You are on page 1of 6

Virtyte të larta njerëzore:

MIRENJOHJA E 5 BIJAVE TE ELEZ GASHIT,


“MËSUES I POPULLIT”…

Nga: Prof.as.Dr. MURAT GECAJ


publicist e studiues

1.
Mirënjohja është një ndër virtytet më të bukura e më fisnike të njeriut në këtë botë. Në
“Fjalorin e Shqipes së Sotme”(Tiranë, 1984, faqe 721), lexojmë këtë shpjegim për të: “Ndjenja që
ushqejmë për dikë, i cili na ka ndihmuar ose na ka bërë të mira, ndjenjë mirënjohëse”.
Për ta shprehur mirënjohjen, ka forma e mjete të ndryshme. Por, e rëndësishme është që kjo
cilësi ta shoqërojë cilindo gjatë tërë jetës. Në dukje, ndodkush mendon se për të kryer një akt
mirënjohjeje duhen shumë kohë e shpenzime etj. Sigurisht, pa u përdorur këto e të tjera udhë e

1
mjete, nuk mund të kryesh një akt mirënjohjeje. Por nuk është kjo thelbësorja. Pra, për njerëzit e
edukuar dhe të kulturuar mirënjohja nuk përmban si kryesore këta elementë. Përkundrazi, së pari
është të shmanget harresa. Kjo nënkupton që, kur dikush të bën një nder a të mirë ose të plotëson
një dëshirë, ti nuk duhet ta harrosh atë. Pra, në një farë mënyre, ta kuptosh me ndërgjegje se ti e ke
për detyrë që atij t’ia shprehesh mirënjohjen dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Por nuk është e
thënë që këtë shprehje ti ta shoqërosh me shpenzime të kota të kohës ose të mjeteve materiale, ose
ta publikosh atë si një meritë tënden etj. Përkundrazi, sa më thjeshtë e sa më natyrshëm ta bësh këtë
gjë, aq më mirë e më e bukur do të jetë sjellja jote.

Elez Gashi, “Mësues i Popullit”

Pasi bëra një hyrje të shkurtër, duke shprehur ndonjë mendim vetëm për temën e këtij
shkrimi, dëshiroj që rastin, për të cilin dëshiroj të shkruaj, ta bëj sa më të afërt për lexuesin. E them
që në fillim se ai përbën një shembull të bukur të fisnikërisë së pesë motrave malësore, të mos-
harresës së tyre dhe të shprehjes në një formë mjaft originale të mirënjohjes së tyre.
Po për çfarë flitet, në këtë rast mirënjohjeje dhe cila është përmbajtja e tij? I kërkoj ndjesë
lexuesit se atë do të kthehemi disa vjet më parë dhe se do të tregoj ndonjë episod, i cili kryesisht
është vetjak. Por, në të njëjtën kohë, kam bindjen se ato dëshmojnë shumë dhe flasin qartë se sa e
gjërë dhe e thellë është ndërgjegja dhe vetëdija e pastër e njerëzve tanë. Pra, ata dinë të vlerësojnë
mirë vetën e tjetrin, kuptojnë përgjegjësinë e tyre morale dhe gjejnë udhët e mjetet më të thjeshta
për ta shprehur mirënjohjen e tyre. Sigurisht, bukuria më ë madhe saj është, kur ajo është e
ndërsjelltë.
Ja, pra, më ndiqni në tregimin tim.
2.
Në vitin arsimor 1957-1958, shërbeva mësues në shkollën 7-vjeçare të fshatit Tropojë. Isha i
ri në moshë dhe ende pa përvojën e duhur. Drejtor i saj ishte mësuesi veteran Elez Gashi. Kisha
dëgjuar pak për të më parë, por shpejt ai u bë njeri i dashur jo vetëm për mua, por dhe për kolegët e
tjerë, ndër të cilët ishte dhe bashkakrahinasi im, Fahri Doçi, tani “Mësues i Popullit”. Zotëri Elezi,
se kështu e quanin jo vetëm nxënësit, por dhe ne kolegët, ishte normalist i Elbasanit. Përvojën e tij
si mësimdhënës e drejtues e kishte shfaqur dukshëm dhe me gjurmë të pashlyera, që në Tiranë,
Pogradec, Kukës e Tropojë, por dhe në Gjilan e Shtimje të Kosovës. Pra, kishim se çfarë të
mësonim e të përfitonim prej tij.
Në vazhdimësi, erdha për studime të larta në degën gjuhë-letërsi të Universitetit të Tiranës.
Kur dola në jetën praktike, detyrën e nisa dhe e vazhdova në sektorin e shtypit, në gazetën
“Pionieri” dhe më vonë në “Bashkimi” e “Mësuesi”. Ndërsa në vitet 1966-1974, rasti e solli që
përsëri të shkoja me punë në vendlindje, në sektorin e rinisë, kulturës e arsimit. Tashmë, u takova
përsëri me mësuesin veteran Elez Gash, pakas i lodhur nga puna e shqetësimet e saj dhe gjendja
shendetësore. Tek ai dalloja, si më parë, thjeshtësinë e fisnikërinë, pasionin e përkushtimin për
profesionin e mësimdhënësit dhe edukatorit të brezit të ri. Ndërsa, tashmë, kishte dhe merakun që t’i
rriste e t’i edukonte sa më mirë dhe pesë vajzat e tij: Norën, Xhevahiren, Valentinën, Zhanetën e
Lilin.

