You are on page 1of 15

REPUBLIKA E SHQIPERISE Universiteti Bujqesor i Tiranes

Fakulteti i Ekonomise & Agrobiznesit

DETYRE
n

KURSI

MANAXHIM TURIZMI
Tema:

Firmat Turistike dhe Organizimi i Produktit Turistik

Punoi Gazmend Dervishi

Pranoi

Tirane, 2012

Pjesa e pare

I.Firmat Turistike
1.Hyrje 2.Veprimtaria e firmave turistike
3.Subjektet dhe fusha e zbatimit

4.Aktivitet Operator Turistik dhe Agjenci Turistike 5.Klasifikimi i firmave turistike


6.Funksioni i firmave turistike

Pjesa e dyte I.Organizimi i Produktit Turistik


1.Hyrje 2.Kuptimi dhe krijimi i prouktit turistik 3.Cmimi i produktit turistik 4.Shperndarja e produktit turistik 5.Nxitja e shitjeve 6.Promocioni ne turizem 7.Reklamat

III. Literatura

Firmat Turistike
1. Hyrje

Qe nga fillimi, agjencite e para te udhetimit u ngriten si faktor ndermjetes ne udhetim, ne fillim ato quheshin agjenci udhetimi. Me vone pervec udhetimit, ato morren edhe funksionin e organizimit dhe qendrimit te turisteve dhe u perceptuan si agjenci turistike. Akademia Nderkombetare e Turizmit ne Monte Carlo perkufizon agjencine turistike si nje organizate tregtare, e cila ka per qellim te: - te angazhohet ne aktivitete qe perfshijne, transportin hotelerine dhe veprimtari te tjera turistike te organizojne me cmime te arsyeshme udhetime individuale apo ne grup sipas programit te pergatitur nga agjencia apo sipas programit te pergatitur nga ana e konsumatorit. Agjencia e pare e udhetimit ne Evrope u krijua nga Thomas Cook ne 1841. Ne vitin 1856, ajo organizoi nje udhetim ne Evrope, dhe ne vitin 1869 - ne Egjipt. Ne vitin 1872, agjencia e T. Cook organizoi udhetimin e pare neper bote. Aktualisht, agjencia turistike Cook and Son ka me shume se 400 filiale ne mbare boten. Ne SHBA, agjencia e pare e udhetimit u themelua ne 1840 nga Henry Wells nen emrin American Express Company. Sot ajo eshte rritur aq shume sa qe tani ka rreth 300 dege ne mbi 40 vende. Ne Gjermani, agjencia e pare e udhetimit eshte themeluar nga Karl Stanga ne vitin 1869, ne France - ne vitin 1874 nen emrin Lubih ne Itali - ne 1876 etj. Ne Shiperi agjencite e para turistike u shfaqen pas viteve `90

2. Veprimtaria e firmave turistike


Ligji rregullon turizmin si nje grup aktivitetesh te veanta ekonomike, udhetime, pjesemarrje ne ngjarje kulturore, forume dhe me shume. Keto aktivitete zhvillohen ne vende turistike dhe synojne krijimin, ofrerten, shitjen dhe konsumin e mallrave dhe sherbimeve qe formojne produktin turistik.
Sipermarrje turistike eshte veprimtaria turistike qe ushtrohet nga persona fizike a juridike te tilla si: Hotel, fshat turistik, kompleks turistik, njesi te tjera akomuduese, agjenci udhetimi, operator turistik, agjenci ne terren, transport te turisteve, prodhim ose shitje me pakice te suvenireve apo punime artizanale, pika te terheqjes se vizitoreve, sporte ujore ose ndonje biznes tjeter.

