You are on page 1of 10

Ligjerata e trete mbi Demokracine : Politika si profesionprofesionalizimi i politikes

Kthehemi shkurtimisht tek disa tema qe i kemi permendur javen e kaluar

1)

Kemi

thene

se

liria te

shprehjes politik

eshte eshte

kusht

domosdoshem per funksionim te demokracise ; Kjo liri e shprehjes lirshem opinionit aspekt fundamental i demokracise, per te ruajtur lirite publike dhe te drejtat themelore te individeve. - Megjithate kjo liri eshte e kufizuar sepse :
-

Disa lloj diskursesh jane te ndaluara me ligje per shkak se ato e cenojne integritetin e disa individeve ose grupeve te individeve, per arsye te mohimit te te vertetes historike ;

Diskurset raciste, antisemite, negacioniste, revizioniste etj. (Ceshtja e gjenocidit Armenianspjego)

Historik i shkurter i gares politike Deri ne gjysmen e shekullit 19, gara zgjedhore ka qene e rezervuar vetem per ata qe kane paguar tatime (cens). Ky kusht i hyrjes ne treg zgjedhor justifikohet me faktin se per te votuar (per te ushtruar pushtetin) , eshte dashur qe personi te tregoje kapacitete qe jane matur me pasurine e tij ( para

ose prona). Kjo ka qene koha e shoqerive me predominance rurale; Brenda ketij sistemi , ka pasur nje lloj nivelizimi sepse per te marre pjese ne zgjedhje lokale, cens-i ka qene i ulet, kurse per te qene deputet, ai ka qene deri ne disa qindar here me i larte. Ky sistem ka qene i rezervuar per aristokratet (fisniket) dhe ka qene me shume pak konkurence. Produktet qe i kane propozuar keta aristocrat votuesve te tyre kane qene kryesisht materiale (Jo politike). Keshtu krijohet nje lloj mardhenje kembimi ndermjet votuesve dhe kandidateve qe quhet KLIENTELIZEM ( lat : cliere-te nenshtrohet) (Shkurtimisht mbi origjinen e klientelizmit: te gjitha shoqerite njerzore e kane praktikuar. Duke ja filluar nga popujt me primitiv. Madje ne system skllavopronar, skllavet e zene rob, i kane konvertuar ne klient te vete ) Ne Greqine e vjeter kane qene:
1) 2) 3)

Autokton te nenshtruar nga okupatoret ; Anetar te familjeve te varfera te shkaterruara nga lufta.. Te huaj qe kane pasur deshire te vendosen ne nje regjion te caktuar dhe te cilet eshte dashur qe te sigurojne mbrojteje per ta bere kete.

Ne kohen e Romes, ky ka qene raporti qe e ka bashkuar Pronarin e pasur me klientin e tij. Klijenti pra ka qene individ ne nje pozite sociale modeste (inferiore). Per te varferit, kjo ka qene forme per tu vene nen mbrojtjen e te pasureve te cilet u kane siguruar atyre ndihme material ne kembim per sherbime: perkrahje elektorale, mbrojtje, perkrahje gjate proceseve gjyqesore etj; Makiaveli mbi te huajit (Kapitulli XII-XIV i Princit) flet per

shembull per ceshtje ushtarake dhe thote se Princi (sunduesi) duhet te krijoje ushtrine e vet dhe mos te beje thirrje mercenareve te cilet ne afatgjate mund ti shkaktojne atij shume me shume deme sesa te mira.

Votimi universal mashkullor Vendet e para qe e adoptojne te drejten e votimit mashkullor jane Franca dhe Gjermania ne vitin 1848. Shume vite para disa shteteve demokratike si Anglia ose Italia te cilat e vendosin kete ne vitin 1910 ; Kjo e shumefishon numrin e votuesve nga 250 000 ne me shume se 8 million. Ne kete sistem, vetem meshkujt mbi 21 vjec votojne. Ne afat shkurter, ky system eshte i favorshem per te pasurit sepse edukimi per votimit do te jete shume i gjate.

