtim, duke ecur përçart, në një kërRim të vazhdueshëm të një shtegu që është e pamundur të gjendet, përveçse në vetë Jezusin.'Në hapat e Jezusit' është një libër i këndshëm në të lexuar, ashtu siç janë të këndshme mësimet e tij. I buRur, i lehtë në të Ruptuar është një nga tekstet më të bukura dhe të kërkuara në tregun e botimeve braziliane, duke pasur tashmë botime në gjuhë të tjera që arrin shumën e mbi pesëmbëdhjetë miljon kopje të shitura. Lexojeni, duajeni dhe mësoni të ecni në hapat e Jezusit.
LanguageGjuha shqipe
PublisherUnipro
Release dateMar 15, 2018
ISBN9788571408456
Në hapat e jezusit

Related to Në hapat e jezusit

Related ebooks

Reviews for Në hapat e jezusit

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Në hapat e jezusit - Edir Macedo

    MACEDO

    ORIGJINA E KAOSIT.

    "NË FILLIM PERËNDIA KRIJOI QIEJT DHE TOKËN.

    TOKA ISHTE PA TRAJTË, E ZBRAZËT DHE

    ERRËSIRA MBULONTE SIPËRFAQEN E HUMNERËS;

    DHE FRYMA E PERËNDISË FLUTURONTE MBI

    SIPËRFAQEN E UJËRAVE."(ZANAFILLA 1:1-2)

    Dëshira jonë më e madhe është të sjellim dritë përmes këtij libri mbi origjinën e arsyes pse shumë njerëz vuajnë dhe bëjnë të tjerët të vuajnë në këtë botë të vjetëruar, gjithashtu të tregojmë rrugëzgjidhjen për disa lloje problemesh që njerëzit kalojnë. Për më tepër të zgjojmë besimin e lexuesit derisa ai të mund të marrë pjesë në gjithçka që i takon me të drejtë para Perëndisë Atë. Nëpërmjet Jezus Krishtit dhe punës së favorit të Frymës së Shenjtë.

    Mund të shohim në dy vargjet e para të librit të Zbulesës mbi krijimin një gjë që në pamje të parë duket diçka kondradiktore, në fillim, thuhet se Perëndia krijoi qiejt dhe tokën dhe menjëherë pas kësaj, që toka ishte pa trajtë, e zbrazët. Por si mund ta kuptojmë që Zoti krijoi diçka pa formë dhe boshe? Dhe në qoftë se ai e bëri këtë, pse? Cili është qëllimi?

    Në fakt, kur Perëndia në fillim krijoi qiejt dhe tokën, ata ishin aq të përsosur sa ç’është Ai vetë. Kjo është shumë e qartë, duke qenë puna e duarve të Tij, asgjë nuk mund të dilte me gabime apo defekte, duke pasur parasysh se ai është Perëndi dhe jo njeri. Për të nuk ka kufizime, për shkak se është i plotfuqishëm, i gjithëdijshëm dhe i kudondodhur "…sepse vetëm emri i Tij përlëvdohet. Lavdia e Tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë."

    Kurrë nuk mund të gjejmë ndonjë papërsosmëri sepse është e shkruar:

    "Kush i ka matur ujërat me gropën e dorës, kush ka marrë përmasat e qiellit me pëllëmbë, kush ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë apo ka peshuar malet me një peshore dhe kodrat e tyre me një kandar?

    Kush i ka marrë përmasat e Frymës së Zotit, ose si këshilltari i tij i ka dhënë mësime? Me kë është konsultuar, që t`i jepte mend, t`i mësonte shtegun e drejtësisë, t`i jepte dituri dhe t`i tregonte rrugën e arsyes?

    Ja, kombet janë si një pikë ujë në një kovë, konsiderohen si pluhuri i një peshoreje; ja, ai i ngre ishujt si të ishin një send shumë i vogël.

    Libani nuk do të mjaftonte për të siguruar lëndën djegëse që i duhet zjarrit, as kafshët e tij nuk do të mjaftonin për olokaustin.

    Të gjitha kombet janë si një hiç para tij dhe konsiderohen prej tij si një hiç dhe një kotësi. Kujt dëshironi t`i përngjajë Perëndia dhe çfarë figure do t`i vinit përballë?