Aktiviteti i turizmit eshte klasifikuar si: Aktivitet Operator Turistik dhe Agjenci Turistike Hoteleri dhe Restoranteri Ofrimi i sherbimeve shtese turistike

3. Subjektet dhe fusha e zbatimit

1.Personat juridike dhe fizike, vendas dhe te huaj, e zhvillojne veprimtarine turistike brenda territorit te Republikes se Shqiperise, ne perputhje me kete ligj dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij, si dhe me dispozitat e marreveshjeve nderkombetare, ku Republika e Shqiperise eshte pale. 2. Personat juridike dhe fizike, qe zhvillojne veprimtari turistike biznesi, ne baza kontraktuale, jashte territorit te Republikes se Shqiperise, veprojne ne perputhje me dispozitat e ketij ligji dhe te akteve nenligjore ne zbatim te tij per turizmin, per sa kohe qe ato nuk bien ne kundershtim me ligjin e vendit ku zhvillohen.

4. Aktivitet Operator Turistik dhe Agjenci Turistike


Agjencite e udhetimit mund te klasifikohen sipas kritereve te ndryshme. Ne varesi te cilave aktivitete eshte karakteristike dhe agjencite e udhetimit mbizoteruese mund te ndahen ne dy grupe te veanta. 1.Operator turistik 2.Agjent turistik
1.Operator turistik eshte nje person qe zakonisht ose rregullisht, kundrejt nje mimi, ne menyre te drejtperdrejte ose me ndermjetes, organizon udhetime ose paketa udhetimesh per publikun, te cilat perfshijne dy ose me shume nga sherbimet e meposhtme: a) udhetime me shoqerues; b) akomodim; c) argetim; ) transport. Operator turistik hyres eshte agjent terreni. Operator turistik i jashtem eshte nje operator turistik, qe ofron sherbimet e pershkruara ne perkufizimin operator turistik, por me destinacion jashte territorit te Republikes se Shqiperise.

1.2.Agjent turistik eshte personi qe, zakonisht ose rregullisht, merr persiper t'u siguroje personave te
tjere, kundrejt nje mimi, nje ose disa sherbime te veanta, qe mundesojne nje udhetim turistik ose qendrim te perkohshem. Keto sherbime perfshijne, por qe nuk kufizohen ne:

a) shitjen e paketave te udhetimit ne emer te operatoreve te udhetimit vendas ose nderkombetare; b) pergatitjen e dokumenteve te udhetimit, ne perputhje me rregulloren ne fuqi; c) pergatitjen per transportin dhe/ose akomodimin e udhetareve

Agjent terreni eshte personi qe pergatit sherbime turistike per klientet e nje operatori turistik ose te

organizatoreve te tjere, vendi i ushtrimit te biznesit te te cileve eshte jashte Republikes se Shqiperise. Ky term vlen, gjithashtu, edhe per operatore turistike hyres.

5. Klasifikimi i firmave turistike


Klasifikimi i firmave turistike mund te behet nga natyra e tregtise se tyre. 1.Tregtaret me shumice. Ata jane identifikohen zakonisht me operatoret turistik tipik, dhe shesin prodhimet e tyre nepermjet ndermjetesve. Sepse ato nuk kane kontakt direkt me konsumatoret. 2.Shitesit me pakice. Ata shesin vetem udhetime te organizuara nga operatoret turistike, si dhe shkembejne llojet individuale me sherbime te huaja. Sipas natyrs se ketyre aktiviteteve ata jane agjente tipik. Midis tyre mund te ndahen disa variante. Veanerisht me te zakonshme jane ato qe merren ekskluzivisht ose kryesisht me shitjen e biletave te transportit dhe biletave te kompanive ajrore. Ata jane te apo te pa licencuar nga linjat ajrore te medha dhe operatoret turistike e medhenj. 3.Agjenci turistike te kombinuara. Keto agjenci udhetimi prodhojne produktet e tyre, disa nga te cilat i shesin vete dhe pjesen tjeter nga shitesit me pakice. Ato mund te vendosin ose jo kontakt me konsumatoret. Ky grup eshte karakterizuar nga natyra shumedimensional dhe komplekse e aktiviteteve. Ne baze te ketij klasifikimi eshte edhe mungesa e kontaktit te drejtperdrejte ndermjet klientit dhe firmes gjate shit-blerjes se produktit apo sherbimit. Klasifikimi mund te kryhet edhe ne varesi te vellimit te veprimtarise Agjencite turistike mund te jene: 1.Te vogla - ne pjesen me te madhe ato kryejne ndermjetesim, por ne vitet e fundit eshte rritur numri i atyre qe organizojne udhetime me nje mim total. Ato jane firma te vogla me rreth 5 persona dhe nje xhiro te vogel vjetore. 2.Agjenci turistike mesatare- shpesh me veprimtari te perzier. Keto perfshijne numrin me te madh te kompanive qe kane autobuset e tyre apo mjete te tjera udhetimi. Ndonjehere hapin dege apo zyra perfaqesimi. Realizojne xhiro vjetore te larte dhe kane nje mesatare prej 20 30 punonjesish. 3.Agjenci truistike te medha- ato nga ana tyre jane te ndare ne dy nen-grupe: - me veprimtari mbizoteruese organizative - me veprimtari mbizotruese ndermjetsuese Te parat operojne ne pergjithesi ne fushen e udhetimeve me linja ajrore

