You are on page 1of 7

Literatura : Philipps Shively (Teokracia) Shteti dhe religjioni

Ideja se religjioni dhe Shteti duhet te jene te ndara manifestohet ne menyre te ndryshme : 1) Nga nje praktike Laike (termi laik vien nga latinishtja laicus qe do te thote ordinar, qe vjen nga populli) dhe eshte e kunderta qe do te thote mendimtar. Ne kuptimin e e clericus (klerik)

sotem laik nenkupton nje shoqeri ose nje pjese te shoqerise qe nuk eshte nen dominimin e klerikeve fetar. Flitet per mesim laik, shoqeri laike etj. Nga kjo rrjedhe edhe fjala laicitet qe nenkupton pamvaresine e shoqerise civile nga institucionet fetare dhe nga religjioni ne pergjithesi. Kemi edhe fjalen Shekullore qenenkupton kalimin e nje tradite apo institucioni nga nje dominim fetar ne nje dominim shekullor. Psh. Universiteti i Harward-it ka qene institucion fetar para se te behet universitet; Shekullor eshte pra ndamja progresive dhe pamvaresimi i nje institucioni ose tradite qe per nje kohe te gjate kane qene te dominuara nga religjioni ; Ne lemine e sherbimeve publike, kjo nenkupton kalimin nga sherbimet shoqerore te bera nga religjioni ne sherbime te bera nga Qeveria.

2) Nje praktike Teokratike ku Religjioni eshte pjese perberse e shtetit (Teokraci nga Theos- Zot; -Kratos- pushtet, eshte Qeveri ose autoritet qe konsiderohet se e ka origjinen tek Zoti dhe i ushtruar nga ministrat e fese.Nga shekulli i 19, termi Teokraci eshte perdore me se shumti per te pershkruar regjime politike te bazuara mbi principin e religjionit ose te qeverisuara nga kleriket. 3) Max Weber flet per HIEROKRACI e cila nenkupton gjithashtu qeverisjen nga kleriket. Regjimi hierokratik sipas Weber-it bazohet mbi autoritetin si menyre pushteti. Ne kete sistem, autoriteti ndahet ne tri nivele : a) Nje princip superior i bazuar mbi autoritetin (Zoti) ; b) Nje perfaqesues ne toke te Zotit te cilit i delegohet ushtrimi i pushtetit nga zoti, dhe populli qe eshte perfitues i ketij ushtrimi te pushteti, i drejtesise dhe prosperitetit. Autoriteti ketu bazohet mbi nje kontrat te dyfishte. Perfaqesuesit (kleriku) te zotit ne toke i jepet legjitimitet qe te ushtroje autoritetin ne kembim te ceremonive dhe riteve, per nder te zotit. Populli i premton klerikut qe do ti nenshtrohet duke paguar tatimet dhe kontribuar ne mbajtjen e autoritetit te tij (sigurise). Nese ky kontrat nuk rrespektohet, kleriku e humb legjitimitetin e tij dhe populli revoltohet.

Regjimi teokratik nuk eshte gjithmone autokratik. As regjimi hierokratik nuk eshte autokraci sepse pushteti i sunduesit eshte i kontrolluar nga

obligimi qe e ka ky i fundit perballe principit ne emer te se cilit ai thirret dhe nga obligimi qe te arrise rezultateve para atyre nga te cilet ai mvaret. Megjithate, ne shume regjime teokratike ka pasur devijime tiranike. Edhe sot, ne shumicen e regjimeve teokratike ose gjysem-teokratike kemi sisteme autoritare. Madje, shume shpesh me fjalen teokraci nenkuptojme nje system ku ka nderhyrje te religjionit ne politike. c) Ndermjet ketyre dy sistemeve te kundert, kemi edhe sisteme hibride (ku ka nje pushtet suprem religjioz dhe nje pushtet civil; Rasti i Iranit per shembull eshte i tille.

Shteti Laik : Nuk ka asnje institucion religjioz specifik per te justifikuar ushtrimin e pushtetit. Ne kete sistem, ne praktike, Shteti nuk favorizon asnje grup fetar te caktuar. Ky system quhet edheReligjion Civil ; Megjithate, disa laik, pranojne qe shteti te inkurajoje religjionin, duke liruar religjionet nga taksat e shtetit ose nepermjet financimeve publike, mirepo ne princip kerkojne qe shteti mos te favorizoje ndonje religjion zyrtar ;

TEOKRACIA Ka disa shtete ne bote sot qe konsiderohen si teokratike : Vatikani, Arabia Saudite dhe Irani etj.

Ne sisteme teokratike, institucionet fetare e diktojne politiken e shtetit, dhe pushteti ushtrohet nen autoritet direkt te institucionit fetar ; Ne shumicen e shteteve te botes, besimi fetar eshte i lire, mirepo, asnje shtet nuk lejon liri apsolute pa kurrefar kufijsh. Edhe pse liria eshte esenciale per demokracine, te gjitha lirite nuk jane te lejuara. Edhe persa u religjioneve, Shteti demokratik i kufizon disa liri te cilat kerkohen ne emer te praktikes se lire te religjioni. Psh : Poligamia : eshte e ndaluar ne shumicen e shteteve Perendimore Sakrificat njerzore qe kan qene praktike e disa popujve ne te kaluaren (Inka, Azteket) jane gjithashtu te ndaluara, Perdorimi i disa drogave qe ne disa shoqeri praktikohet si pjese e ritaleve fetare eshte i ndaluar etj.

