You are on page 1of 6

Parlamenti dhe perfaqesueshmeria Literatura : Andrew Heywood, faqe 293-311 Etimologjia : Parler nga latinishtja Parabolare (te folurit

me parabola, vendi ku flitet) Parlamenti eshte simbol i regjimit perfaqesues Eshte organ kolegjial nepermjet te cilit shprehet e gjithe (ose nje pjese) e popullsise ; Si i tille eshte i pandare dhe esencial ne demokraci te cilat jane ndertuar kryesisht perreth dhe nepermjet tij ; Per kete arsye, cdo sulm kunder Parlamentit merret edhe si sulm kunder demokracise ; Ne sisteme totalitare, Parlamenti reduktohet dhe i merren pergjegjesite Per ate se sa eshte i fuqishem Parlmenti sot mund te debatohet mirepo, per nje kohe te gjate ka pasur nje pushtet te jashtezakonshem ; Per kete tregon nje shprehje angleze ku edhe ka linde parlamentarizmi se : parlamenti mund te beje gjithcka pervec te shnderroje nje meshkull ne femer Ramja e pushtetit te Parlamentit ne pergjithesi ka bere qe ai konsiderohet sot me shume si dhome e iluzionit ose dhome e rregjistrimit ; Ajo qe mund te themi eshte se dekadave te fundit, Parlamentit i jane reduktuar kompetencat edhe pse ku ri-adaptim i Parlamentit mund te konsiderohet si nje adaptim perballe situatave te reja. Megjithate, edhe pse Parlamenti ka pas ramje te influences si institucion, mundesite e influences se Parlamentit ne sisteme politike mbeten ende te fuqishme :

Nepermjet : a) amandamenteve, b) partive politike ose c) komisioneve te kontrollit Parlamenti ka tri funksione kryesore : 1) Funksionin e perfaqesueshmerise 2) Funksionin e vendimmarrjes 3) Funksionin e kontrollit

Funksioni i perfaqesueshmerise (reprezentimit) Ky funksion ndryshon nga nje shtet ne tjetrin per shkak te tradites politike, ose trashigimise politike ; Tradita politike ben qe kemi shtete te cilat kane vetem nje dhome (unikamerale); Dhe shtete me dy dhoma parlamentit (bikamerale). Shumica e shteteve demokratike kane siteme bikamerale perreth te cilit rregullohet ekuilibri i pushtetit legjislativ. Bikameralizmi Edhe ato shtete te cilat kane sot dy dhoma parlamenti, kane pasur inicialisht vetem nje. Ne SHBA, para se te vendoset bikameralizmi, eshte debatuar shume per ate se a duhet te kete vetem nje dhome apo dy ? Bikameralizmi nz shtete federale eshte zakonisht rezultat i kerkimit te ekuilibrit ndermjet qendres dhe periferise. Simbolizon nje ndamje te pushteit horizontal dhe vertikal ; Kjo ndamje e sistemit legjislativ ne dy dhoma eshte asimetrike per arsye se eshte zakonisht dhoma e ulet e Parlamentit e cila

zgjedhet ne menyre direkte dhe ajo e cila ka shumicen e pushtetit legjislativ. Vete fakti se shumica e dhomave te larta te Parlamenteve zgjedhen ne menyre jo-direkte, kjo ja u zvoglon pushtetin atyre ; Ne SHBA ka nje ndamje te qarte te pushtetit legjislativ ndermjet dy dhomave. Dhomat e larta te parlamentit Keto dhoma reflektojne zakonisht, me shume se cdo institucion tjeter, traditen politike te shtetve dhe arqitekturen institucionale te tyre. Zakonisht, ne kete aspekt, dallojme dy lloj shtetesh :
1)

Shtete ku dhoma e larte eshte rezultat i nje strukture Federale (Regjionale) Shtete tjera qe jane ose unitare ose te decentarlizuara por qe jane shtete te cilat kane nje tradite bikameralizm. (Briatania e Madhe )

2)

Ne keto shtete Dhomat e larta kane me pak pushtet. Ka edhe shtete ku ka nje ndamje te barabarte te pushtetit. Mbrenda House of Lords, asnje lord nuk zgjedhet nga populli dhe te gjithe kane nje mandate te perjetshem (pervec atyre qe quhen Lord spirituals te cilet e humbin te drejten e Lordit atehere kur e nderprejne punen me religjionin. Reforma e 1999). Ka 617 lorda te perjetshem; 75 hereditar te zgjedhur nga partite politike ; 15 hereditar te zgjedhur nga vete Dhoma e larte ; Zakonisht lordat vine edhe nga pozita edhe nga opozita. Statusi i lordit eshte simbolik dhe zakonisht emrohen persona qe kane kontribuar shtetit, per ti shperblyer per sherbimin e tyre. (shiko Mayer faqe 106-137)