6. Funksioni i firmave turistike


Firmat turistike kryejne tri funksione kryesore: informativ, organizativ dhe ndermjetesues.

1.Funksioni Informativ - ky funksion kryhet falas dhe konsiston ne informimin e konsumatoreve te te gjitha udhetimeve alternative qe mund t`i interesojne atyre dhe per t'u dhene atyre nje zgjedhje. 2.Funksioni organizativ - Kompania ofron trajnime teknike dhe organizimin e udhetimit, gjithashtu merret me sherbimet e paguara porositja e transportit, rezervimi i vendeve ne hotel etj 3.Funksioni ndermjetesues - thelbi i ketij funksioni eshte qe te organizoje kontakte midis konsumatoreve dhe pronareve te hoteleve, restoranteve dhe transportit. Ne perputhje me keto te treja dallojme dy lloje veprimtarish te firmave turistike - kryesore dhe plotesuese. Veprimtaria kryesore: ndermjetesimi ne shitjen e biletave dhe rezervimi i vendeve per te gjithe llojet e transportit; prenotimi i vendeve ne hotele dhe ne cdo vend tjeter akomoduese; porositja e sherbimeve nga agjenci te tjera turistike realizimi shitjeve dhe realizimi sherbimeve dhe udhetimeve te kombinuara te tipit forfait duke perfshire gamen e sherbimeve te meposhtme transporti, akomodimi, ushqimi, ekskursione, vizita ne ambjente sportive, etj pune me delegim si perfaqesues i agjensive te tjera kombetare ose te huaja me kerkesen e tyre ose ne emer te tyre. Duke siguruar te gjitha sherbimet e nevojshme per aktivitetet e tyre. Veprimtaria plotesuese: dhenia falas e infrmacionit turistik dhe shperndarja e materialeve promovuese - shitja e udhezuesve, harta, oraret, etj; kembim valutor dhe shitja e ceqeve te udhetareve marrja dhe dergesa e bagazheve ne adresen e caktuar formimi i policave te sigurimit ne rastet e humbjes apo demtimit te bagazhit ose te ndonje rast fatkeqesie dhe aksidente te tjera dhenia e makinave me qera, porosia e fluturimeve carter, apo mjeteve te tjera transporti Roli i agjencive turistike ne kuptimin me te gjere eshte qe t`u siguroje turisteve dhe t`u ofroje mjete per udhetim, vendqendrim dhe rekreacion. Perkufizimi i "udhetimit" dhe "turizmit" mund te pranohet me kusht si sinonime, sepse, si udhetimi dhe turizmi presupozojne dhe kerkojne te njejtat sherbime per mbeshtetjen dhe organizimin.e tyre. Agjencite e udhetimit mund te identifikohen dhe te karakterizojne 2 grupe kryesore- kryesoret apo tipiket, sepse kane karakteristikat e veprimtarive organizative dhe ndermjetesuese; plotesuese apo

