You are on page 1of 1

Mirënjohja

Ilustrimet në kapitullin e fundit i përcollën lexuesit faktin se hapi i parë


drejt pasurimit është transmetimi i idesë të asaj që doni tek Substanca
Amorfe.
Kjo është e vërtetë dhe do të shikoni që për ta realizuar, iu duhet një raport
harmonik me Substancën Inteligjente.
Sigurimi i këtij raporti harmonik është aq i rëndësishëm dhe jetik sa do i
kushtoj një hapësirë të nevojshme dhe do iu jap disa udhëzime që, po t’i
ndiqni, do të arrini pa dyshim një unitet të përkryer mendor me Zotin.

Tërë procesi i modifikimit mendor dhe shpërblimit mund të përmblidhet


me një fjalë: mirënjohje.
Së pari, besoni se ka një Substancë Mendonjëse, prej së cilës rrjedhin
gjithë gjërat. Së dyti, besoni që kjo Substancë iu jep gjithë ç’dëshironi.
Dhe së treti, hyni në kontakt me të përmes ndjenjës së mirënjohjes të thellë
e të sinqertë.
Njerëzit që jetojnë si duhet në të gjitha drejtimet e tjera, mbeten të varfër
prej mungesë së mirënjohjes.
Pas marrjes së një dhurate nga Zoti, presin fijet që i lidhin me Të duke
mos e falënderuar.
Kuptohet lehtë sesa më pranë burimit të pasurisë të jemi, aq më shumë
pasuri do marrim. Kuptohet lehtë gjithashtu se shpirti gjithnjë mirënjohës
është më afër Zotit se ai që nuk e shikon kurrë Zotin me mirënjohje.
Sa më shumë mirënjohje të tregojmë ndaj Supremit kur na vijnë të mirat,
aq më shumë dhe më shpejt do të na shtohen të mirat. Arsyeja është e
thjeshtë, mirënjohja e afron mendjen më shumë me burimin nga vijnë
bekimet.
Nëse nuk e dinit që mirënjohja e çon mendjen tuaj drejt një harmonie më
intime me energjitë krijuese të universit, atëherë reflektoni dhe do të
shikoni se është e vërtetë.
Gjërat e mira që keni iu kanë ardhur përmes bindjes ndaj ligjeve të
caktuar.
Mirënjohja do çojë mendjen tuaj drejt rrugëve përmes të cilave vjen
gjithçka; ajo do iu mbajë në një harmoni të ngushtë me mendimin krijues
dhe do s’do iu lërë që të bini në mentalitetin konkurrues.

You might also like