You are on page 1of 20

Mikroekonomi

13.01.2014

Monopoli
Monopoli eshte ajo strukture ku ne treg ekziston
nje firme e vetme e cila ofron te gjithe
produktin/sherbimin e deges.
Karakteristikat e tregut monopol:
- ekzistenca e nje shitesi te vetem ne dege: pra
firma koincidon me degen;
- mungesa e zevendesuesve te afert;
- aftesia per te ndikuar mbi cmimin: price maker;
Fuqia tregtare eshte aftesia e firmes per te
kontrolluar dhe vendosur cmimin e shitjes
nepermjet sasise qe ofron ne treg.
- ekzistenca e pengesave ne hyrje.

Pengesat ne hyrje
Pengesat e hyrjes ne treg jane te natyrave te
ndryshme:
institucionale,
ekonomike,
teknologjike.
- Monopol qe mbeshtet ne kontrollin e nje input-i
baze per prodhimin;
- Monopoli qe mbeshtetet ne pengesa ligjore:
patentat, licencat, dhe e drejta e autorit;
- Monopoli qe krijohet nga bashkimi i firmave;
- Monopoli natyror qe mbeshtetet mbi
ekonomizimet e shkalles.

Licencat jane te drejta ligjore qe shteti u jep firmave


per prodhimin dhe shitjen e nje malli ne nje treg te
caktuar ose per ushtrimin e nje aktiviteti. Me ane te
licencave qeveria kontrollon sasine e prodhimit.
Patenta perben eskluzivitetin e kontrollit per nje
shpikje ose e drejta eskluzive qe shteti i njeh nje
firme per prodhimin dhe tregtimin e nje produkti per
nje afat te caktuar kohe. Qellimi i dhenies se kesaj
te drejte eshte nxitja e kerkimeve shkencore.
E drejta e autorit eshte nje e drejte qe njihet dhe
mbrohet me ligj nga shteti dhe i jep mbajtesit te tij
kontrollin mbi botimin, kopjimin dhe shitjen e
veprave te artit, letersise dhe atyre shkecore.

Kerkesa dhe elasticiteti


Ne situaten e monopolit ne ndryshim nga
konkurrenca e paster, kerkesa e firmes eshte e
barabarte me kerkesen e tregut.
Grafikisht kurba e kerkeses ne tregun e paster
konkurrencial eshte nje drejtez horizontale me
boshtin e x, e barabarte me cmimin e ekuilibrit,
plotesisht elastike, duke qene se nuk ka fuqi
tregtare.
Ne rastin e monopolit firma ka fuqi te larte tregtare
dhe ka kontroll mbi cmimin me te cilen shet
produktin. Ne kete rast kurba e kerkeses eshte
me pak elastike.

- Edhe monopolisti ne zgjedhjet e tij eshte i


udhehequr nga maksimizimi i fitimit.
- Ne ndryshim nga konkurrenca e paster, ai e di
qe duhet te perballoje te gjithe kerkesen e tregut.
- Cmimi me te cilin ai shet mallin e tij nuk eshte i
pavarur nga sasia e kerkuar.
- Te ardhurat totle nuk rriten ne menyre
proporcionale me rritjen e sasise se shitur, por
mund edhe te ulen, kjo sipas elasticitetit te kurbes
se kerkeses ne treg.
- Maksimizimi i fitimit si ne rastin e konkurrences
se paster, grafikisht gjendet ne piken ku diferenca
midis te ardhurave totale dhe kostove totale eshte
me madhja, ose kur MR = MC.

Te ardhurat totale dhe elasticiteti

Te ardhurat mesatare dhe marxhinale


Te ardhurat mesatare ne tregun monopol jane te
barabarta me raportin midis te ardhurave totale
dhe sasise se shitur.
AR = TR / Q AR = P
Si rrjedhim kurba e kerkeses perfaqson dhe
kurben e te ardhurave mesatare.
Nqs firma do te rrise shitjet e saj, duhet te ule
cmimin e shitjes.
Te ardhurat marxhinale jane me te uleta se cmimi.
Kurba e te ardhurave marxhinale shtrihet nen
kurben e te ardhurave mesatare ose kurben e
kerkeses.

Kostot marxhinale dhe te ardhurat


marxhinale
Per te gjetur prodhimin qe maksimizon fitimin,
mjafton te gjejme sasine ku te ardhurat
marxhinale barazojne kostot marxhinale.
Dhe kjo eshte sasia Qm.
Nha kjo pike, lexojme ne kurben e kerkeses dhe
gjejme cmimin Pm me te cilin firma do te shese
sasine Qm.
Pika E perfaqson output-in dhe cmimin qe
maksimizojne fitimet e firmes.
Ne fund shtojme figuren dhe kurben e kostove
mesatare per te gjetur fitimin.

