You are on page 1of 8

Materiali i parë për testin e 4-të -2019

Materialin e marren shpërndajeni menjëherë

Masa molare quhet masë molekulare ( nëse substanca është në gjendje molekulare),pra masa molare e O2 e ka
vlerën 0,032 , kurse për oksigjen (O) si atom ai ka vlerën 0.016.
m kg m kg
M  () ose  ()
n mol n mol
Masa molare quhet masë atomike nëse substanca është në gjendje atomike.

1. Ç’është moli? Po masa molare?

2. Kur masa molare quhet masë molekulare? Kur masa molare quhet masë atomike ?

3. Ç’është vëllimi molarë? Po numri i Avogadros apo numri molar?

4. Ç’është masa atomike relative? Po masa molekulare relative?

5. Si fitohet formula për numrin e grimcave (N=?) që përmban substanca?

6. Cila është formula me të cilën e përcaktojmë masën molare μ të substancës?

7. Cila është formula me të cilën e përcaktojmë numrin e moleve n në masën m të substancës?

8. Pse nuk mund të mbushet shishja me lëng kur hinka është e ngjeshur fort brenda grykës së shishes?
Sepse nuk ka kah të dal ajri që ngjishet nga lëngu.

7. Në një enë me ujë është vënë një gotë e nxehtë përmbysë . Pas pak kohe niveli i ujit në gotë ngrihet më lartë se
në enë. Pse? Me kalimin e kohës ajri brenda gotës ftohet.
Shtypja brenda saj është më e vogël se shtypja e ajrit jashtë.

8. Pse në ajër të hapur baruti digjet i qetë pa tym,ndërsa në një enë të vogël të mbyllur shpërthen? Shqyrto p dhe V
Sepse gjatë djegies brenda enës ngrihet shtypja e gazeve,pra në një enë më vëllim të vogël dhe shtypje të madhe baruti shpërthen dhe të kundërtën jo.

9. A ka ndryshim të energjisë së brendshme gjatë procesit izohorik? Po


Po gjatë procesit izotermik? Jo

10. Tregoni se cilët nga pohimet e mëposhtme,që bëjnë fjalë për një gaz ideal,janë të vërteta e cilët jo dhe pse?
a) vëllimi që zë gazi është gjithnjë në përpjesëtim të zhdrejtë me shtypjen; V G
b) shtypja në procesin izobarike është në përpjesëtim të drejtë me temperaturën absolute; V G
c) kur shtypja mbahet konstante,vëllimi është në përpjesëtim të drejtë me temperaturën absolute; V G
d) asnjë nga pohimet e mësipërme nuk është i vërtet. V G

11. Tregoni se cilët nga pohimet e mëposhtme që bën fjalë për një gaz ideal,janë të vërtet e cilët jo dhe pse?
a) shtypja e gazit është e madhe,kur vlera mesatare e Ek të lëvizjes së molekulave të gazit është e madhe; V G
b) shpejtësia e molekulave rritet me rritjen e temperaturës; V G
c) shtypja e gazit ndryshon në përpjesëtim të drejtë me temperaturën absolute të gazit; V G
d) shtypja e gazit rritet me zvogëlimin e dendësisë së gazit. V G

12. Pse shpeshherë,nga drutë që digjen,shkëndijat dalin me krisëm?


Ajri që ndodhet në dru,gjatë djegies nxehet dhe zgjerohet duke plasur copëzat e drurit.

13. Pse në shtypje të larta gazet nuk i nënshtrohen ligjit të Bojl - Mariotit? Në shtypje të mëdha molekulat e gazit afrohen me
njëra tjetrën dhe kështu fillojnë të ndihen forcat e bashkëveprimit midis tyre të cilat në ligjin e Bojl-Mariotit nuk merren parasysh.
14. Pse oxhakët e fabrikave ndërtohen të lartë? Cilët oxhakë janë më të mirë: ata prej hekuri apo ata
prej tullave në të njëjtën lartësi?
Oxhakët e fabrikave ndërtohen të lartë për të përforcuar tërheqjen e gazeve. Në skajin e poshtëm të oxhakut shtypja e ajrit është më e
madhe se në skajin e sipërm të tij. Kjo diferencë e shtypjeve është aq më e madhe sa më e madhe është diferenca e temperaturave në
skajet e oxhakut.
Oxhaku prej tullash është më i mirë se ai prej hekuri,pasi gazi i nxehur nëpër muret prej tullave i jep më pak nxehtësi mjedisit të
jashtëm të ajrit rrethues.