2
Vitet kaluan dhe bijat e mësuesit veteran Elez Gashi u shkolluan e u rritën dhe krijuan
familjet e tyre. Në profesionet e mësuesisë, ekonomisë, kulturës, postë-telekomunikacioneve etj.,
ato manifestuan cilësi të larta, si dashurinë për punën e profesionin, nderimin e respektin për të
tjerët. Në këtë udhë, ato lindën e rritën disa fëmijë të edukuar e të mësuar.
Nuk do të ndalem në jetëshkrimin e secilës prej këtyre pesë motrave, gjë që ato e meritojnë
plotësisht. Po përmend vetëm Xhevahire Gashin, valltaren shumë të njohur popullore, jo vetëm në
krahinat e Veriut të Shqipërisë, por dhe në shkallë kombëtare. Pasionin për këtë fushë të jetës ajo e
mori nga i jati, Elezi, i cili u bë i pari veprimtar i njohur i kulturës, krijues dhe interpretues i
dalluar në tërë krahinën. Qysh e re, ajo mori pjesë në Festivalin e njohur të Moskës, ku shpalosi
bukuritë e vallëzimit popullor te vajzave e grave tropojane. Më tej, nuk iu nda skenës, në rreth e në
veprimtaritë kombetare e ndërkombetare. Me çmime e nderime të tjera, që mund të ishin dhe më të
larta, u shoqëruan kurdoherë kërciemt e saj brillante. Koreografët dhe specialistët e vallëzimit
popullor e kanë cilësuar atë si rast të rrallë e vështirë të arritshme. Në këtë udhë, me vallen e bukur
popullore të asaj krahine, janë dalluar për talentin e tyre djemtë e saj, Bardhyli e Fatmiri, por dhe
vajzat, Kozeta e Ana.
3.
Disa vjet më parë, kur shërbeja në gazetën “Mësuesi”, iu drejtova me një letër miqësore,
mësuesit të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), Elez Gashi. E dija se ai ishte i njohur gjerësisht jo
vetëm në atë krahinë arsimdashëse, por dhe në rrethina të tjera të Shqipërisë e të Kosovës. Prandaj
dëshiroja të më shkruante diçka, nga kujtimet e tij, për mësuesit kosovarë, që kishte njohur gjatë
viteve të shumta të jetës në arsim. Ai e vlerësoi seriozisht këtë kërkesë, siç e kishte zakon për çdo
gjë dhe iu vu punës ta mbaronte porosinë shpejt dhe sa më mirë. Kështu, u ul e shkroi, në një fletore
shkollore, kujtimet e tij të përmbledhura për kolegët ose ish-mësuesit e tij, që kishin ardhur e
shërbyer në ato zona a gjetkë.
Në letrën e tij, me frymë të ngrohtë miqësore, ndër të tjera, më shkruante: "Materialin e
kam punuar me kujdesin më të madh dhe të gjitha informatat, që kam dhënë, janë të sakta ".