Fitimi total eshte drejtkendeshi ATC mPmEF

Monopol me humbje
AC < AR

Ineficienza e monopolit
Nje firme ne situate monopoli do te prodhoje me
pak dhe do te shese me pak produkte ne treg
dhe me nje cmim me te larte
Cmimi i shitjes eshte me i larte se kostot
marxhinale.
Duke qene se eshte i vetmi ofrues ne treg, nuk ka
incentiva t'i ule kostot e prodhimit dhe te
permisoje cilesine e produkteve dhe sherbimeve
qe ofron.
Ne situate monopoli, teprica e konsumatorit
zvogelohet dhe rritet ajo e prodhuesve.
Por ne teresi kemi nje humbje ne mireqenie ne
shoqeri.

Ineficienza e monopolit (grafikisht)

Diskriminimi i cmimit
Diskriminimi te cmimit kemi ne ato raste kur firma
cakton cmim te ndryshem per bleres te ndryshem
edhe pse kostot e prodhimit nuk kane ndryshuar. Kjo
behet per te rritur fitimet e veta.
Per te zbatuar cmime diskriminuese firma duhet te
plotesje keto kushte:
- te kete fuqi tregtare.
- duhet te jete ne gjendje te ndaje konsumatoret ne
grupe te ndryshme, me elasticitet te ndryshem te
kerkeses.
Keshtu mund ti ndaje sipas disa kritereve: kriteri
gjeografik, kriteri i destiacionit ekonomik, kriteri i
kohes kur realizohet shitja, kriteri i natyres se
produktit.
- te parandaloje rishitjen e produkteve.

Mendime te gabuara rreth fitimit


ne monopol
Dy jane mendime e gabuara rreth maksimizimit te
fitimit nga monopolisti:
1) Ekziston mendimi qe monopolisti realizon
gjithmone fitime. Nuk ndodh gjithmone keshtu.
Ne rastet kur kostot mesatare jane me te medha
se te ardhurat mesatare, atehere kur kurba ATC
eshte mbi kurben e AR, firma eshte me humbje.
Qendrimi i saj ne periudha afatshkurtra eshte i
njete me qendrimin e nje firme ne tregun
konkurrencial. Ajo qendron ne treg deri kur
kostoja mesatare per njesi eshte me e vogel se
kostot fikse. Kushti i mbylljes eshte P < AVC.

2) Monopolisti eshte krejt i lire ne caktimin e


cmimeve. Mundesite e firmes per te caktuar
cmimin e shitjes kushtezohen nga kerkesa qe
gjen ne treg. Ajo nuk do te caktoje cmime shume
te larta por ato cmime qe maksimizojne fitimin.
Cmime te larta do te ndeshin nje kerkese te ulet,
dhe nuk do te arrije te maksimizoje fitimin.
Fitime shume te larta do te nxitnin dy prirje: a)
hyrjen e firmave te reja, te cilat do benin perpjekje
per kapercimin e barrierave ne hyrje; b) nxitjen e
mekanizmave te shtetit: vendosjen e taksave qe
te zvogeloje fitimet e firmes monopol.

Avantazhet e monopolit
Ndaj monopolit nuk ka vetem kritika, por ka dhe
avantazhe ne momente te caktuara:
- Avantazhet qe vijne nga ekonomizimet e
shkalles: ne te tilla kushte monopolisti mund te
prodhoje me shume dhe me cmime me te uleta
se sa ne kushtet e konkurrences se paster
- Avantazhe qe vijne nga mundesia e nxitjes se
progresit teknik: ekziston mundesia qe ne saje
te fitime te larta, monopolisti te kryeje
shpenzime per kerkime shkencore, qe sjellin
dobi per te gjithe shoqerine.

Nderhyrjet e shtetit
Ne krijimin e monopolit shteti nderhyn ne menyra
te ndryshme ne varesi te origjines se tyre.
- Per monopolet e krijuara mbi bazen e shkrirjes
se firmave, shteti nderhyn me ane te ligjeve
anti-trust, per mos krijimin e tyre.
- Per monopolet natyrore shteti nderhyn per ti
rregulluar ato, kryesisht duke vendosur cmimin.
Nese shteti do te nderhynte per prishjen e tyre, do
te kishte humbje shoqeria ne teresi, sepse
konsumatoret do te blinin me cmime me te larta,
kurse firmat do te humbnin fitimin ekonomik

You might also like