You are on page 1of 43

Dorshkrim i Avdush Hasanit Vjerrsha e Fishtës “I dëbuemi” e kishte përjetuar personalisht

në vitin 1990, përndryshe Avdushi e ka ditur përmendësh “Lahutën e Malcisë”


PORTRETI
Nga Xhuli Babatinca
Djali la menjane penelin dhe mendueshëm shikoi pikturën. E ndjente se kishte bërë një punë
të dobët pa frymëzim. Diçka mungente në të, por çfare ? tha ai dhe hodhi vështrimin përjashta. Jashtë
kishte rënë dëborë. Bardhesi. Këtë bardhësi po mundohej piktori ta hidhte në telajo. Ndezi një cigare dhe
filloj të tymoste. Ca fëmijë loznin me topa dëbore, ca të tjerë rrëshqisnin me slita. Zërat e tyre të gëzueshëm e
sollën pak në vete dhe ia larguan mërzinë që e kishte pllakosur.
Të bëjë një shetitje tha piktori dhe veshi pallton, mori dorzat dhe shallin dhe hapi derën. Ajri i ftohtë desh
ia zuri frymën. Për një çast iu duk se dhe ajri që nxori nga goja ngrihej.

- Brrr, ja bëri dhe u mbështoll me shallin e trashë.