shoqeruese te cilat shoqerojne dhe plotesojne kryesoret. Ndermjetesimi i nje agjencie udhetimi, nga ana tjeter, ka dy forma te veanta te shfaqjes: - Ndermjetesim tipik - kur firmat hyjne ne treg duke shitur me pakice produktet e nje kompanie tjeter (furnizuesit) ose vepron si agjent per ndermarrjet dhe institucionet jashte sektorit te turizmit te tilla si bankat, kompanite e sigurimeve dhe te tjere, duke i siguruar oferta te gatshme dhe produkte te cilat kenaqin nevojat e tyre. - Krijimin e nje produkti te tyre ne formen e sherbimeve te veanta - sherbime keshilluese, informuese, zhvillim eskursionesh. Ne kete rast, ndermjetesimi eshte nje funksion tipik i prodhimit dhe eshte kryer ne menyre indirekte. Funksionet plotesuse ose shoqeruese te agjencive turistike nuk identifikojne thelbin, por me teper kane karakteristikat e veprimtarive te tjera brenda ose jashte sferes se turizmit. Aktiviteti kryesor i agjencive turistike mund te definohet si nje manifestim konkret i funksionit te prodhimit te agjencive. Ne menyre te pergjithshme funksioni i prodhimit perfshin planifikimin, pergatitjen dhe mbajtjen e udhetimit individual ose ne grup me nje mim te perbashket.

Organizimi i Produktit Turistik


1. Hyrje
Studimi i produktit turistik perben nje element te rendesishem te ekonomise se turizmit dhe si I tille perben nje motivper studiuesit e fushes se turizmit, te cileti kane kushtuar nje vemendje te vecante ketij produktine saje te specifikave te tij dhe te perberjes strukturore te ndryshueshme.

Produkti turistik eshte nje produkt me natyre krejt te vecante, fleksibel, qe rrjedh nga bashkeekzistenca ne te te elementeve te ndryshem, te cilet te lidhur ngushte me njeri-tjetrin japin nje produkt tregtar final. Pra produkti turistik rezulton nje produkt kompleks qe nuk mund te shitet me nje operacion te vetem, por duke maree prej tij gradualisht sherbimet e ndryshme perberese te paketes produkt turistik

2. Kuptimi dhe krijimi i produktit turistik.


Produkti turistik eshte nje permbledhje e te mirave materiale dhe sherbimeve, qe plotesojne kerkesen e turisteve gjate udhetimit dhe qendrimit te tyre per nje kohe te caktuar larg vendbanimit te perhershem. Te formosh produktin nuk do te thote gje tjeter vecse ti vesh be maredhenie te harmonizuar dhe funksionale produktet e ndryshme te vecanta duke krijuar keshtu nje produkt final Ky produkt final eshte gjithnje e paperfunduar ne dallim me te gjitha produktet e tjera te cilat, sipas perdorimit te tyre ne nje menyre te caktuar, jane finale. Ai i nenshtrohet vazhdimisht plotesimit nga nan e konsumatorit turistik, nevojat e te cilit nuk mund te plotesohen vetem nje here me nje lloj sherbimi apo me blerjen e nje produki te vetem. Konsumatori turistik qe nga momenti kur merr vendimin qe te shfrytezoje kohen e lire ne menyre turistike dhe deri ne momentin e fundit te plotesimit te nevojave turistike, pra deri ne momentin e kthimit ne vendbanimin e tij te perhershem, e formon vete produktin personal turistik. Konsumatori Prodhuesi

Nevojat Karkteristikat

Produkti

Cilesia Perfitimi i pritshem (Funksional, social Psikologjik) Sherbimet (teknike, funksionale, simbolike) KONCEPTI I PRODUKTIT

I pare nga pikpamja e e turistit produkti turistik percaktohet nga nevojat turistike, pra ai perfshin te mira materiale dhe sherbime te ndryshme ne funksion te plotesimit te nevojave turistike te bleresve. Ndersa nga pozitat e bartesve te ofertes turistike produkti turistik duhet te jete i produkt qe keta nxjerrin ne tregun turistik. Keshtu, i pare nga kendveshtime te ndryshme produkti turistik mund te perceptohet ne forma e ndryshme. Ashtu sic shihet dhe nga skema e dhene dhe me larte, menyra e konceptimit te produktit turistik

nga prodhuesi ndryshon nga ajo e perceptuar sipas konsumatori.