Dhoma e larte ne France (Senati) zgjedehet nga 150 000 deputet lokal dhe ne kete dhome jane zonat periferike qe jane te mbiperfaqesuara. Ne Itali, Senati zgjedhet ne menyre direkte ne baza regjionale (315) perfaqesues dhe ky numer ndryshon ne baza demografike ; Ne SHBA kemi nje situate te ngjashme sepse Senati amerikan perbehet nga dy Senator nga secili shtet. Sipas ketij principi, edhe Alaska qe ka vetem 680 000 banor ka dy Senator, ashtu sikur Kalifornia qe ka 36 million banore (2 senator). Barazia e shteteve qe e perbejne federaten eshte baze e ketij modeli; Ne Gjermani, deputetet e bundesrat-it (Dhoma e larte) nuk jane deputet te vertete sepse ata sipas Kushtetutes Gjermane jane anetar te Qevrive te Lander-ave te cileve u perfundon mandati ne te njejten kohe si funksionet e tyre qeverises. Nderrimi i deputeteve te BUNDESRAT-it behet me nderrimin e koalicioneve mbrenda Lander-ave. Anetaret e Bundesrat-it jane ministrat kryesor te Landerave: Ministrat e financave, te puneve te Mbrendeshme dhe te Drejtesise ;

Dhomat e Uleta Keto dhoma kane legjitimitet me te madh politik sepse dalin nga vota e direkte e popullit; Ne shume shtete qe konsiderohen si bikamerale; keto dhoma kryejne rolin e legjislativit te vertete. Historikisht, Parlamenti ka qene shume me pak reprezentativ (perfaqesues) sepse vetem nje pjese e popullsise ka pas te drejte vote (Aristokracia) ;

Ne SHBA, afro-amerikanet fillojne te votojne vetem pas vitit 1968 : one man one vote Persa i perket perfaqesueshmerise, dhomat e uleta te Parlamentit nuk jane ende mjaft perfaqesuese : perfaqesueshmeria e femrave ; minoriteteve etj ;

Funksioni vendimarres i Parlamentit Ky funksion rezulton nga koncepti racional i ndamjes se pushtetit. Sipas konceptit reprezentativ klasik te demokracise, sovraniteti i takon Parlamentit i cili eshte i vetmi institucion qe ka mundesi te votoje ligjet. Asjne gjykates dhe asnje rregull nuk mund te pozicionohet mbi ligjin ; Per shkak te vullnetit te tij ta kontrolloje, ekzekutivi ka tendence ta konsideroje Parlamentin si dhome rregjistruese e cila i shnderron ne ligje, propozimet e ekzekutivit. Nese i shikojme mundesite e veprimit te Parlamentit, atehere shohim se edhe ne SHBA, Parlamenti ka mundesi te marre vendime te cilat Prezidenti i bllokon me veto. Ne ate rast, ligji i panenshkruar kthehet ne Kongres dhe ky i fundit ka mundesi ta votoje ate me 2/3 e votave (overriding veto-tejkalim i vetos). Nese 2/3 e votojne nje ligje, atehere ai hyn ne praktike. Kemi edhe ate qe quhet Pocket veto e cila i mundeson Presidentit qe mos te prononcohet mbi nje ligje te caktuar gjithnje duhe mos e penguar aprovimin e tij. Ne rast te tille, 10 dite mbasandej, ligji behet fuqiplote. Komisionet parlamentare

Kane nje rendesi te vecante ne procesin vendimarres te Parlamentit ; Cdo parlament ka nje numer te caktuar komisionesh permanente dhe krijon kohe mbas kohe komisione speciale (ad hoc) per ceshtje urgjente; Kongresi amerikan ka numrin me te madh komisionesh. House of Reprezentatives (Dhoma e perfaqesuesve) ka 22 komisione parlamentare. Senati amerikan ka 16 komisione permanenete;

Ndamja teritoriale e procesit vendimmarres

Ne disa shtete si Italia, Gjermania odhe SHBA, ka nje ndamje teritoriale te legjislativit. Ne Itali, Kushtetuta e njeh pushtetin legjislativ te Regjioneve dhe u jep me shume kompetenca 5 regjioneve te caktuara : Sicilia, Sardenja, Aldo Adige, Val dAosta, Frioul Venecia. 15 Regjionet tjera kane status ordinar. Keto 5 regjione kane kompetenca te vecante ne Bujqesi, Turizem, urbanizem etj; Ky system kontestohet nga disa regjione tjera si Lega Nord (Umberto Bosi) e cial kerkon nje Itali federale. Ne Gjermani, kemi nje ndamje horizontale te pushtetit per arsye historike.

You might also like