Nga e majta: Valentina, Xhevahirja, Nora, Marija e Zhaneta

3
Po për çfarë fliste në ato kujtime, mësuesi veteran Elez Gashi? Në fillim, bënte një hyrje për
ndihmesën e mësuesve kosovarë në fushën e arsimit tonë kombëtar. Për ata, ai nënvizonte:
"Mësuesve, për të cilët po flas më poshtë, u mungonin fletoret,librat,letra dhe lapsat etj. Ata,
me patriotizmin e tyre dhe me dashurinë e pakufishme për t'i mësuar të tjerët, me një pllakë guri
dhe një laps guri,na mësonin të shkruanim e të lexonim,ne bijtë e malësorëve, që ndiqnim shkollën
me etje të madhe dhe mësonim e mësonim shumë mirë, pse edhe mësuesit na jepnin dije me gjithë
shpirt…Prandaj, të gjithë ne nxënësit e tyre,kur i kujtojmë ata,përulemi me respekt e mirënjohje për
kujtimin e tyre ".
Dhe më poshtë, zotëri Elezi tregonte kujtimet e veta për mësuesit veteranë kosovarë, si:
Osman Shaqiri (Manashaqa), Ibrahim Fehmiu, Ibrahim Kolçi, Sali Morina, Ismet Goranci, Xhevat
Shkreli, Latif Ymeri (Jaka), Teufik Prizreni, Sahit Bakalli, Hysni Tenolli, Sylejman Aliu, Hysni
Zajmi, Ibrahim Riza, Hilmi Kryeziu etj. Për secilin: dëshmi të vërteta.
4.
Elez Gashi lindi në një familje fshatare të Kovaçit (Tropojë), më 7 dhjetor 1914, pra 95 vjet
më parë. Rrethi i tij familjar trashëgonte tradita të larta patriotike. Ata kishin luftuar me armë në
dorë kundër pushtuesve osmanë, serbo-malazezë, austro-hungarezë etj. Kjo është dhe arsyeja se
përse u detyruan të merrnin "rrugët e botës", sa në Malësi, në Gjakovë e Pejë dhe në Shkodër, për
t'u shpëtuar përndjekjeve të tyre.
Me dëshirën për t'u arsimuar, Elezi i vogël nisi mësimet në shkollat e Tropojës, Kovaçit e
Gashit. Shpejt i lindi mendimi e dëshira për t'u bërë mësues. Por kjo nuk ishte një gjë e lehtë për atë
kohë, aq më tëpër për një fëmijë të një krahine të tillë të largët, siç ishte Tropoja. Kështu, me
shumë vështirësi mundi të regjistrohet dhe të vazhdonte degën Normale të Shkollës Teknike të
Tiranës dhe më pas Normalen e Elbasanit, që e mbaroi më 1935. Dy vjet mbeti pa hyrë në profesion
dhe punoi në një fidanishte të Tiranës. Më pas, me ndërhyrjen e dy miqëve u emërua mësues-
kujdestar në Strehën Vorfnore "Naim Frashëri" , ku shërbenin dhe disa kosovarë, si Sadi Pejani e të
tjerë. Gjatë punës me nxënësit në Fermën e Xhaf-Zotajt (Durrës) u grind me një funksionar dhe për
këtë e transferuan në Halarup të Pogradecit. Të paharruar për të do të ishin ato tre vjet, kur gjeti
dashurinë e mikpritjen e popullit arsimdashës të asaj krahine.
Kurnë vitin 1941 u bë thirrje për të shërbyer në Kosovë, në këtë trevë të stërlashtë shqiptare,
për çeljen e shkollave në gjuhën amtare dhe përhapjen e arsimit në popull, shprehu menjëherë
gatishmërinë e tij. Prandaj është e shpjegueshme dhe përmbjatja e motivacionit të dekorimit të tij,
nga Presidenti i Republikës, me titullin e lartë "Mësues i Popullit", ku thuhet:
"Ka dhënë një kontribut të shquar, për shumë vite me radhë, në zhvillimin dhe forcimin e
shkollës shqipe në Malësinë e Gjakovës dhe në Kosovë".( Nr. i Dekretit 1077, Tiranë, datë
27.04.1995).
Duke mos u pëlqyer misioni që kryente dhe për ndjenjat e tij antifashiste, Elezin e
transferuan nga Gjilani në Shtimje dhe më pas karabinjerët e shoqëruan për në Kukës. Atje shërbeu
më tepër se një vit dhe më vonë u kthye në vendlindje. Ndërsa në vitin shkollor 1948-1949 ishte
mësues në Bilisht të Korçës. Kudo dha me pasion gjuhën shqipe, historinë dhe gjeografinë e
Shqipërisë. Ishin këto lëndë ato, që i lejonin mundësitë të fliste për bukuritë e Atdheut, për historinë
e lavdishme të popullit dhe të edukonte kështu te nxënësit e tij traditat më të mira të shqiptarizmit.
Elez Gashi u rreshtua në radhët e luftëtarëve të lirisë, deri në Vishegrad të Jugosllavisë dhe
pa përtuar u mësoi atyre shkrim e kendim. Ishtë ky një mision i lartë atdhetar. Dëshironte të jetonte
e të punonte në liri të vërtetë. Por shpejt u zhgënjye nga rregjimi komunist, që u vendos pas çlirimit
të vendit. Shërbeu në Kovaç,në Tropojë e në qytetin Bajram Curri, pra, ku paraqitej
nevoja.Tregohej i palodhur jo vetëm në klasë, por dhe për zhdukjen e analfabetizmit në moshat e
rritura dhe për t'u transmetuar kolegëve më të rinj përvojën e tij shumëvjeçare.

