You are on page 1of 2

Fondacioni CNVP Shqiperi (Bashkojme Vlerat e Natyres me Njerezit) CNVP eshte organizate nderkombetare me qender ne Hague, Hollande kryesisht

aktive ne Ballkan ne shtetet si Kosove, Maqedoni dhe Shqiperi. Programet specifike te CNVP jane ne mbeshtetje te Sektorit te Pyjeve dhe Zhvillimit Rural ne Balkan dhe me gjere ne bashkepunim te ngushte me aktore te rendesishem ne sektorin e Pyjeve, si Ministrite perkatese, Organizata te Shoqerise Civile ne pyje dhe mjedis etj. Misioni CNVP eshte qe te permiresoje jeten e komuniteteve rurale duke ofruar sherbime cilesore ne sektorin e pyjeve, zhvillimin rural, ne ceshtjet e mjedisit dhe biomases per energji te rinovueshme, me qellim qe te rrise kapacitetet e aktoreve lokale per zhvillim te qendrueshem Sherbimet keshillimore specifike qe ofron CNVP bazohen ne ekspertizen dhe ne arritjet ne vite ne bashkepunim me partneret Sherbimet keshillimore kryesisht fokusohen ne: Menaxhimin e qendrueshem te Pyjeve dhe Kullotave Komunal (ku perfshihen menaxhimi ne shkalle te vogel, pyjet komunal, pylli i fermerit, pyje shumefunksionale, planifikimi strategjik, agropylltaria) Praktikat inovative per Menaxhimin e Pyjeve dhe Kullotave Komunal (pyje te fokusuara tek fermeret, perdorimi i duhur i teknologjive te hartografimit si GIS & GPS etj.) Perdorimi i qendrueshem i Pyjeve (forcimi i zinxhirit te vlerave per produktet pyjore dhe produktet e dyta te pyllit, mbeshtetje per zhvillimin e arrorreve etj) Qeverisja e Pyjeve (promovimi i qeverisjes se duhur, perdorimi racional, adresimi dhe lehtesimi bazuar ne praktika te dala nga terreni ne lidhje me permiresimin e politikave dhe legjislacionit ne funksion te zhvillimit te sektorit te Pyjeve

Promovimi i standarteve sipas politikave te BE (adresimi i sektorit te Pyjeve dhe Zhvillimi Rural) IDOS (Forcimi Organizativ & Zhvillimi Institucional) fokusuar ne: procese me gjithperfshirje, Advokaci & Lobim, Forcimi i Federatave Rajonale dhe Shoqatave te Perdoruesve te Pyjeve, Gender (Pershirja e grave ne sektorin e pyjeve Menaxhimi i Tokes Administrimi dhe planifikimi i territorit (adresimi dhe sigurimi i te drejtes se prones ne sektorin e pyjeve nepermjet hartografimit me pjesemarrje, regjistrimit te ketyre pasurive tek ZRPP, lidhjen e kontratave NJQV-perdorues per keto territore dhe strategjise se menaxhimit) Edukimi / Trajnimi masiv (transferimi i njohurive dhe aftesive ne sektorin e pyjeve dhe zhvillimin rural) Vizioni qe ka CNVP per zhvillimin e Pyjeve dhe menaxhimin e qendrueshme te burimeve natyrore ne dobi te komuniteteve rurale eshte shume largpames dhe koherent ne te njejten kohe. Ne deshirojme qe komunitetet rurale te jene ne gjendje te arrijne objektivat e tyre per zhvillim. Per kete ka shume rendesi menaxhimi i qendrueshem i Pyjeve dhe menaxhimi i kujdeshem i burimeve natyrore me qellim rritjen ne maksimum te produkteve dhe sherbimeve qe ofron ky sektor. Pyjet padiskutim jane nje asset i rendesishem ne zhvillimin ekonomik dhe ndikojne realisht ne jetesen rurale. Per me teper ne e shohim rolin e pyjeve ne nje aspect me te gjere se kaq. Vlerat dhe interesi social qe ato kane ne konservimin e biodiversitetit dhe rritjen e mireqenienes. Ajo cka duam te arrijme eshte pikersiht te bashkojme vlerat e natyres me njerezit. CNVP eshte e dedikuar ndjaj zhvillimit te qendrueshem te Pyjeve, burimeve natyrore, zonave rurale dhe ndaj partnereve me te cilet punojme. Inovacioni eshte nje vlere e patjetersueshme e keshilltareve te CNVP. Idete, njohurite per zhvillim, qasjet e reja jane nje element i rendesishem i asaj cka e ben punen e CNVP te suksesshme dhe konkuruese.

You might also like