You are on page 1of 6

1) Literature mbi format e shtetit: A. Heywood : 121-132 B.

Shively 278-283 Literatura mbi regjimet parlamentare /prezidenciale SHIVELY/ 436-457 Dfinicioni i fjales regjim, nga latinishtja regimen, veprim udheheqje, udheheqje . Regjimi eshte menyre e te udhehequrit te nje shteti. Eshte gjithashtu menyre qeverisje dhe administrimi te shtetit ; Nga Antikuiteti, eshte shtruar pyetja e diferencimit te formave te ndryshme te qeverisjes. Platon dhe Aristoteli kane bere nje klasifikim te qeverive sipas origjines se sovranitetit. Nese sovranitetin e ka nje njeri, disa ose shumica. Ka edhe tipologji tjera te krijuara nag shekulli 18 e kendej te cilat jane te bazuara mbi menyren e ushtrimit te pushtetit. Keshtu filozofi francez Montesquieu dallon : Regjimet ku ka konfuzion te pushtetit : Regjimet qe jane ne favor te ekzekutivit : regjimet prezidencialiste dhe diktatura Regjimet qe jane ne favor te legjislativit : regjimet konvencionale ose regjimet e Asambleve ; Regjimet ku ka ndamje te pushtetit : Regjimet presidenciale dhe regjimet parlamentare Presidenciale : nga latinishtja praesidentem-derivat i foljes praesidere (I ulur perpara, i pari) Historik i shkurter Ndarja e pushteteve eshte baza e regjimeve te sotem Kjo ndamje ka filluar ne shekullin e 17 ne Britani te Madhe, ne Suedi dhe ne disa shtete tjera te Evropes per te kufizuar pushtetin absolutist te mbreterive te atehershme ;

Ne Britani te Madhe, ne shekullin 16, Henry VIII shkeputet nga Roma dhe fillon ti jape pushtet Parlamentit me qellim qe marre perkrahjen e tij. Qellimi i tij ishte qe te nxierre Angline nga autoriteti i Kishes katolike te Romes. Ne shekullin 17 Parlamenti Anglez ka kompetenca te barabarta me Monarkun ne disa lemi si ajo e tatimeve per shembull. Ajo qe njihet sot si Lufta Civile angleze (1649) do te behet konflikt ndermjet Rojalistave dhe Parlamentareve, rreth asaj se kush duhet te mbaje pushtetin ; Ne vitin 1649 madje kundershtaret e mbretit e ekzekutojne mbretin Charles I dhe shpallin republiken. (Republika e pare pas asaj te Romes) Kjo eshte koha e John Locke, filozofit te njohur anglez i cili e teorizon pushtetin e Parlamentit si pushteti me i rendesishem. Nje shekull me vone, filozofet francez, Montesquieu dhe Volter dhe se bashku me Thomas Jefferson-in shkruajne se liria mund te sigurohet vetem nese pushteti eshte i ndare ne tri pjese (secili nga keto pushtete duhet te kufizoje pushtetin e te tjereve) ; Sot ne shumicen e shteteve te botes kemi nje ndamje te pushteteve dhe shoqerite moderne funksionojne ne keto baza. Si rezultat i ndamjes se pushteteve ka lindur progresivisht Qeveria Presidenciale dhe Parlamentare A)Sistemet presidenciale jane sisteme ku ka nje ndamje (me e qarta) ndermjet ekzekutivit dhe legjislativit. Ne kete system: 1) Presidenti nuk eshte vetem figure por ai eshte edhe Shef i Qeverise; 2) Ne keto sisetme ai zgjedhet ne menyre direkte nga votuesit (Kolegji votues); 3) Presidenti nuk mund te shkarkohet nga legjislativi; B)Sistemet parlamentare Ne sisteme parlamentare, kryetari i shtetit (Monarku ose Presidenti) ka zakonisht nje pozite inferior ne raport me

kryetarin e qeverise (kryeministrin, premierin, ose Kancelarin) dhe ne keto sisteme, eshte kryeministri ai qe eshte i rendesishem; 1) Ne sisteme parlamentare, votuesit zgjedhin vetem legjislaturen (deputetet) dhe nuk mund ti ndajne votat ndermjet ekzekutivit dhe legjislativit. Organizimi i zgjedhjeve (proporcionale-dypartiake)
2)

3)

Ne sisteme parlamentare, Presidenti ose Monarku (Angli, Spanje) ose ne (Gjermani ose Izrael) emron kryeministrin nga partia qe i ka fituar zgjedhjet. Nuk ka zgjedhje ne kete lemi, kryetari ose kandidati i parties fituese ftohet te emroje Qeverine; Presidenti, ne sisteme presidenciale nuk eshte pergjegjes para Parlamentit. Kryetari eshte i detyruar te zgjedhe Kryeministrin nga legjislature (dmth, jashte grupit te vet) ;

Shembull i sistemit presidencial : SHBA Modeli i regjimit presidencial ideal-tipik. Model qe ka inspiruar shumicen e regjimeve presidenciale te amerikes Jugore dhe Latine (Brazil, Meksike, Argjentine etj.) ne perjashtim te Kanadase e cila ka nje regjim parlamentar te tipit britanik. Regjimi presidencial amerikan eshte i vetmi regjim autentikisht presidencial Karakteristikat : 1) Nje sitemi stabil per shkak se Parlamenti nuk ka mundesi te zhkarkoje Presidentin, dha as ky i fundit nuk mundet te zhkarkoje Parlamentin.
2)

Ka nje sistem te kontrollit te pushtetit reciprok qe quhet Checks and Balances. Sistem i krijuar me qellim qe asnje dege e pushtetit mos te akumuloje teper shume pushtet. Mirepo, secila dege e pushtetit ka mundesi ta kontrolloje tjetren.

