You are on page 1of 2

Mirë se erdhët në aeroportin “Adem Jashari”, Prishtinë

Mirë se erdhët në aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë

Duke dalur nga autobusi që transportonte udhëtarët nga aeroplani i ateruar, Lilian de Gol,
nipi i ish-udhëheqësit të rezistencës franceze Charle De Gol, vërejti me shkronja të
mëdha emrin Tereze dhe menjëherë pyeti shoqëruesin e tij që kishte ardhur t’i ndihmojë
në përkthim dhe guidë në tokat shqiptare, Ilirin, se mos vallë ky aeroport mbante emrin e
të madhes “Nënë Tereza”? Iliri i shpjegon se pikërisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës,
është i emëruar me emrin e humanistes të madhe, nobelistës për paqe, Nënë Tereza.
Padyshim, ky emër nuk ishte i panjohur për De Golin dhe përshtypja e parë që shkeli në
tokën shqiptare ishte ana paqësore, humaniste, altruiste, një simbol i vërtetë i sakrificës
për njerezimin që përfaqësonte Nëna Tereze dhe ai përfytyroi shqiptarët si njerez të paqes
dhe të altruizmit njerezor. Pas disa ditë qëndrimi në Tiranë, pasi kishte kryer një pjesë të
interesimit të tij dhe lidhjeve me Shqipërinë dhe shqiptarët, rrugëtimi i tij i mëtejshëm e
qon në nevojën për vazhdim në Prishtinë, pasi një pjesë e lidhjeve dhe kontakteve të tij
tashmë janë të stacionuar në Kosovë me detyra diplomatike. Iliri i sugjeron që të
udhëtojnë me aeroplan, meqë për rreth 30 minuta do të jenë në Prishtinë. Ishin për nguti
dhe opcioni i aeroplanit ishte më i pranueshëm për DeGolin. Gjatë fluturimit, megjithë
kohën e shkurtë, Liliani kërkoi nga shoqëruesi t’i shpjegojë më tepër për vendin ku
shkonin, pasi ai kishte dëgjuar për luftën që pati Kosova dhe sidomos për pjesën ku edhe
vendi i tij kishte marrë pjesë aktive gjatë bombardimeve të NATO-s, por edhe ishte
informuar se vendi i tij, Franca, kishte qenë ndër vendet e para që kishte njohur
Pavarësinë e Kosovës, këtij shteti më të ri në botë. Iliri filloi t’i shpjegojë në të shpejtë se
si ajo që quhet sot Kosovë dhe pjesa me e madhe e territoreve shqiptare, kishte mbetë
jashtë kufijve të asaj që tashmë ne e quajmë Shqipëri londineze dhe se kjo pjesë e popullit
të ndarë padrejtësisht kishte hequr të zitë e ullirit për të arritë deri në këtë pikë, duke
përjetuar spastrime, dëbime, torturime, burgosje, zhdukje, vrasje, masakra gjatë tërë
shekullit. Së fundi, Iliri i shpjegon se si pamjet që televizionet botërore kishin
transmetuar gjatë luftës nga 1998-1999, ato kishin ndodhur edhe më parë në përfudnim të
shekullit dhe në fillimin e tij dhe gjatë gjithë tij, por që bota nuk kishte pasë mundësi
asnjëherë t’i kuptojë ato në gjuhën e vërtetë, pasi propaganda serbe me ndihmën ruse,
kishte qenë gjithmonë më e forta, duke përfshirë edhe luftën e fundit, por që më në fund
dështoi. Iliri e njofton edhe me një fakt interesant se, tash kur të zbresin në Prishtinë, do
të vërejë se ky aeroport quhet “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Adem Jashari”.
Liliani bën pamjen e kureshtarit të mëtejmë, pasi ishte emër që e kishte dëgjuar, e
sidomos pas një raportimi të ish-Administratorit Kushner. Ai kishte lexuar se si Kushneri
kishte shkruar në librin e kujtimeve në një vend të quajtur Prekaz se “Nëse do të kishte