15. Pse ventilatorët për pastrimin ajrit,zakonisht vendosën në tavan?


Ajri i ngrohtë me përzieje të ndryshme ngrihet lartë dhe nxirret jashtë nga ventilatori.

16. Pse në termometrat mjekësor përdoret mërkuri dhe jo alkooli?


Përçueshmëria termike e madhe dhe nxehtësia specifike e vogël e mërkurit në krahasim me alkoolin shkurtojnë kohën e ekuilibrit
termik,pra kohën e matjes së temperaturës së të sëmurit.

17. Pse kur përzihen dy vëllime të barabarta uji dhe alkooli,vëllimi i përzierjes është më i vogël se
dyfishi i njërit prej tyre. Mendoni hapësirat ndërmolekulare

18. Pse zhduket tymi në ajër? Edhe tymi është një gaz,molekulat e të cilit marrin pjesë në lëvizjen brauniane dhe largohen nga njëra tjetra.
Vëllimi i zënë nga tymi zmadhohet,kurse dendësia e tymit zvogëlohet dhe kështu tymi zhduket. ρ=m/V

19. Pse gjatë ambalazhimit të xhamave vendosën ndërmjet tyre shirita letre?
Për të mënjanuar lindjen e forcave të mëdha molekulare ndërmjet sipërfaqeve të lëmuara të xhamave.
Njësia mësimore “ Forcat e bashkëveprimit ndërmjet molekulave” Nga përvoja jetësore e dimë se nëse nuk u vendosën shiritat e hollë të letrës
midis xhamave është vështirë të ndahen ata.

20. Pse qumështi i vendosur në frigorifer ose në të ftohtë,zë menjëherë ajkë?


Në saje të zvogëlimit të lëvizjes brauniane molekulat afrohen nga njëra tjetra... Kjo lëvizje zhvillohet në mjedisin ku temperatura është e ultë.

21. Pse balonat prej gome kur ngrihen në ajër në lartësi,fryhen dhe pastaj çahen?
Me rritjen e lartësisë shtypja e arit zvogëlohet,pra shtypja e gazit të mbyllur në balon bëhet më e madhe se shtypja jashtë balonit. Që shtypjet të
barazohen duhet që baloni të fryhet duke zmadhuar vëllimin. Kur ky zmadhim bëhet,pra fryhet balona konsiderueshëm në lartësi,atëherë balona çahet
Rikujtoni balonën e fëmijëve në kambanë kur e kemi demonstruar në klasë.

22. Sferat e dy termometrave janë të njëjta. Në një sferë ndodhet ujë,në tjetrën mërkurë.
Pse duke u ndodhur në të njëjtat kushte,termometri me mërkurë ftohet dy herë më shpejtë se
termometri me ujë?

23. Çfarë të metash do të kishte termometri në qoftë se në vend të mërkurit do të përdorët uji.

24. Në dy enë ndodhet i njëjti gazë në të njëjtën temperaturë. Ena e parë ka shtypje dy herë më të madhe se e dyta.
Nga çka ndryshon gazi në këto enë? Rikujtoni shtypjen te ekuacioni i Klauziusit p=2NEk/V, pra N / V
Nga numri i molekulave në njësinë e vëllimit. Ajo që ka shtypje dy herë
më të madhe ka numër molekulash në njësinë e vëllimit dy herë më të madhe.

25. Ç’është temperatura? Po ekuilibri apo baraspeshimi termik?