3. Cmimi i produktit turistik


Cmimi eshte elementi dytesor i rendesishem i marketingut mix. Cmimi nenkupton shumen e te hollave qe konsumatoret duhet te paguajne per te marre produktin, ose sherbimin. Ne percaktimin e cmimit, nje firme eshte e domosdoshme te marre parasysh shume faktore si: koston aktuale per prodhim koston aktuale te shperndarjes se produktit apo shebimit dobia aktuale nga produkti, (dmth kenaqesia qe mund te provoje konsumatori nga konsumimi i atij produkti ose sherbimi Cmimin e produkteve dhe sherbimeve te ngjashme te ofruara nga konkurentet Ne te njejten kohe strategjia cmimit duhet ti drejthet segmenteve te vecanta te tregut, per te cilet eshte percaktuar ky produkt. Klientet duhet te binden qe cmimi perfaqeson vleren e vertete te paketes turistike. Agjencite e udhetimeve turistikerealizojne fitim nepermjet perqindjes qe cdo operator turistik i jep agjencise per cdo pakete te shitur. Kjo perqindje quhet komision. Ne rastin kur agjencia turistike favorizon me dashje nje operator turistik dhe jo te tjeret, kjo duke shitur me shume paketa turistike te tij, atehere ky operator pervec komisionit i jep agjencise edhe superkomisionin 1%. Nga ana tjeter, agjencia agjencia turistike per klientet e saj te perhershem aplikon ulje cmimesh, te cilen e realizon duke ndare me klientin komisionin, apo superkomisionin. Ulje cmimesh agjencia aplikon edhe ne rastin e promivimit te paketave turistike. P.sh jashte pikut te sezonit per udhetime pushimi ng shtatori deri ne maj , firmat bejne zbritje ne cmimet e biletave. Cmimi i produktit turistik duhet te mbuloje: shpenzimet e prodhimit dhe ato per sherbime te vecanta shpenzimet e shperndarjes, te promocionit si dhe shpenzimet e shitjes te ardhurat qe duhet te realizoje organizata turistike, ne menyre qe te riktheje kapitalian e vene ne dispozicion dhe te mund te realizoje nje teprice per riprodhimin e zgjeruar. Ne formimin e cmimit duhet te merren parasysh disa ligjshmeri sic jane ndikimi i konkurences, ndryshimi i kerkeses, etj.

4. Shperndarja e produktit turistik


Procesi i shperndarjes reflektohet ne kanalet e sheperndarjes dhe i referohet te gjitha veprimtarive te perfshira ne dergimin e mallrave, apo sherbimeve te konsumatorit. P.sh. Nje hotel pushimi qe i perket nje zinxhiri te madh mund t`i arrije konsumatoret ne disa rruge. Ne varsi te kanaleve te shperndarjes te vendosura nga departamenti marketing i hotelit, rezervimi mund te

behet ne shume menyra. Ketu perfshihet perdorimi i nje agjencie udhetimi, ose operatori turistik, telefonimi ne departamintin e rezervimeve ne hotel. Shitesit synojne te lokalizojne pikat e tyre te shperndarjes atje ku eshte e mundshme terheqja e konsumatoreve Kanalet e shperndarjes ne turizem jane : 1.Te drejtperdrejta 2.Jo te drejtperdrejta Shitjet e drejtperdrejta jane tipike per produktin turistik te ashtequajtur paraindustrial, kur levizjet e kufizuara turistike sjellin stabilitet ndermjet kerkeses dhe ofertes, ndermjet klienteve te ndermarrjes. Kjo menyre eshte e parapelqyer nga klientet, si dhe nga shitesit. Nga klientet eshte e pelqyer sepse: Lidhja e drejtperdrejte gjithmone ofron mundesi per kushte me te mira U jep klienteve mundesi per me shume kontroll mbi planet e udhetimit te tyre Blerja e drejtperdrjete shkurton kohen, kur plani i udhetimeve eshte i thjeshte. Per shitesin ka keto perparesi: Thjeshtesia, sepse shitja e drejtperdrejte e shkurton numrin e hapave ne nje transaksion. Mundesia e shitjeve shtese, sepse klientet mund te blejne pa e rezervuar me pare. Rritja e te ardhurave, sepse nuk paguan perqindje per ndermjetesit. Shitjet jo te drejtperdrejta realizohen nepermjet nje sistemi qe funsionon, kur nje ose me shume ndermjetes, pergatisin nje kanal per te cuar produktin turistik ne treg. Keto kanale perdoren me shume se kanalet e drejtperdrejta si pasoje e vecorive qe ka produkti turistik dhe konsumatori turistik. Ne shperndarjen e jo te drejtperdrejte turistike perfshihen firma qe kane cilesine e personit juridik, ose te personit fizik. Sistemi jo i drejtperdrejte i shperndarjes eshte kryesor ne industrine e udhetimeve dhe te turizmit. Shembull origjinal eshte blerja e nje bilete avioni nga nje agjent dhe jo drejtperdrejte nga kompania e udhetimeve ajrore.

