You are on page 1of 10

ATA

Ata thirrën në emër të Zotit.


Cdo gjë bënë në emër të Tij.
Pastaj prishën, vodhën edhe në kisha
kryqet i thyen.
Ajri u moleps nga mëkati.
Atyre nuk u hyri asnjë gjëmb në këmbë.
SYTE E NENES
Në qetësinë e natës
Dëgjoj zërin e nënës
Atë zë kur këndoi
Për herë të parë,
në dasmën e vëllait,
Sytë i ndriconin.
Në qetësinë e natës,
dy xixellonja më vijnë kaq afer
Sytë e nënës farfuritëse.
AMANETI I NENES SIME
Refreni i pikëlluar i nënës
që kushedi sa herë e kisha dëgjuar
zemrën time ka fole
“Të njihje njerëzit e mij”!
“Lëre mos e nga, nga Kanadaja
xhaxha Kristo në telefon përsërit.
Parajsa është atje moj bijë,
Saranda, Lefterhori, vendi im,
Lëre mos e nga,
s’vajta asnjëherë që kur ika.
Se do më tregonin me gisht,
ja, ai është tradhëtor”.
Nëna ime nuk jeton,
Për t’i thënë se i njoha njerëzit e saj
Që mërguan kohë të shkuara
Tani unë e mërguar jam, si ata.
Në telefon flasim, harojmë të ndahemi.
Xhaxha Kristo,
kushedi c’brenga të zgjova
Por amanetin e nënës plotësova.
MEGJITHATE NUK ISHTE FUNDI I BOTES
Unë e humba vendlindjen
Ashtu krejt papritur
Si një fëmije që i shkëputet nënës nga duart
Pa u vënë re largohet, ikën.
Ikën, humb, deri sa gjen një strehë të re
Para bashkimit.
Unë humba vendlindjen
Por mora me vehte kështjellën e legjendave
Kalanë e ëndrrave
Lumin që përkund fëmininë time
Në pyllin e dendur, në druret e tij, lashë ritjen
dy iniciale të adoleshencës.

Unë e humba vendlindjen

Megjithatë nuk ishte fundi i botës.

Samaritani më gjeti

rrugën e shpresës më tregoi

E kaluara më ri në sy

Do t’a braktis të tashmen pa dyshim

E arthmja s’ka më rendesi, kudo që të jetë

Për deri sa humba vendlindjen

Do të jetë më lehtë.

C’FARE PO NDODH NE SHEKULLIN E XXI

TV jep një emision special për Afganistanin

Njerëzit atje nuk vdesin vetëm nga lufta

As vetëm nga semundjet.

Atje vdesin ndryshe,

p.sh. c’po na shohin sytë

vdesin nga vallzimet.

A nuk është paradoksale!

Kamera ka fiksuar 13, 14 vjecarë

Djem të veshur me fustane


Vallzojnë

Në dhoma të mbushura nga epshe barbarësh

Vallzojnë të rinjtë,

Zgjatin duart drejt ajrit pa formë

Ku shtëllungat e tymit të duhanit si re të dëndura

qiellin e moshës të shohin, nuk lejojnë

Këta fëmijë kurrë nuk do të shohin për se zgjaten

Dhe c’farë duhet të arijnë.

Ata nuk vdesin nga lufta, nga plumbi

Prapambetja u vret shpirtin

Në hone të thepisura

trupat e tyre bëhen ushqim për kafshë,

ndërsa shekullit të XXI, i mbetet turpi.

NJESOJ, NJERES

Kur të gjithë e kishin haruar

Mbi kuriz i ngarkuan faje

Që kurre s’i beri

Me dorën e tij

Nga vehtja doli

dëgjoi zërin e Pilatit


Pse mereshin me të?

Ai s’kish asnjë pushtet

Akuzohej për fjalën

që mbillte drejtësi

I vranë fjalën, pa të drejtë

Dhe ishin njësoj, njerës si ai.

A S”ESHTE E VERTETE?

Në bark të nënës nëntë muaj

Nëntë muaj fëmijën mban nëna

Dhe thurr ëndrra për vite

Kur në botën e madhe e sjell.

Në duar e mban

si një kristal të cmuar

me kujdes mos e thyen.

E ruan sa hedh hapin e parë

lutet për revanin që mer.

Fëmijet riten dhe ikin

A s’është e vërtetë

Që bota i rrëmben fëmijët,

që kur janë në bark të nënës?