26. Shkruani 3 formulat kryesore që shprehin lidhjen e gradëve të reomirit,celsiusit dhe ferenhajtit. n0...

27. Sa mol atome azot përmbahen në 9,4 gram azot? Masa atomike e azotit është 14,0007g, pra në 14,0007gram kemi 1 mol
atome azot. Atëherë në 9,34 gram do të kemi n=m/A A- Masa atomike e azotit
9,34 gr
n  0,667mol
14,0007 gr / mol
28. Në cilën nga tri enët e njëjta ( figurat 1,2,3 ) të mbushura me të njëjtin gaz dhe me të njëjtën masë
gazi,shtypja është më e vogël dhe pse?

1 2 3
A ( në enën 3 sepse temperatura e gazit është më e madhe )
B ( në enën 2 sepse temperatura e gazit është më e vogël se në enën 3 dhe më e madhe se në enën 1 )
C ( në enën 1 sepse temperatura e gazit është më e vogël )
D ( në të tri enët shtypja është e njëjtë sepse masa e gazit në to është e njëjtë )

29. Si ndryshon shtypja e gazit me rritjen e temperaturës,kur vëllimi i tij nuk ndryshon?
A ( zvogëlohet shumë ) B ( zvogëlohet ) C ( rritet ) D ( nuk ndryshon )

30. Si ndryshon vëllimi i gazit me rritjen e temperaturës,kur shtypja e tij nuk ndryshon?
A ( zvogëlohet shumë ) B (rritet) C (zvogëlohet) D ( nuk ndryshon )

31. Gazi ushtron shtypje në faqet e enës në të gjitha drejtimet në mënyrë të njëjtë.
Cila nga dukurit e mëposhtme është shkaku kryesor që gazi ushtron shtypje në faqet e enës?
A ( molekulat kanë përmasa shumë të vogla )
B ( tek gazet largësia mes molekulave është më e madhe se ajo në lëngjet dhe trupat e ngurtë )
C ( në gaze tërheqja molekulare është shumë e vogël )
D ( molekulat janë në lëvizje të pareshtur dhe të çrregullt )

32. Me ndihmën e një pistoni mund të ngjeshim gaz në një cilindër.


Çfarë nuk ndryshon gjatë këtij veprimi?
A( shtypja e gazit ) B( vëllimi i gazit ) C( përmasat e molekulave ) D( largësia mes molekulave)

33. Gazi që ndodhet në një enë ushtron shtypje në faqet e saj,sepse:


A. Molekulat e enës tërheqin molekulat e gazit.
B. Molekulat e gazit godasin pa rreshtur faqet e enës.
C. Molekulat e gazit grumbullohen në faqet e enës.
D. Asnjëri nga pohimet e mësipërme nuk është i vërtet.

34. Përgjigjuni me Po ose Jo pohimeve të mëposhtme: n0-përqendrimi i molekulave


a) Shtypja e gazit që ndodhet në një enë me vëllim të pandryshueshëm rritet kur rritet temperatura e tij. Po Jo
b) Përqendrimi i gazit që ndodhet në një enë me vëllim të pandryshueshëm rritet kur rritet temperatura e tij. Po Jo
c) Shtypja e gazit që ndodhet në një enë me vëllim të pandryshueshëm rritet kur rritet përqendrimi i tij. Po Jo
d) Përqendrimi i gazit që ndodhet në një enë rritet kur vëllimi i enës rritet. Po Jo

35. Një sasi gazi e mbyllur në enë gjatë një procesi izotermik kalon nga një gjendje në një gjendje të re.
Përcaktoni se çfarë ndodh me: Rretho të saktën Te njësia mësimore “Proceset izotermike”
Shtypjen e molekulave të gazit Vëllimin e molekulave të gazit Dendësinë e goditjeve të molekulave të gazit
A. rritet rritet zvogëlohet
B. rritet për 2-herë zvogëlohet për 2-herë rritet për 2-herë
C. rritet nuk ndryshon nuk ndryshon
D. nuk ndryshon rritet rritet
36. Dy enë të njëjta janë të lidhura me një gyp si në figurë.
Në njërën prej tyre ndodhet gaz me shtypje 0,008 Pa,tek tjetra nuk ka gaz
( ena është e zbrazur ). Sa bëhet shtypja e gazit në enët në qoftë se hapet rubineti K?
A ( 0,002Pa ) B ( 0,004Pa ) C ( 0,008 Pa ) D ( 0,016 Pa )