Mirepo, ne afatgjate, ky sistem do tu mundesoje edhe grupeve tjera te hyjne ne gare per zgjedhje. Keto grupe do te bejne nje diferencim sepse ato deklarohen si republikane dhe do te fillojne te mobilizojne njerzit mbi baza politike. Te pasurit vazhdojne te bejne nje konvertim te burimeve te tyre sociale ne vota ; Te tjeret do te fillojne te propozojne te mira politike qe i prodhojne ne kembim me voten. Nga kjo kokurence ndermjet ketyre dy grupeve lindin zgjedhjet bashkekohore. Madje keto grupet e dyta do te promovojne te drejten e femrave per votim.

Ne kete proces duhet cekur kabina e votimit Integrimi i kesaj kabine ne votim mundeson materializimin e konceptimit univerzal te nje votuesi autonom, ne raport me presionet e mjedisit te tij social dhe qe i mundeson atij te vendose vete. Ky lloj votimi me kabina behet praktike ne fillim te shekullit 20. (France 1913) Mirepo, integrimi i kabines se votimit ne zgjedhje eshte debatuar per me shume se 20 vite para se te behet praktike ;

Si permbledhje :

Ajo per te cilen eshte luftuar ketu eshte nje opozicion ndermjet dy modeleve konkurente te ndamjes se pushtetit.
1)

Ne njeren ane, per te pasurit, kembimi bazohet mbi te mirat materiale, sherbimet, ndihmat, influencen sociale, madje edhe me kercenime per te fituar voten ;

2)

Ne anen tjeter, menyra e prodhimit bazohet mbi kembimin e te mirave simbolike dhe politike (ideologjive, programeve politike etj.) per te marre voten ;

Kjo e dyta bazohet tek ajo se per te pasur statusin e qytetarit, duhet te shkeputemi nga mvaresia dhe logjika komunotariste dhe te interesohemi ne politike me qellim qe te krijojme te mira te perbashketa ; Kjo hape refleksion mbi modelet e qytetarit demokratik ; Kjo eshte ajo qe krijon bipolarizim te jetes politike ;

1)

Intensifikimi i gares zgjedhore

Unifikimi I tregjeve zgjedhore behet paralelisht me unifikimin e tregjeve zgjedhore; Ka disa tendenca historike kryesore :
1)

Rritja e numrit te kandidateve qe ben te veshtire qe nje kandidat te zgjedhet ne raundin e pare ;

2)

Kjo imponon nje racionalizim te jetes politike : kandidatet jane te obliguar te perdorin sondazhe nepermjet te cilave ata testojne programet dhe propozimet e tyre ;

Kjo

provokon

lindjen

profesioneve

te

reja

qe

profesionalizojne politiken :
a) b) c)

Ekspert dhe institute te sondazheve ; Ekspert te komunikimit politik ; Keshilla te ndryshem etj.

Kemi nje profesionalizim te politikes i cili karakterizohet me nje ndamje te punes politike te profesionalizuar ;

Sondazhet : (Sondzhet kane lindur si teknike marketingu dhe per here te pare jane perdore nga disa firma ne SHBA per te matur kerkesat e konsumatoreve me qellim qe te rrisin tregun e tyre. Progresisht, kufiri ndermjet marketingut dhe politikes eshte zhdukur dhe ne vitin 1936, gazetari amerikan G.H. Gallup e krijon Institutin Amerikan per Opinion Publik per zgjedhje presidenciale. Me kohe sondazhet jane perhapur ne gjithe boten. Notorietetin e tyre me te madhe e kane tek sondazhet politike, edhe pse keto sondazhe perbejne me pak se 1% te te gjitha sondazheve qe realizohen. Te tjerat sondazhe jane studime marketingu qe i bejne firmat per te kuptuar tregun.