- Çudi, tha, ka kohë që nuk mbaj mend një të ftohtë të tillë. Acari desh ia ngriu hundën dhe ai e ngriti
lart shallin.
Kishte arritur deri tek kioska dhe vendosi të kthehej, kur sytë i zunë gazetën “RILINDJA”. E bleu dhe filloi ta
shfletonte shpejt e shpejt se do ta lexonte në banesë. Por tek deshi ta mbyllte sytë i zunë një fotografi. E hapi
me rrëmbim gjithë gazetën dhe filloi të shikonte fotografino. Këto sy, këtë mjekërr, këtë fytyrë e kishte parë.
Po, po, këto ishin tipare të njohura për të. Filloi të lexonte dhe për një çast shtangu i tëri.
- E pamundur, klithi, jo , jo !
Përsëri filloi të lexonte nga e para. Befas ndjeu se po i merrej fryma. Çkopsiti pallton dhe hoqi shallin.
Si ka mundësi, si ka mundësi të vdesë ?? Ishte aq i ria q i shëndosh, gjithë ai trup. Ishte si një li sdhe
befas bërtiti :
- Heu kurbet, heu.
Ca kalimtarë të rradhe kthyen kokat por atij aq i bënte. Bërtiti edhe njëhere për të nxjerrë dufin.
- Heu kurbet i zi, heu dhe kjo sikur e solli pak në vete.
Njeriun e fotografisë e kishte takuar një herë të vetme në jetën e tij dhe smundëte ta harronte kurrë. Kjo kishte
ndodhur para tre vjetësh.
Djaloshi shtatëmbdhjetvjeçar qëndronte para kabinës së telefonit. Filloi të numronte markat. Gjithsejt 9.
Ndjeu një shtërngim në zemër. I vetëm në mes të gjithë atij Berlini të madh dhe të zhurmëshëm. Nuk njihte
asnjëri, nuk dinte as gjuhën e vendit dhe mbi të gjitha pa asnjë lekë në xhep. Ata që e kishin ndihmuar për të
kaluar kufirin ia kishin marrë të gjitha paratë dhe e kishin lënë në Bahnhof (Stacion i trenit). Kishte sakrifikuar
aq shum për të ardhur deri këtu dhe tani mund ti humbiste të gjitha. Donte të shkonte te ca të njohur të tij por
kishte frigë të i hipte trenit se s`kishte biletë. Ndjeu një therrje në stomak. Kishte dymbëdhjetë orë pa futur gjë
në gojë. Në gojë kishte një shije të keqe si bakër. Befas ndjeu një palë sy që po e shikonin. Ishte një burr i
gjatë, me ca sy të mëdhenjë, me mjekërr i cili s`po j andante sytë. Ai iu afrua ngadalë dhe e pyeti :
- Mos je në hallë o djalosh ?
Djali mbeti. Për një çast iu duk se ishte në ëndërr. Disa herë tundi kokën. Por jo, përballë tij ishte një burrë i
madh.
Atëhere djali mori zemër dhe pyeti.
- A je shqiptar ?
- Po, u përgjegj tetri, shqiptar jam.
Djali iu hodh në qafë nga gëzimi. Lotët spo mund t`i përmbante dot. Filloi ti tregonte se ia kishin marrë të gjitha
paratë dhe se nuk njihte asnjë njeri këtu.
Burri ia shtërngoi krahun dhe i tha :
-Hajde me mua.
Nnë shtëpin e këtij burri të madh iu duk sikur ishte në shtëpin e tij. Një grua e re dhe e bukur e shtroi tryezën
ndërkohë që ca fëmijë e shikonin gjithë dasiuri.
- Si e ke emrin – e pyetën.
- Quhem Gentian, jam nga Shqipëria.
- Oh, ne jemi nga Kosova. Sa mirë. Po na trego pak për Shqipërinë. Ne e duam shumë ate. Babi na ka
premtuar se do të shkojm ta shohim apo jo babi.
Burri i mbështolli fëmijt me krahët e tij dhe tha :
- Po , po, do të shkojmë patjetër.
Koha kalonte shpejt në familjen e kosovarit. Aty djaloshi mësoi se i zoti i shtëpisë ishte aktor. Në darkë dolën
për të bërë një shetitje. Një qytet i madh, i zhurmshëm. Befas burri iu dretua djaloshit :
- E di se këtu në këtë rrugë 70 vjet më parë ka ecur Aleksandër Moisiu. Po, po 70 vjetë më parë
banorët e Berlinit mahniteshin me lojën e mrekullueshme të aktorit të madh shqiptar. Një shqiptar luante pjesët
e autore më të mëdhenjë botrorë. Shiler, Molieri, Shekspiri, Turgenievi, Tolstoi, Dostojevskit. Artisti shqiptar
magjepste publikun me rolin e Faustit e Don Zhuanit, të Hamletit dhe Romeos, të Osvaldit dhe Otellos…
Djaloshi dëgjonte. Burri ishte gjithë emozione. Sytë e tij ishin bërë më të mëdhej dhe dukeshin sikur po
nxirrnin shkëndija. Ai vazhdoi.
- Dhe jo vetëm në Berlin, Teatrot e Vjenës, të Pragës, të Peterburgut, të Triestes e Romës përjetuan
lojën magjike të artistit të madh shqiptar.
- Po në Shqipëri nuk mundi të luante dot apo jo – ndërhyri djali.
Burri buzqeshi hidhur.
- Jo - tha – e rrëmbeu vdekja pa mundur të luante dot një herë në vendlindjen e tij. Por diçka më ka
bërë përshtypje. Tek Tregtari i Venedikut luan rolin e Grazianos dhe të duket sikur ai në kokë ka vënë plisin
tonë të bardhë. Shpesh e kam parë këtë fotografi dhe mendoj – Po sikur ai të kishte luajtur rolin e kryetrimit
tonë Skendërbeut sepse askush më mirë se ai s`mund ta realizonte këtë rol. E mendo , ne kemi një hero të
tillë kombëtar dhe akoma ne shqiptarët vetë nuk kemi bërë një filëm për të. Unë them se kjo gjë e ka grryer
Moisiun gangrenë.
Burri heshti. Ecën për një kohë të gjatë por burri vetëm heshtëte. Djali donte ta thyente këtë heshtje, këtë
akull. Ai pyeti :
- Po ju në Tetrin e Prishtinës çfar rolesh keni luajtur ?
Burri sikur u përmend.
Prishtinë, kush e përmendi këtë emër të bukur në atë natë të ftohtë berlinese.
Prishtinë, kush ia prishi gjumin aq vonë.
Dhe gjith atij burri të madh iu dridh buza e poshtme. Donte të fliste, por një gulcimë ia kishte zënë grykën.
Një emër aq i bukur, aq i dashur, aq i ëmbël. Në Teatrin e këtij qyteti ai kishte luajtur Beselamin e Qosjes,
Samsonin e Nolit, Akilin e Euripidit, Mujë Kalecin e Dedajt e Hysajt, Shpend Sokolin e Shkrelit, Pjetër
Bogdanin e Teki Dervishit dhe sa e sa role të tjera. Çfar kujtimesh të mrekullueshme kishte nga ky qytet i
bekuar, qyte i Diellit.
Prishtinë, kaq afër zemre dhe kaq larg me kilometra.
Prishtinë, kaq zjarre e kaq brengë.
- Nuk e di, nuk e di nëse do të luaj dhe njëherë në skenën e Teatrit të Prishtinës – tha i menduar dhe
befas një lot u duk në sytë e tij. Ai ktheu kokën menjanë se nuk donte që lotin t`ia shihte djali por loti e kishte
tradhtuar…..
Duarët e tij nuk po i sundonte dot dhe ai i mblodhi grusht.
- Dëgjo – tha – Moisinë malli për atdhe ia ka shkurtuar jetën. Unë kam disa vite këtu dhe e ndiej se si ky
kurbet po më zë frymën po më grryen mushkëritë.
Përsëri filluan të ecnin. Kishte kaluar mesnata dha ata të rrëmbyer mbas bisedës se kishin vënë re kohën se si
kalonte. Për djalin ishin minuta dhe jo orë sa kishte ndenjur së bashku me aktorin.
- Kthehemi – tha burri i – nesër ke rrugë të gjatë për të bërë.
Tani ai përsëri ishte mbyllur në vetvete, ishte bërë heshtak …
- Përse, përse u mbyllë kështu në vetvete. Djali kishte përjetuar një nga netët më të bukura të jetës së tij.
Në këtë natë të ftohtë Berlinese tek shëtiste me këtë aktor të Kosovës, tek dëgjonte të fliste. Kjo në jetën e tij
do të mbeste një natë e magjishme.
- Po tani a do të dëshironit të luani ndonjë rol – pyeti djali.
Burri ndali këmbët dhe e shikoi djalin gjat , e tundi nga supet dhe i tha :
- Ku i di , ku i di ti dëshirat e mija ? Ku i di ti skutat e shpirtit tim ? Si arrite të futesh kaq thllë në botën
time ?
Djali qeshi. Ishte një e qeshur e bukur e pastër.
- Unë jam piktor – tha djali – di të zhbiroj në fytyrat e njerzve, të hy në botën e tyre kështu që hyra edhe
në botën tënde….
- Po – tha burri – unë kam një dëshirë, një dëshirë që të luaj rolin e Plakut të Vlorës dhe të kryetrimit
tonë, të madhit Skenderbe. E ndjej se mund ti luaj këto role, se kam kaq forcë.Mos vdeksha dhe dheu mos më
tretë pa i luajtur këto role…
Dhe të nesërmen burri e përcolli djalin tek treni. I preu biletën dhe i dha para me vete. Djali nuk deshi t`ia
marrë por burri ia futi me zor në xhep dhe i tha :
- Merri se mund të të duhen. Kur të kesh mi kthe.
Dhe ndërsa treni largohej me shpejtësi djalit i dukej se në Bahnhof e përshëndeste Plaku i Vlorës dhe
kryetrimi ynë…