37. Një gaz i përsosur zgjerohet në mënyrë izotermike nga gjendja A në gjendjen B.
Cili nga pohimet e mëposhtme është i gabuar?
A. Temperatura e gazit mbetet konstante.
B. Energjia e brendshme e gazit mbetet konstante.
C. Vëllimi i gazit rritet.
D. Shtypja e gazit rritet.

38. Ekuacioni i gjendjes së gazit ideal përcakton që:


A. Shtypja është në përpjesëtim të drejtë me temperaturën absolute të gazit;
B. Vëllimi është në përpjesëtim të drejtë me temperaturën absolute;
C. Numri i moleve është në përpjesëtim me temperaturën absolute;
D. Prodhimi(shtypje)X(vëllim) është në përpjesëtim të drejt me temperaturën absolute.

39. Nëse njihet masa e një moli gaz,mund të përcaktohet masa e një molekule të gazit.
Me çfarë veprimi?
A. Duke shumëzuar numrin e Avogadros me masën e molit.
B. Duke pjesëtuar masën e molit me numrin e Avogadros.
C. Duke mbledhur numrin e Avogadros me masën e molit.
D. Nuk janë elementet themelore për përgjigje.

40. Temperatura prej 200C të shprehet në gradët e Reomirit,gjegjësisht në gradët e Farenhajtit.

𝟒 𝟒
a) n0C=𝟓n0R 200C=𝟓 ∙ 200R 200C=160R n-tregon numrin e shkallëve( gradëve )

𝟗 𝟗
b) n0C=( 𝟓n+32)0F 200=( 𝟓 20+32)0F 200C=680F

41. Në termometrin me gradët Farenhajt është lexua temperatura t=1860F.


Të shndërrohet kjo temperaturë në gradët e Celsiusit dhe Reomirit. t0C=? t0R=?

42. Temperatura në një furrë për terje është t= 2100R. Sa janë vlerat e kësaj temperature të shprehura
t0C=? dhe t0F=?

43. Kur shtypja e një gazi zmadhohet për Δp=400Pa,atëherë vëllimi i gazit zvogëlohet prej V=5000cm3
në V1=4000cm3. Sa ka qenë shtypja fillestare e gazit? Temperatura e gazit është konstante. p=16000Pa

44. Një sasi e ajrit me vëllim 20dm3 ndodhet në shtypjen p1=101325Pa. Çfarë vëllimi do të ketë kjo sasi
e ajrit në shtypjen p2=810600Pa në qoftë se temperatura e ajrit mbahet konstante? V2=?

45. Meqë temperatura e ajrit mbahet e njëjtë gjatë ndërrimit të vëllimit prej V1 nëV2,atëherë ky proces
është izotermike. Zbatojmë ligjin e Bojl-Mariotit për këto dy gjendje.
p1 V1 = p2 V2 V 2 = 2,5dm3

46. Kur veprojnë njëkohësisht forcat shtytëse dhe tërheqëse? Ç’është gropa potenciale?

47. Kur mbizotërojnë forcat shtytëse? Po forcat tërheqëse?

48. Ç’është gazi ideal? Në çfarë dallon gazi ideal nga ai real? Shkruaj ndonjë shembull.
49. Ç’është procesi izotermike,izobarik dhe izohorike?

50. Shkruani formulën për ekuacionin e Klauziusit.

51. Shkruani formulën për lidhjen e temperaturës në shkallë kelvin me temperaturën në shkallë celsius.

52. Nganjëherë,nga shishja e mbushur me ujë të gazuar fluturon tapa,në qoftë se shishja është vendosur
në një vend të ngrohtë. Pse?