4
Qyteti “B.Curri”, ku jetoi e punoi vitet e fundit, Elez Gashi
Doli në pension në vitin 1974. Megjithëse ishte i lodhur nga jeta e i sëmurë, dëshironte përsëri të
mos ndahej nga shkolla, nga edukimi i breznive të reja. Por nuk ishte e thënë. Egërsia e drejtuesve
partiakë dhe e pushtetarëve komunistë në rreth u shfaq me tërë forcën e vet edhe ndaj këtij mësuesi
veteran të arsimit kombëtar. Duke qenë se Elez Gashi ishte "i pabindur" dhe i papajtueshëm me
shfaqjet e shëmtuara të rregjimit të atëhershëm dhe të përfaqësuesve të tij, për ta nënshtruar, ata
organizuan një mbledhje masive në kinemanë e qytetit, gjoja "model", ku merrnin pjesë pothuaj të
gjithë mësuesit e rrethit. Synimi ishte i qartë: për ta "demaskuar'',si njeri me " biografi të keqe", si

5
antikomunist të vendosur, bile, që në kohën e luftës.Por nuk ia arritën dot qëllimit. Ato fjalë të
zeza,që u thanë për të në atë mbledhje, nga besnikët e regjimit në fuqi, nuk gjetën miratimin e
mësuesve atdhetarë, të masës së nxënësve as të popullit arsimdashës e përparimtar të Malësisë së
Gjakovës (Tropojë). Përkundrazi, ai mbeti në mendjet e të gjithëve-misionar i dritës e i diturisë,
njeri i ndershëm, mësues i dashur i popullit.
Pasi kishte parë agimin e demokracisë në Shqipëri, që e vuri atë në piedestalin që meritonte,
Elez Gashi i mbylli sytë përgjithnjë, në qytetin Bajram Curri, më 3 tetor 1992.
…Ja, këto ishin në përgjithësi arsyet se përse unë kam shkruar në shtyp për këtë misionar të
ditës e përparimit dhe foton si mësimdhënës ia kam vendosur në librin tim për shkollat e para të
rretheve të ndryshme të Shqiëprisë, “Nëpër udhët e shkollës shqipe” (Tiranë, 2001: ribotuar, 2008).
Më tej, duke qenë i bindur se e meritonte të kujtohej e nderohej vazhdimisht, përgatita një emision
të veçantë për “Mësuesin e Popullit” Elez Gashi, që u transmetua më 22 mars 2009, në programin e
parë të Radio-Tiranës. Bijat e tij dhe të afërmit, ish-nxënës e të njohur të tij, me këtë rast, u
shprehën të kënaqur dhe thane e ishte vlerësim i merituar për të.
Ndërsa bijat e Elez Gashit: Nora, Xhevahirja, Valentina e Zhaneta, bashkë me kunatën e
tyre, Marijen vendosën që të bënin këto ditë një vizitë “suprizë” në shtëpinë tonë. (Meqenëse motra
e tyre, Lili ndodhet jashtë shtetit, na përcollën falënderimin e mirënjohejn e saj). Nuk dua të
zgjatem për mesazhin që ato përcollën, me këtë rast, për frymën e ndërsjelltë miqësore të takimit
tonë dhe respektin që u shprehëm atyre, unë e bashkëshorja ime, Katerina, mësuese në pension. Por
përshtypja më e madhe për ne dhe ajo, që duam të nënvizojmë, është se njeriu i kulturuar dhe i
edukuar mund e duhet ta shprehë natyrshëm mirënjohjen e tij për dikë, kur e ndjen thellë në shpirt.
Pra, kërkohet që mosmirënjohjes dhe harresës t’ua zenë vendin e tyre dashuria e respekti për ata
njerëz, që bëjnë diçka sado të thjeshtë për ty, por që është simbolike dhe që, me një emër të
përbashkët, quhet mirënjohja.

You might also like