AUTOPORTRET

Më përflasin

gjuha është e lagur

një fije bari ben hijen e vet.

Qesh,

Vallzoj me yjet

Të mbajmë mend – më thonë

Kur ishe e re, e bukur.

Une shikoj duart

Sa të ndjeshme janë ende!

GRATE E MOSHUARA

Zgjohen dhe shtriqen

Sikur po riten

Pakësohen në trup

Cdo orë, cdo minutë.


Zgjohen dhe hapin gojën

Si gojë peshku

Si foshnja të lumtura

Nga gjumi të ngopura.

Zgjohen dhe u pervishen punëve

Ditën e vënë përpara

Të parën gjë, tenxheren mbi zjarr

Ushqimi të presë

Mos presin bijtë e nënave

Gratë e moshuara

Janë të menduara

Për të hedhur hapin

Mendohen dhjetë herë

Para pasqyrave

Qëndrojnë më shumë

Ngadalë për të ndarë flokët

me një vijë anash

Ose në mes.

Gratë e moshuara

Nga dita në dite

gdhihen bule vese

mëngjeseve.
VERE E LARGET

Dolorezi me nishan përmbi vetullën e djathtë

Këndonte me mua “ Gjinkallën”

Në mes të vapës, në verën e largët.

Fëminia jonë argëtohej

Në Korcën e bukur

Në rrugicën ku tre porta

mbanin një mbiemër

Pastaj në krye

Shtepia e madhe e cobenjve

Ku teto Cevi, veshur me cibun të trashë

U peshonte bolet djemve.

Vajzave u ngacmonte kumbullat aguridhe

në gjoksin e bardhë mermer.

Në verën e largët

kullonte e tëra nga djersët

para portës së madhe rinte me gra të tjera

shalë zbuluar

Në qafë e në duart e fryra, vendoste piavica

Aty ku e mundonte reumatizma.

Kur piavicat bëheshin babuce

Të ngopura me gjakun e “lig”

Të trullosura binin në një legen me ujë


Që teto Cevi e mbante në pëqi

E përhumbur

Ngrinte sytë nga qielli

O Zot, shpëtuam edhe për këtë dimër!

fshinte djersët e ballit, gjoksit me shami.

Djersa i binte erë djathi e gjize,

Të cante hundët erë dhie, erë bagëtie

Feminia jonë kureshtare shikonte.

Dhora, gruaja e vogël që banonte në shtëpinë

Përballë teto Cevit

Ku lulja dorezonje i mbulonte dy dritaret

Gëzohej kur ne derë i trokiste postjeri

Asnjë nuk shkonte tek ajo

Asnjë nuk e kapërxente pragun e saj,

Dhora kish në biografi cene

Asnjë nuk i fliste asaj

Në verën e largët

Kur unë me Dolorezin

nën pemën e qershisë këndonim “ Gjinkallën”

Arkivolin e Dhorës e përcollën pesë vetë

tre komshinjtë e rrugicës që mbanin një mbiemer

Burri i teto Cevit dhe ai që kish shtëpinë pranë cezmës

Dhora u bë gur në varrezat jashtë qytetit.


EKUIPAZH PA TIMONIER.

Si të dukem?

nga valët e detit kam dalë

Akoma kripën mbaj në qepallë

Trupin e kam gjithë hire.

Të dhembin sytë të më shikosh

format, që nuk i deformuan vitet?

Jam ekspozuar para teje.

Të tregova

Si më luftuan sepse u bëja hije.

Ti vrapove me qiri në duar, të kërkoje

skutave ku kishin mbetur jargët e tyre.

Urrejtjet bashkuat.

Kështu ndërtuat një thikë- helm me fjalë

U bëtë njerëz të rezikshëm.

Ajo që dua të them është:

Se e keqja nuk qëndron thjesht tek ju


Ajo vjen nga ata që tolerojnë të keqen tuaj.
Lundroja në ujra të kaltra
Dhe kaltërsisë i flisja për urinë tuaj
më përgjigjeshin lajmëtarët e qiellit:
Ata s’janë gjë tjetër vec
një ekuipazh pa timonier,
me barkën e tyre të cpuar
luan vdekja,
ata jane kanibale
shumë shpejt do hanë njeri tjetrin.
Julia Gjika
2 Qershor 2010

You might also like