53. Gazi me vëllim fillestar V1=3m3,gjendet nën shtypje p1=1,2 kPa dhe T- temperaturë konstante.
Për sa do të ndryshojë shtypja e gazit në temperaturën konstante,nëse:
a) vëllimi zmadhohet për 2 herë,
b) vëllimi zvogëlohet për 2 herë.

54. Në qoftë se shtypja e një mase të pandryshuar gazi zvogëlohet për pesë herë në temperaturë konstante,çdo të
ndodh me vëllimin e gazit? V2=?

55. Në qoftë se temperatura e një mase të pandryshuar gazi ideal zvogëlohet dy herë,në shtypje konstante,çdo të
ndodhë me vëllimin e gazit? V2=?

56. Nga një gyp i çeliktë fillon të rrjedh gazi nga shtypja p1deri në shtypjen p2=p1/2. Sa gaz ka rrjedhur
nëse konsiderojmë se temperatura ka ngelur e pandryshuar? Rez. m2=m1/2

57. Çfarë temperature në 0C shprehin 100 K të shkallës absolute ?


A( -2730C ) B( -1730C ) C ( -2730C ) D ( +3730C )

58. Nën kambanën e një pompe rralluese ajri vendosim një ballonë të fëmijëve të lidhur me sasi jo të
madhe ajri. Ne do të vërejmë se duke thithur ajrin me anën e pompës,balona do të fryhet gradualisht
dhe do të marrë formën e një sfere. Si shpjegohet kjo dukuri,pra fryrja e balonës, fig. A?.
A. Shtypja e ajrit brenda balonës është më e vogël se jashtë saj. Rretho të saktën
B. Veprimi i molekulave,pra shtypja e tyre mbi faqet e brendshme të balonës bëhet vazhdimisht
më i madh nga veprimi i molekulave të jashtme dhe si rezultat i kësaj balona fryhet.
C. Veprimi i molekulave,pra shtypja e tyre mbi faqet e brendshme të balonës bëhet vazhdimisht
më e vogël nga veprimi i molekulave të jashtme dhe si rezultat i kësaj balona fryhet.
D. Asnjëri nga pohimet e lartshënuara nuk është i saktë.

59. Nën kambanën e një pompe rralluese ajri ( fig. B ) një enë e mbyllur me ujë dhe një enë e hapur janë
të lidhura me njëra tjetrën me një gyp qelqi. Çfarë ndodh në qoftë se në fillim me anën e pompës
largojmë ajrin nga kambana dhe më pas e fusim atë përsëri në kambanë?
A. Uji do të rrjedh përmes gypit të qelqit nga shishja për tek gota dhe nuk kthehet
më kur në kambanë futet ajri.
B. Uji do të rrjedh përmes gypit të qelqit nga shishja për tek gota dhe kthehet përsëri
kur në kambanë futet ajri.
C. Uji do të rrjedh përmes gypit të qelqit nga shishja me ujë për tek ena e thatë deri sa
shtypja në enën me ujë është më e vogël se shtypja në atë zbrazur.
D. Nuk ka material të mjaftueshëm për t’ dhënë përgjigjen e saktë.

60. Përcaktoni masën e një molekule të ujit. Një molekulë e ujit ( H2O ) përbëhet prej një atomi të oksigjenit e dy atomeve të hidrogjenit.
Prandaj masa e një moli uji është 18 gram,kurse vëllimi i këtij moli 18cm3.
gr
μuji 18mol
Prej nga masa e një molekule uji është: muji = muji = 1 muji =2,99∙10-23gr
NA 6,023∙1023 mol
61. Mbi një pompë rralluese ajri ndodhet një kambanë qelqi,brenda së cilës është një shishe
qelqi e mbyllur me tapë(fig. C). Shpjegoni,pse pas rrallimit të ajrit në kambanë tapa e
shishes kërcen,duke hapur shishen?
A. Sepse veprimi i molekulave mbi tapën e shishes nga brenda bëhet
vazhdimisht më i vogël nga veprimi i molekulave të jashtme dhe si rezultat
i kësaj tapa kërcen.
B. Sepse veprimi (shtypja) i molekulave mbi tapën e shishes nga brenda bëhet
vazhdimisht më i madh nga veprimi i molekulave të jashtme dhe si rezultati kësaj tapa kërcen.
C. Në momentin kur veprimi i molekulave mbi tapën e shishes nga brenda bëhet i barabartë me
veprimin e molekulave të jashtme,tapa kërcen.
D. Të gjitha pohimet e shkruara më lartë nuk tregojnë saktësinë për kërcimin e tapës nga shishja.