5. Nxitja e shitjeve
Funksioni i shitjeve eshte funsioni me tipik i marketingut. Ai ka te beje me percaktimin e bleresve, hartimin e dhe realizimin e fushatave promovuese, per rritjen e veprimtarive te biznesit si dhe realizimin e fushatave promovuese, per rritjen e veprimtarive te biznesit si dhe me realizimin e shitjes. Shitja si funksion eshte dicka me teper se procesi i dorrezimit te te mirave dhe mbylljes se blerjes. Keshtu tregtaret harxhojne me shume kohe e perpjekje per percaktimin e bleresve te

mundshm dhe per menyren e terheqjes se tyre, se sa per menyren e shitjes dhe mbylljen e saj. Kjo eshte arsyeja pse firmat organizohen ne shtimin e vellimit te shitjeve te paketave turistikeduke iu referuar klienteve ekzistues. Funksioni i shitjes kerkon qe drejtuesit e ndermarrjeve vendimet ti marrin duke u mbeshtetur kryesisht ne parashikimet e kerkeses se konsumatoreve. Nga ana tjeter nuk ka shitje pa blerje, per pasoje, duke u vene ne rolin e bleresit duhen studiuar karakteristikat e produktit turistik, vendndodhjen dhe cmimet e tij dhe te behet krahasimi me produktet konkuruese. Blerja e paketave turistike nga nga klientet merr parasysh motivimin psikologjik te njerezve per blerjen e udhetimve turistike. Shume njerez preferojne te harxhojne parate e tyre ne nje udhetim turistik ne vend qe te blejne nje makine te dyte, te bjene nje shtepi te dyteapo ti depozitojne parate ne banka. Qellimeve te pergjithshme te udhetimit , si pushime, bizmesi etj. U shtohen edhe qellime te vecanta. Njerezit mund te udhetojne per te fituar prestigj, per te bere nje aventure, ose per te mesuar rreth kulturave te tjera. Shume te tjere udhetojne qe te permiresojne shendetin e tyre ose te kenaqin familjen apo miqte e tyre. Konsumatoret kane ne voje e deshire per nje trajtim te vecante , ku pozicioni i tyre ekonomik e shoqeror i jep rruge zgjidhjeve te tyre. Firmat qe mbullojne qellimet e bleresve mund te formojne produktin dhe promocionin e pershtatshem per ta. Ne kushte e nje trgu turistik te zhvilluar, produkti turistik nuk mund te shkoje ne cdo kohe drejtoerdrejt tek konsumatori. Kjo gje ndodh vetem ne rastet kur kemi monopol te ofertes turistike, ose kur tregu eshte i mbyllur ne kuader te nje tregu turistik lokal. Meqenese ne krijimin e ofertes turistike jane te rralla rastet kur kemi monopol te kesaj oferte, lind problemi per vendin dhe rolin e kanaleve te shperndarjes. Kanalet e shperndarjes ne turizem mundesojne dergimin e produktit turistik nga prodhuesi te konsumatori i fundit. Nxitja e cmimeve realizohet nepermjet: 1.Uljes se cmimeve, per te hequr kapcitetet e pashitura te udhetimeve, p.sh jepet nje dhome dyshe per nje person me cmimin e nje nje dhome teke 2.Produkte ekstra qe mund te ofrohen si produkt per shitje si psh 4 nete fjetje ne hotel me cmimin e tre neteve, ose dhenie e pijeve falas ne dite te caktuara, ekskursione qe mund te shtohen nga operatori turistik. 3.Sherbime shtese. Ketu mund te perfshihen sherbime me taksi nga aeroporti ne vende te caktuara, ose sherbime mireseardhjeje ne hotel. 4.Kuponat. Konsumatoret kur shohin dy produkte te ngjashme, blejne ate produkt qe ofron nje kupon. 5.Kuponat e zbritjes jane shpesh per terheqjen e turisteve ne periudha jashte sezonit turistik. 6.Konkurset. Shpesh Agjencite e udhetimit per te bere terheqese paketat e tyre te udhetimit organizojne konkurse, ku fituesit marrin nje cmim qe ofron organizata. 7.Dhuratat. Firmat mund te shperndajne dhurata qe mbajne emrin e saj, si bluza, gota, cakmak,