Ka pas edhe ligje te votuara per te penguar keqperdorimin e sondazheve para periudhave zgjedhore me qellim qe mos te ket influencim. Ne shumicen e shteteve demokratike; ka komisione sondazhesh te krijuara per te rregulluar ato. Megjithate, ne France per shembull, para zgjedhjeve prezidenciale te vitit 2007, ka pasur 293 sondazhe. Disa analista mendojne se profesionet para-politike (ata qe bejne sondazhe, gazetaret, hulumtuesit) i perdorin sondazhet per te imponuar vizionin e tyre te botes, duke pretenduar se interpretojne ate se cka deshiron populli.

"Sondazhet qe porositen nga politikantet dhe mediat kane ne fakt me pak per qellim te informohen mbi opinionin politik, sesa te dine per ate qe publiku (votuesi) deshiron te ndigjoje ose te shohe, me qellim qe te fabrikojne programe politike (ose televizive) te fiksuara mbi keto kerkesa. Me fjale tjera, shtypi dhe politika porosisin dhe publikojne sondazhe per tu shitur me mire dhe per te pergjigjur me mire kerkesave te momentit te publikut dhe votuesve . ( E nxierre nga nje tekst i filozofit/sociologut francez Pierre Bourdieu te botuar ne vitin 1973 me titull : Opinioni publik nuk egziston )

Kampanjat zgjedhore te sotme si ato ne SHBA kerkojne investime te medha. (Mit Romney deri tani ka shpenzuar mbi 30 Milion Dollare)

Garat zgjedhore kerkojne investime te medha ; Per kete arsye ka abuzime dhe korrupcion per te siguruar mjete (rregullim me ligje i finansimeve te partive politike); Retrokomisionet (spjego), Etj.

3)

Personifikim i aktiviteteve politike

Edhe

ne

sisteme

politike

parlamentare,

Partite

kryesore

personifikohen me nje numer te vogel udheheqesish politik te cilet kane peshe shume me te madhe se te tjeret brenda partive dhe simbolizojne partine ne raport me te tjeret; Ky personifikim eshte rezultat i zhvillimit historik, i strukturimit te partive dhe i bipolarizimit i cili lehteson kristalizimin e zgjedhjeve si nje duel ndermjet dy pretendimeve; (kjo eshte

sidomos karakteristike e shteteve te cilat kane sisteme prezidenciale) Ne keto situata, Parlamenti perjashtohet nga roli i tij qendror qe eshte te jete ndermjetesues popull-qeveri ;

Ky evoluim eshte interesant te analizohet sepse mediat audiovizuale kane kontribuar ne personifikimin e jetes politike

duke integruar jeten private te personave politik me qellim qe te plotesojne kerkesat e shikuesve te cilet nuk u intereson politika institucionale ; Berluskoni dhe femerat, Carla Bruni me Sarkozin, Levinski me Klintonin etj ; skandalet e familjeve mbreterore ne Angli, Spanje etj.

4)

Kolektivizimi i jetes politike

Nenkupton eliminimin e kandidateve te vegjel per shkak te zhvillimit te firmave te medha politike (partive); Shkak eshte se mimi i kampanjave zgjedhore eshte shume i larte dhe se notorieteti i personave qe kandidojne nuk u mjafton ztyre te zgjedhen nese nuk kane financime per zgjedhje. Mbasandej, kampanjat zgjedhore zvillohen me tema qe e perfshijne te gjithe shtetin (jo vetem nje regjion te caktuar te shtetit), gje qe e rrite cmimin e kampanjes dhe e ben ben edhe me te veshtire qe nje kandidat te zgjedhet nese nuk ka mundesi te zvilloje kamapanje ne nivel shteteror; Kjo i obligon kandidatet qe te veprojne nepermjet partive politike te cila jane te vetmet qe kane mundesi te veprojne ne nivel shteteror. Duhet pra kapital, notorietet kolektiv te akumulaur nga partite ; Kjo nuk do te thote se nuk nevoitet kapital politik personal. Ky kapital mundet me e zvogeluar ose me e rritur (kompenzuar) kapitalin kolektiv ;

Per kete arsye, kolektivizimi dhe personifikimi i kapitalit nuk jane ne kundershtim, ata kompletohen ;

You might also like