62. Pistoni në një cilindër që ka gaz ndodhet në pozicionin A


Cilindri vendoset poshtë një kambane së cilës me anën e një pompe i
hiqet një sasi ajri. Pistoni gjatë heqjes së ajrit të kambanës zhvendoset
djathtas deri në pozicionin B. Si shpjegohet zhvendosja e pistonit djathtas?
A. Shtypja e gazit brenda cilindrit është më vogël se shtypja e ajrit nën
kambanë dhe nga ky ndryshim i shtypjeve zhvendoset pistoni.
B. Kur rrallohet ajri nën kambanë,shtypja e gazit brenda cilindrit bëhet më madhe se shtypja e ajrit nën
kambanë dhe nga ky ndryshim i shtypjeve zhvendoset pistoni.
C. Kur ajri nga jashtë hynë brenda kambanës krijon kushte të volitshme për tu zhvendosur pistoni nga A në B.
D. Gazi i ngjeshur në cilindër kur zgjerohet e zhvendos pistonin nga A në B.

63. Në qoftë se gotën e përmbysim dhe e zhysim në një enë me ujë sipas figurës,do të shohim se ujë nuk
hynë në gotë dhe nuk e lagë letrën e kuzhinës që ndodhet brenda fundit të gotës. Pse?
A. Uji nuk hynë në gotë sepse shtypja e jashtme e ajrit është më e madhe se ajo brenda gotës.
B. Uji nuk hynë në gotë,sepse këtë e pengon ajri që gjendet në gotë.
C. Uji nuk hynë në gotë deri sa të mos barazohen shtypjet jashtë dhe brenda saj.
D. Uji nuk hynë brenda,sepse gota nuk është zhytë deri në fund të enës.

64. Në qoftë se në gotë fusim një gyp prej qelqi të kthyem me anën e të cilit mund
të dalë ajri përjashta sikur në figurë,uji do të hyjë në gotë dhe do ta lagë letrën
e kuzhinës të palosur dhe gotën përbrenda. Pse?
A. Uji hynë në gotë sepse shtypja e jashtme e ajrit është barazua më shtypje e
ajrit brenda gotës.
B. Uji hynë në gotë, dhe i lagë letrën dhe gotën përbrenda ,sepse këtë( ujin )
nuk e pengon ajri që del jashtë përmes gypit të qelqit.
C. Uji ka hyrë në gotë ,sepse kjo e fundit është zhytur deri në fund të enës së madhe..
D. Të gjitha pohimet e lartshënuara nuk tregojnë saktësi,pse uji ka hy brenda .