stilolaps, kapele, etj..

6. Promocioni ne turizem
Promocioni ne turizem perfshin disa veprimtari marketingu nga shitjet personale deri tek perpjekjet jo personale si reklama dhe publiciteti. Objektivi kryesor qe synon promocioni eshte arritja e nje fitimi te caktuar, ose zenia e nje pjese te tregut. Ne procesin e marrjes se mendimeve, specialisti i marketingut merr parasysh natyren e paketes se udhetimit si produkt i firmes. Meqenese produkti ne rastin tone ka shume konkurente, promocioni duhet ti jape bleresve arsyet pse ata duhet te zgjedhin kete pakete udhetimi ne krahasim me paketat e tjera qe ofrojne firmat e tjera. Klienteve iu duhet bere nje shpjegim vizual i paketes se udhetimit gje qe e ben me te prekshme dhe me te pelqyer nga ana e klientit. Konkretisht per cdo pakete udhetimi pergatitet: Postera me pamje piktoreske te vendit ku do te pushohet ose vizitohet Fletpalosje ku paraqiten veprimtarite dhe oraret + foto Kataloget e udhetimit Cd ose kaseta filmike qe shfaqen ne formen e reklames ne ambjentet e agjencive.

7. Reklamat
Agjensite e udhetimeve turistike hedhin ne treg ne menyre te vazhdueshmepaketat e udhetimeve turistike, por klientet dhe konsumatoret tane te ardhshem nuk i njohin vlerat dhe epersite e paketave tona turistike. Prej ketej del e nevojshme njohja e klientit me paketen turistike qe ne do ti ofrojme. Kjo realizohet nepermjet veprimtarise qe quhet reklame. Reklama sot perkufizohet si nje forme e paguar komunikimi qe u drejtohet shume njerezve, per t`u paraqitur atyre te mirat, sherbimet apo idete. Reklama realizohet ne disa rruge. Mesazhi reklamues mund te jete : i shkruar ne shtyp i degjuar i pare Reklama eshte nje forme jo personale promocioni me te cilen nje organizate perpiqet te binde dike per nje kendveshtrim te vecante dhe ne menyre te pavetedijshme ndikon ne menyren e te folurit dhe te menduarit te personit. Reklama eshte kudo rreth nesh. Kushtet e veprimit te saj jane: perpikmeria, korrektesia, sugjestioni, periodiciteti, koha e pershtatshme, perseritja. Mesazhi promovues nepermjet reklames duhet te garantoje: vemendje, te ngjalle interes, te krijoje deshire, te ftoje aksion. Reklamat jane:

Informuese Rikujtuese Krakasuese Bindese Institucionale Efektiviteti i komunikimit eshte i lidhur me proven se sa mundet te komunikoje reklama me shikuesin, apo degjuesin e saj. Kur reklma konsiderohet e mire, sepse ndikon ne anen psikologjike te konsumatorit, ajo hidhet ne treg. Me pas maten shitjet dhe sjelljet e konsumatoreve pas reklames dhe kjo eshte e barabarte me efektivitetin e reklames.