Historiku Ne Antikuitet nuk ka pas ndonje shtet te formuar mbi baza te religjionit. Ne Romen antike, Perandoret kan qene edhe shefa fetar edhe sheaf te shtetit, Madje ne Perandorine osmane, Sulltani i ka akumuluar te dyjat etj. Konvertimi ne religjione tjera ka qene i denueshem ne gadi te gjitha shoqerite. Keshtu, Romaket i kane denuar me vdekje te gjithe ata te cilet jane konvertuar ne katolicizem, deri ne vitin 313 kur perandori Konstantini konvertohet vete ne Katolicizem.

Ne Mesjete, Monarku eshte shefi religjioz me i larti. Legjitimiteti i Monarkut ka buruar edhe nga Kisha, edhe nga Zoti ; Eshte ne fund te mesjetes qe fillon ndamja shtet-religjion. Si ka funksionuar kjo ? Kemi pasur dy pushtete. Pushtetin shpirteror (Spiritual power) dhe pushtetin e perkohshim (Temporal power); Kisha ka pas pushtetin shpirteror ( pushtet i ushtruar mbi shpirtrat e njerzve, persa i perket shpetimit dhe mbrojtejes se dogmes fetare) Mbreti ka pas pushtetin e perkohshem (ky pushtet ka qene i kufizuar tek marrja me ceshtje njerzore dhe me te gjitha ato qe i takojne shoqerise. Ky pushtet eshte ushtruar mbi trupat e njerzve dhe mbi te mirat. kjo ndamje ndermjet shpirterores dhe te perkohshmes konsiderohet si ndamje qe ka mundesuar autonomine e shtetit modern perendimor. Kjo konsiderohet gjithashtu si moment qe ka mundesuar lindjen e konceptit individualist te qytetarit qe shte dominant ne Perendim. Kjo tregon se raporti i Religjionit dhe i politikes ka qene gjithkund nje nder komponentat fillestare vendimtare te menyres se ushtrimit te pushtetit legjitim dhe praktikave te nenshtrimit; A ka egzistuar ndamje religjion-shtet jashte Perendimit te krishtere? Perendimi para kristian nuk ka pas elemente te ndamjes se autoritettit politik dhe te atij te religjionit. Gjithashtu do te ishte e gabueshme te konsiderohet se bota jashte perendimit nuk ka pas kurrfar levizjesh laike. Ajo qe mund te themi eshte se ky proces eshte thyer ne nje moment te caktuar dhe se keto shoqeri kane evoluar ndryshe, drejt nje autonomi politike te ndryshme.

Ne disa shtete shtete arabe, kemi nje shembull koherent te nje bote te udhehequr nga ideja transcendentale e vullnetit te Perendise unike. Ky vizion konsiderohet si vizion Monist i shoqerise (Monizmi eshte nocion filozofik metafizik. Eshte doktrine e bazuar mbi tezen sipas se ciles gjithcka qe egziston (Universi, Kosmosi, Bota, jane esencialisht nje, nje totalitet unik dhe i perbere nga nje substance) ; Ne kete aspect, monizmi eshte i ndryshem nga dualizmi i cili e ndan boten materiale ose fizike ne boten psiqike, shpirterore etj. Ne aspect filozofik, Monizmi eshte i ndryshem nga monoteizmi (Platonizmi) sepse superpozon egzistencen e nje bote te ideve perballe nje bote materiale; Ne boten Islame, megjithjate kemi edhe modele shteterore ku ka nje ndamje ndermjet Shtetit dhe religjionit. Ajo qe shte quajtur Basizemi (Baas) ne Siri dhe Irak ka qene sistem i afert me komunizem. Madje, modele shteterore te ngjashme ka edhe ne Algjeria, Tunizia Senegali etj. Tek te gjitha keto shtete, kemi nje ndamje qofte ajo edhe e limituar ndermjet shtetit dhe religjionit ; Ne aspect krahasues, ka gjithmone nje problem kur behet fjale per raportin e shtetit dhe te religjionit sepse modeli i demokracise liberale ka depertuar shume veshtire ne disa vende te botes. Max Weber, flet per raportin e religjionit dhe shtetit ne Indi. Ai thote se ideja e shpetimit individual (spiritual power) nuk ka lindur me Katolicizmin ose me Protestantizmin ashtu sikur mendohet zakonsiht. Pse? Sepse sipas tij, Hinduizmi dhe Budizmi e kane praktikuar ate shume me heret;

Tek Hinduizmi, shpetimi mund te arritet vetem nese i iket korrupsionit dhe ceshtjeve tokesore dhe sidomos atyre politike. Per kete arsye, individualizmi Hinduist ose Budizmi kombinojne perforcimin e religjionit duke pasur nje autonomi te politikes. Madje Weber-i thote se per kete arsye, kolonizimi dhe dominimi i Indise nga Anglezet nuk eshte kontestuar per nje kohe te gjate. Tek Judaizmi, kemi nje raport shume te ngjashem me religjionet tjera monoteiste, dhe mbijeton ideja e popullit te zgjedhur, te udheheqesve te tij dhe te mbreterve te tij nga nje Zot unik. Ne teorine politike, John Locke eshte teoricienti i ndamjes se fese dhe te shtetit;

You might also like