* * *
Këto ju kujtuan piktorit tek shikonte fotografin në gazetë. Nxitoi hapat për në banesë. Sapo hyri hodhi tutje
pallton , dorzat dhe shallin . Vuri një telajo të re dhe mori penelin. Filloi të punonte, të hidhte vijat e para.
Punonte me vrull. Ngadale në telajo filluan të dalin konturat e qarta , telajo po merrte jetë. Ishte një portret,
portreti i aktorit që luajti aq role në skenën e Teatrit të Prishtinës, i njeriut që e ndihmoi në atë ditë të ftohtë në
atë qytet të huaj, e artistit që ashtu si i madhi Mojsi vdiq zemërplasur larg atdheut të tij…
Artisti e kupton artistin, se bota e tyre është e njëjtë….
Ishte ngrysur por djali vazhdonte të punonte. Për çudi kishte harruar urinë, etjen, kohën…
Kishte zbardhur kur djali flaku panelin tutje. Shikoj gjatë portretin, po i flisnin dhe djali e përshëndeti :
-Mirëdita he burrë, mirëdita !

Janar 1997
Portreti i Avdush Hasanit i punuar nga piktori Altin Muçiqi nga Shkodra, personazhi real i tregimit të Xhuli Babtinca
(Kecaj)
Korrik 2005 .... Piktori Altin Muçiqi , Portreti i Avdush Hasanit në duar të motrës së Avdushit, Bahtijes ... rruga e
portretit nga Shkodra në Llapashticë për të vazhduar për në Berlin ...

Agoni, Zyrafetja, Avdushi, Besiana, Rudina prapa – Berlin 1996


Avdushi me bashkshorten Zyrafeten dhe fëmijët (nga e majta) Besiana, Agoni, Rudina dhe Pranvera
Në verë të vitit 1996 dy javë kam qëndruar në Berlin dhe çdo ditë isha me te në dhomën e spitalit
(Shefqet Cakiqi)

Adushi me djalin e tij Agonin në dhomën e spitalit verë 1996

Burimi, Besiana,Agoni, Avdushi, Rudina, Shefqeti, Pranvera – Berlinë verë 1996


Agoni, Rudina, Adushi, Besiana, Shefqeti

Në Spitalin e Berlinit verë e vitit 1996

You might also like