LITERATURA Albana Beqiri Agjencite turistike

Arjana Tahiri Faqja e Ministrise Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve http://www.mtkrs.gov.al/web/ Kerkime te ndryshme ne http://www.google.com

Abstrakt
Qe nga fillimi, agjencite e para te udhetimit u ngriten si faktor ndermjetes ne udhetim, ne fillim ato quheshin agjenci udhetimi. Me vone pervec udhetimit, ato morren edhe funksionin e organizimit dhe qendrimit te turisteve dhe u perceptuan si agjenci turistike.Aktiviteti i turizmit eshte klasifikuar si:

Aktivitet Operator Turistik dhe Agjenci Turistike

Hoteleri dhe Restoranteri Ofrimi i sherbimeve shtese turistike


1.Operator turistik eshte nje person qe zakonisht ose rregullisht, kundrejt nje mimi, ne menyre te drejtperdrejte ose me ndermjetes, organizon udhetime ose paketa udhetimesh per publikun, te cilat perfshijne dy ose me shume nga sherbimet e meposhtme: a) udhetime me shoqerues; b) akomodim; c) argetim; ) transport.

1.2.Agjent turistik eshte personi qe, zakonisht ose rregullisht, merr persiper t'u siguroje personave te tjere,
kundrejt nje mimi, nje ose disa sherbime te veanta, qe mundesojne nje udhetim turistik ose qendrim te perkohshem. Keto sherbime perfshijne, por qe nuk kufizohen ne: a) shitjen e paketave te udhetimit ne emer te operatoreve te udhetimit vendas ose nderkombetare; b) pergatitjen e dokumenteve te udhetimit, ne perputhje me rregulloren ne fuqi; c) pergatitjen per transportin dhe/ose akomodimin e udhetareve Funksioni i firmave turistike Firmat turistike kryejne tri funksione kryesore: informativ, organizativ dhe ndermjetesues.

1.Funksioni Informativ - ky funksion kryhet falas dhe konsiston ne informimin e konsumatoreve te te gjitha
udhetimeve alternative qe mund t`i interesojne atyre dhe per t'u dhene atyre nje zgjedhje.

2.Funksioni organizativ - Kompania ofron trajnime teknike dhe organizimin e udhetimit, gjithashtu merret me
sherbimet e paguara porositja e transportit, rezervimi i vendeve ne hotel etj

3.Funksioni ndermjetesues - thelbi i ketij funksioni eshte qe te organizoje kontakte midis konsumatoreve dhe
pronareve te hoteleve, restoranteve dhe transportit.

Kuptimi dhe krijimi i produktit turistik.


Produkti turistik eshte nje permbledhje e te mirave materiale dhe sherbimeve, qe plotesojne kerkesen e turisteve gjate udhetimit dhe qendrimit te tyre per nje kohe te caktuar larg vendbanimit te perhershem. Te formosh produktin nuk do te thote gje tjeter vecse ti vesh be maredhenie te harmonizuar dhe funksionale produktet e ndryshme te vecanta duke krijuar keshtu nje produkt final
Ky produkt final eshte gjithnje e paperfunduar ne dallim me te gjitha produktet e tjera te cilat, sipas perdorimit te tyre ne nje menyre te caktuar, jane finale. Ai i nenshtrohet vazhdimisht plotesimit nga nan e konsumatorit turistik, nevojat e te cilit nuk mund te plotesohen vetem nje here me nje lloj sherbimi apo me blerjen e nje produki te vetem. Konsumatori turistik qe nga momenti kur merr vendimin qe te shfrytezoje kohen e lire ne menyre turistike dhe deri ne momentin e fundit te plotesimit te nevojave turistike, pra deri ne momentin e kthimit ne vendbanimin e tij te perhershem, e formon vete produktin personal turistik.

You might also like