65. Po të fusim gypin e hinkës prej qelqi në një gyp prej gome dhe këtë të fundit ta
shtrëngojmë afër majës së hinkës e ta zhysim hinkën në ujë do të vërejmë se uji
nuk hynë në hinkë,pastaj e fusim skajin tjetër në ujë si në figurë dhe do të
shohim si dalin fluskat e ajrit në ujë. Pse,në dy rastet ndodhin këto dukuri?
A. Uji nuk hynë në hinkë sepse shtypja e jashtme e ajrit është më e vogël se ajo
brenda hinkës,kurse fluskat lajmërohen sepse uji nuk i pengon ato.
B. Uji nuk hyn në hinkë sepse e pengon ajri që gjendet në hinkë kur e hapim gypin e gomës që është jashtë
ujit,kurse fluskat e ajrit dalin në ujë sepse janë të shtyra nga uji kah skaji tjetër i gypit që është brenda.
C. Uji nuk hyn në hinkë sepse e pengon ajri që gjendet në hinkë kur e hapim gypin e gomës që është jashtë
ujit,kurse fluskat dalin sepse barazohen shtypjet e ujit brenda hinkës dhe shtypja e ujit në enë.
E. Uji nuk hynë brenda,sepse hinka nuk është e zhytur deri në fund të enës së madhe,kurse fluskat dalin sepse
barazohen shtypjet e ujit brenda hinkës dhe shtypja e ujit në enë..
66. Pse uji nuk derdhet nga gota,kur kjo e fundit është e kthyer më grykë te poshtë në fundin e së cilës
vendoset fleta e fletores?
A. Uji nuk derdhet nga gota,sepse drejtpeshimin e peshës së lëngut
e mbanë shtypja atmosferike që vepron mbi sipërfaqen e fletës.
B. Uji nuk derdhet nga gota,sepse peshën e lëngut e mbanë fleta
e fletores e ndihmuar nga masa e ajrit.
C. Uji nuk derdhet nga gota,sepse pesha e lëngut është shumë më
e vogël se shtypja atmosferike.
D. Duhen ende të dhëna për t’u përgjigjur saktë.

67. Numri i molekulave të gazit që ndodhet në një enë të mbyllur gjatë ngrohjes së saj nuk ndryshon.
Pse rritet shtypja e gazit në faqet e enës?
A. Sepse rritet shpejtësia kur ngrohet gazi dhe me këtë rritet numri i goditjeve të molekulave në faqet e enës.
B. Sepse molekulat tërhiqen më shumë nga muret e enës.
C. Sepse ndryshon energjia kinetike e gazit.
D. Sepse rritet energjia potenciale e bashkëveprimit të molekulave të gazit me molekulat e faqes së enës.

68. Cilët nga grafikët e paraqitur në figurën A nuk paraqesin saktë lidhjen ndërmjet temperaturës
absolute të një gazi ideal dhe energjisë kinetike mesatare të molekulave të tij? Rretho 3 grafikët e pasaktë.

69. Cili nga grafikët e paraqitur në figurën A paraqet saktë lidhjen ndërmjet temperaturës absolute të një gazi
ideal dhe energjisë kinetike mesatare të molekulave të tij?

70. Shkruaje formulën për shpejtësinë e molekulave të eksperimenti i Oto Shternit.


Llogarite këtë shpejtësi të molekulave kur dihen këto të dhëna: n=3000rrot. / min d=0,4m φ=240 𝓿=?

71. Ç’ janë forcat e kohezionit ? Po të adezionit?

72. Në çfarë largësie r janë të lidhura fortë molekulat? Po në çfarë largësie r janë të lidhura dobët? Çfarë tregon ro?

73. Kur Ep e bashkëveprimit ndërmjet dy molekulave është e madhe? Po e vogël?

74. Çfarë është Ep e bashkëveprimit ndërmjet dy molekulave kur r=ro?

75. Një gaz ideal për t’u studiuar më lehtë duhet t’i kënaq disa kushte: Cilat janë ato?

76. Çka quajmë parametra të gjendjes së një gazi? Cilët janë ata?

77. Çka quajmë proces të një gazi? Cilat janë tri izoproceset e mësuara?

Detyra të rëndësishme do t’ju dërgoj posa ta mësojmë ekuacionin e gjendjes së gazit ideal...
Nëse më janë bërë lëshime,ju më tregoni në klasë në mënyrë që t’i ndryshojmë së bashku.
Detyrat,përgjigjet e pyetjeve, që nuk mund t’i bëni më tregoni për t’i punuar së bashku.
Uroj që ky material t’ju sjellë kënaqësi në punën e juaj për tu përgatitur për testin vijues. Suksese!

You might also like