    Isaia 40:12-18

    E gjitha kjo tregon vetëm një pjesë të vogël se kush është Zoti. Mendja jonë kurrë nuk do të mund të perceptojë gjithë madhështinë e Tij, fuqinë dhe lavdinë e Tij sepse jemi shumë të kufizuar. Kjo është arsyeja pse ne me të vërtetë besojmë se, kur Ai krijoi qiejt dhe tokën, ata ishin të përsosur ashtu siç është Ai.

    Kur ndodhi ajo që thuhet në vargun e dytë të Zanafillës tashmë kishin kaluar miliona e miliona vite dhe në këtë kohë ka ndodhur rënia e Luciferit, gjë që Ezekieli e përshkruan me shumë saktësi

    Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thënë: Bir njeriu ngri një vajtim për mbretin e Tiros dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ti ishe vula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria.

    Ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë; ishte mbuluar me lloj lloj gurësh të çmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve të tua dhe i flauteve të tua u përgatit për ty ditën që ti u krijove.

    Ti ishe një kerubin i vajosur, një mbrojtës. Unë të kisha vënë në malin e shenjtë të Perëndisë dhe ti ecje në mes gurësh zjarri.

    Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja.

    Nga shkaku i bollëkut të tregtisë sate, u mbushe me dhunë dhe mëkatove; prandaj të kam përzënë si një profan nga mali i Perëndisë dhe të kam shkatërruar, o kerubin mbrojtës në mes gurësh zjarri.

    Zemra jote ishte ngritur për bukurinë tënde; ke korruptuar diturinë tënde për shkak të shkëlqimit tënd. Unë po të hedh për tokë, po të vë përpara mbretërve, me qëllim që të të shohin.

    Në morinë e paudhësive të tua, me ligësinë e tregtisë sate ke përdhosur shenjtëroret e tua. Prandaj nxora nga mesi yt një zjarr që të ka gllabëruar, dhe të kam katandisur në hi mbi tokë përpara syve të atyre që të shikonin.

    Ezekieli 28:11-19

    I gjithë ky pasazh i rënies së Luciferit (që do të thotë plot me dritë ) ka ndodhur në mes të dy vargjeve të para të Zanafillës dhe siç e përshkruan profeti Ezekiel. Ai u lëshua mbi tokë duke krijuar në këtë planet kaosin total, që është: Toka u bë pa formë dhe boshe.

    Vër re lexues, në vargun e dytë Moisiu nuk aludon që qiejt ishin pa formë dhe bosh por vetëm toka, kjo për shkak se qiejt e kishin dëbuar kerubinin rebel dhe gjithashtu të gjithë ndjekësit e tij të cilët u kthyen në djaj (ai që ndan) dhe në demonët e tij. Kjo është aryeja pse qiejt vazhduan ashtu siç ishin krijuar dhe vetëm toka u transformua.

    Çfarë i ndodhi tokës, i ndodhi gjithashtu njeriut. Bibla e përshkruan kështu krijimin e tij.

    Pastaj Perëndia tha:

    Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe. Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.

    Zanafilla 1:26-27

    Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.

    Zanafilla 2:7

    Ashtu siç toka u krijua e përkryer edhe njeriu gjithashtu. Adami nuk kishte asnjë mangësi dhe aq më pak nuk vuante nga asnjë sëmundje. Jo, Ai u krijua në imazhin dhe në ngjashmëri me Shumë të Lartin dhe ishte i përkryer në çdo gjë. Ashtu siç Satani (fjala do të thotë në hebraisht armik) hyri në tokë dhe e ktheu pa formë dhe boshe, gjithashtu hyri edhe në jetën e Adamit dhe Evës. Tinëz i manipuloi në një mënyrë të tillë saqë ata ndaluan së dëgjuari Fjalën e Zotit për të dëgjuar fjalën e Satanit.

    Kështu filloi tragjedia më e madhe e njerëzimit, kaosi dhe zbrazëtia e tij, sepse njeriu duke u larguar nga nënshtimi ndaj Zotit, si rrjedhojë iu nënshtrua Satanit. Tani, Zoti është dritë, rregull e disiplinë dhe me Atë nuk mund të bashkëjetojnë gabimet, mëkatet dhe errësira. Për këtë arsye Ai ishte i detyruar të bënte me njeriun atë që bëri me Luciferin: Ta dëbonte nga prezenca e Tij.