Nje ndamje e pushteteve strikte nuk egziston vertet:

a)

presidenti ka mundesi te ndaloje Kongresin duke perdorur veton e tij edhe pse perdorimi i veto-s mbetet i limituar; Kongresi ka mundesi ta ndaloje politiken presidenciale duke refuzuar te votoje buxhetin. Kongersi mundet gjithashtu te perdore proceduren e impeachment-it e cila i mundeson atij te shkarkoje Presidentin ne raste te vecanta.

b)

c)

Kjo e ka prezervuar ameriken nga tirania ose abuzimi me pushtetin per me shume se dy shekuj. Eshte shume e rralle qe nje pushtet mund te fitoje gjithcka qe kerkon. Kongresi nuk mundet ti votoje te gjitha ligjet qe Presidenti nuk i don dhe vice versa. Kjo i jep sistemit presidencial amerikan stabilitet te madh dhe mundeson funksionimin e demokracise. Kjo eshte ajo qe quhet DEADLOCK qe eshte norme ne sistemin amerikan.

Si funksionon procedura e Impeachment-it? Kjo eshte e percaktuar me artikullin II te Kushtetutes amerikane. Si zhvillohet kjo? Procedura votohet nga Dhoma e Perfaqesuesve (nje lloj jurie e madhe). Nuk eshte vetem presidenti I cili I neshtrohet kesaj procedure. Te akuzuarit mund te jene funksionar te larte deri tek Presidenti dhe nen-Presidenti. Procesi i zhgarkimit behet para Senatit i cili duhet te prononcohet mbi pergjegjesine e te akuzuarit ; Vendimi merret me dy te tretat e Senatit 77/100 senator. Eshte procedure shume e ngjashme me nje proces gjyqesor. I akuzuari perfaqesohet nga avokatet . Kur i akuzuari eshte Presidenti, atehete seanca e Senatit udheheqet nga kryetari i Gjykates supreme. Ne raste tjera, Senati udheheqet nga nenkryetari i SHBA-ve. Sipas Kushtetutes amerikane, Presidenti mund te gjykohet per tradheti, korrupcion ose per ate qe quhet high crime (abuzim)

Nese Senati e shpalle Presidentin fajtor, ai zhkarkohet dhe i ndalohet ushtrimi i cilido funksioni zyrtar. Mbasandej, kunder te akuzuarit mund te ngritet padi para gjykatave civile ordinare ku ka nje procedure normale. Ne rast te impeachment-it, nuk ka mundesi amnestimit. Impeachment-i nuk eshte procedure e ngashme me mocionin e cenzures para parlamentit edhe pse eshte pikerisht parlamenti qe prononcohet mbi fatin e tij. Historikisht, kjo procedure eshte votuar gjithsej 17 here dhe keta te zhkarkuar nepermjet kesaj procedure kane qene gjykates federal. Dy President kan qene te akuzuar: Andrew Johnson dhe Bill Clinton. Asnjeri nukeshte shkarkuar. Per Niksonin ishte inicuar procedura por ai kishte demisionuar para se te vinte ne Senat. Bill Clinton Procedura eshte inicuar ne tetor 1998dhe njihet zakonisht si Monicagate (Nixoni Irangate). Prokurori Keneth Starr akuzonte Klintonin per ofendim, obstrukcion te drejtesise dhe abuzim me pushtetin. Seanca e senatit eshte udhehequr nga kryetari I gjykates kushtetuese William Renquist. 55 senator kane votuar kunder zhkarkimit te Klinton-it. Eshte dashur te votojne 67 senator per ta zhkarkuar ate.

Perparesite e sistemeve presidenciale : : Zakonisht u referohet 4 avantazheve : 1) Zgjedhjet direkte ne nje sistem presidencial qe i japin legjitimitet (mandat)
1.

Ndamja e pushteteve Presidenca dhe Parlamenti jane dy struktura paralele. Kjo nenkupton se ka nje kontroll reciprok per te evituar abuzimet me pushtet;

2.

Shpejtesia e marrjes se vendimit - nje President me pushtete te qarta ka mundesi me shume te reformoje dhe te marre vendime ; Stabiliteti nje President me mandat te caktuar i jep me shume stabilitet sistemit se nje sistem parlamentar ku Kryeministri mund te zhgarkohet nga Parlamenti nese nuk ka perkrahje ne parlament (mocioni i censures) ;

3.

Kritikat e sistemit presidencial Kritikat potencojne zakonisht 3 mangesi te ketij sistemi :


1) 2)

3)

Tendenca kah autoritarizmi ; Problem i koncenzusit ndermjet Parlamentit dhe Presidentit nese ka veshtiresi dhe nese dalin nga parti politike rivale ; Mundesia e zhgarkimit te nje Presidenti para perfundimit te mandatit te tij nese ai eshte i korruptuar eshte e limituar ;

You might also like