Çmim Nobel për Liri atë do ta merrte Adem Jashari dhe familja Jashari”. Që nga ajo ditë
kishte mbetur shumë kurioz të dijë më tepër për këtë histori, për historinë e një njeriu që
do të meritonte çmimin Nobel për Liri. Për më tepër, kërshëria e e tij u rrit edhe më tepër
kur kuptoi se përfaqësuesit e Kosovës, kishin emëruar aeroportin e vetëm ndërkombëtar
me emrin e Kryeheroit të tyre, Adem Jashari. Drejtohet kah Iliri për t’u paisë me më
shumë informata. Iliri i shpjegon tutje, se për të kuptuar më tepër nga çdo t’i thotë, ata
duhet të shkojnë së bashku në Prekaz, ku vetë vendi do të flasë. Liliani filloi të dëgjojë
shkurtazi historinë e një njeriu që kishte pasur guximin të sfidojë një perandori të kuqe, i
rrethuar së fundi me tërë familjen e tij, në një luftë të pabarabartë, ku luftonin deri në
vdekje tri gjenerata për tre ditë, bashkë me këngën për liri! “Një Komandant i vërtetë!”,
mendoi më vete Liliani. Sapo ateroi aeroplani dhe kaluan procedurat e rregullta kufitare,
Liliani i kërkoi Ilirit që të shkojnë menjëherë në Prekaz, meqë kishte nevojë të mbushte
një boshllëk të tij, që i kërkonte që sa kohë. Iliri arrin të merret vesh me një taksist të
gjetur aty dhe vazhdojnë tutje për Prekaz. Kur afrohen rrugës së Prekazit, Iliri i tregon se
tashmë është duke u punuar në kompleksin memorial për të rënët e familjes Jashari dhe
se kjo familje është themeli i Shtetit të Kosovës. Por, së pari e udhëzon të shkojnë të
vizitojnë fushëbetejën e famshme. Duke afruar, ai vëren një pamje groteske, dy shtëpi të
mbuluara nga jashtë me kulm metali, një formë prezervimi e asaj që nuk do të duhet
kurrë të harrohet. Sheh tashmë i futur në oborr, shenjat e gjalla të një lufte të
pakompromis, të pabarabartë dhe një shfrenim të makinerisë armike deri në përdorimin e
mjeteve të fundit në dispozicion. Kulla që simbolizonte rënien e një trimi dhe tërë
familjes së tij, u shëndrrua në klithmën më të madhe të shqiponjës që kishte përjetuar
historia e këtij populli, duke mos apsë fuqi më që të ndalte rritjen e asaj që kishte krijuar
Komandanti – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës...Liliani vazhdon tek memoriali, tek varri i
Komandantit, për t’i dhënë nderin dhe përkuljen para një trimërie të paparë, meqenëse
vetë vinte nga një familje luftëtarësh. I bien ndërmend fjalët e Kushnerit dhe në një
moment shton disa të veta: “Shqiptarët qenkan të paqës dhe janë në gjendje të flijohen
për tërë njerezimin pasi dhanë një Nënë Terezë, por kur është në pyetje liria e tyre, qenia
e tyre ata tërë atë energji dhe dashuri e shëndrrojnë në flijimin e të gjithëve për të
ardhmën e popullit të tyre! Nuk është e rastit që kanë emëruar të dy aeroportet me këta dy
emra, sikur duan të thonë: kush don Paqe, do të gjejë paqe, por kush don Luftë, do të
gjejë luftën e luftërave!...”

Është kjo njëra nga thirrjet dhe dëshirat e shumta dhe të drejta që sa më shpejt të bëhet
emërtimi i aeroportit Nërkombëtar të Prishtinë me emrin e kryeheroit tonë - Adem
Jashari.

Me përulje para Lavdisë,

Bashkim Fazliu – Migjeni Ferizaj, 17.02.2010

p.s. Emri i Lilian de Golit dhe ilirit janë fiktiv

You might also like