    Natyra bashkëpunonte me njeriun deri atëherë sepse njeriut nuk i duhej të djersiste që të nxirrte frytin e tokës, por përkundrazi, toka me mirësi prodhonte gjithçka kishin nevojë për jetesën e tyre, sepse Njeriu dhe Toka ishin në harmoni për shkak se ishin krijuar nga i njëjti Krijues. Pas rebelimit pati revoltë nga ana e saj kundër njeriut sepse ky i fundit u rebelua ndaj Zotit. Sot shohim sa shumë njeriu lufton për të nxjerrë nga toka bukën e tij të përditshme, shumë herë pa patur sukses për këtë arsye shpesh është skllavëruar nga uria, mjerimi dhe fatkeqësia.

    E pafuqishme, fetare në formë, shkencore, nga ana kulturore, bota është e dominuar nga principet djallëzore. Poshtë pamjes së saj mashtuese ka një kazan përvëlues ambiciesh kombëtare dhe ndërkombëtare, rivalitete tregtare, lot të fshehur pas një buzëqeshje.

    Satani dhe hirearkia e tij e qenieve shpirtërore të së keqes (Danieli 10:13, Efesianëve 6:12) janë shkaktarët e padukshëm dhe shkaku real i etjes për pushtet dhe i zgjuarsisë keqbërëse të diktatorëve dhe të të gjithë atyre që kërkojnë dhe përdorin pushtetin tokësor për të keqen. Këta janë udhëheqësit e dukshëm. Luftërat dhe konfliktet e vazhdueshme, që shkaktojnë vdekje, duke derdhur gjak të pafajshëm dhe dhuna ekstreme janë pasojat e pashmangshme.

    Në kategorinë e organizimit satanik, Satani dominon mbi frymërat e rëna që e ndoqën në rebelimin e tij fillestar. Autoriteti i tij është padyshim një atribut që ai e ka deleguar tek shërbëtorët e tij.

    Këto frymëra kur vendosën ta ndjekin atë, janë përfshirë në mënyrë të pashpresë në ligësi dhe të braktisur në gabime, në vend që t’i qëndronin besnik Krijuesit të tyre. Kështuqë janë plotësisht dakort me princin e tyre dhe i shërbejnë vullnetarisht në detyra dhe pozita të ndryshme në një mbretëri shumë të organizuar (Mateu 12:25) Vendimi i tyre fillestar i lidhi përgjithmonë me programin e tij të mashtrimit dhe me dënimin e pashmangshëm.

    Edhe pse njohja e Satanit është mprehtësi dhe e mbinatyrshme, nuk është një njohje e shenjtë dhe që do na shpëtojë. Demonët e tij besojnë dhe dridhen (Jakobi 2:19) por duke qenë të rrënjosur në ligësi kurrë nuk kërkojnë falje dhe pastërti. Ata kanë një njohuri shumë të thellë që Jezusi është Zoti i botës shirtërore por rrëfimi i tyre nuk përbën një rrëfim shpëtues apo ndonjë përulje të vullnetshme. Ata e respektojnë Krishtin (Marku 3:11) por ky respekt nuk vjen nga dashuria për bashkësi të shenjtë më Të por thjeshtë nga prirja e një qenie inferiore ndaj një superiore, me urrejtje dhe pakënaqësi.

    Veprat e të demonizuarve tregojnë që demonët që i posedojnë ata kanë në disa raste si qëllim kenaqësinë sensuale dhe përdorin çdo lloj papastërtie. Kjo gjë mund të shpjegojë dëshirën e të poseiduarve, që të jetojnë më të shumtën e kohës të zhveshur, kanë mendime të shthurura (Luka 8:27) dhe frekuentojnë vende të papastra si varrezat.

    Natyra e veseve dhe e ndyrë e demonëve u manifestua në dëshirën që kishin për të hyrë tek derrat (Marku 5:12) dhe në aktivitetin e tyre në shpalljen e një shoqërie të dashurisë së lirë por shkatërrimin moral të një shoqërie të komanduar (Romakëve 1:12)

    Përkrah zgjuarsisë së tyre të mbinatyrshme dhe veseve të tyre, demonët poseidojnë një forcë të hijeve. Kanë fuqi mbi trupin njerëzor për të shkaktuar:

    •Memecëri (Mateu 9: 32-33)

    •Verbëri (Mateu 12:22)

    •Çmenduri (Luka 8:26)

    •Fiksime vetëvrasje (Marku 9:22 )

    •Sëmundje fizike (Marku 9:18)

    •Deformime të ndryshme fizike (Luka 13:11-17)

    •Nuk ka arsye të mendojmë që djalli dhe demonët e tij kanë ndaluar së vepruari sot ashtu siç vepronin në ditët e apostujve. Apostulli Gjon

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1