You are on page 1of 6

Juan Linz Dallon tre kritere sipas te cilave krahasohen sistemet :

1) 2) 3)

Karakteri pak a shume monist i pushtetit politik Mobilizimi politik i popullsise Vendi i ideologjise ne regjim

Totalitarizmi karakterizohet me monizem politik sepse ka vetem nje grup qe ushtron te gjithe pushtetin politik. Autoritarizmi toleron nje dhoj pluralizmi te limituar sepse disa grupe si parti politike, funksionar te larte publik, institucione fetare, sindikata etj. marrin pjese ne ushtrimin e pushtetit ;. Kontrolli shoqeror- i vetem Kontrolli i konformitetit ideologjik arrite ne totalitarizem nje intensitet te jashtezakonshem. Ka nje dispozitiv te kontrollit te popullsise qe mundeson te zbulohen te gjitha format e rezistences, disidences ose te antikonformizmit dhe ti sanksionoje ato. Edhe pse nje kontroll totale nuk eshte arritur kurre, disa deshmi te ketyre sistemeve tregojne se keto sisteme bejne te pamundur cfardolloj organizimi rezistence, disidence. Pra kriteri sociologjik, per te identifikuar sistemet totalitare eshte mungesa e nje rezistence klandestine te organizuar qe do te ishte ne gjendje te strukturohet dhe te zgjase. Kjo mungese e kundershtimit politik e ka karakterizuar edhe BRSS edhe Nacizmin, madje edhe Fashizmin.

Sistemi i mobilizimit te popullsise Per te organizuar nje kontrolle totale, teknikat e sistemeve autoritare nuk mjaftojne. Duhet per kete edhe nje pjesemarrje aktive e popullsise. Dominimi totalitar bazohet tek mobilizimi dhe pjesemarrja aktive e popullsise : me miliona anetar te partise, te sindikatave ose te organizatave kolaterale. Dominimi eshte total vetem per shkak se ai bazohet mbi nje popullate plotesisht pjesemarrese ne triumfin e ideologjise. Ky eshte edhe ai qe quhet paradoksi totalitar sepse popullata vete kontribuon ne krijimin e sistemit te kontrollit shoqeror dhe politik me te fuqishmit ; Keshtu shkruan filozofja Hannah Arendt per kete fenomen : Bashkepunimi i te gjithe popullsise per te denoncuar kundershtaret politik, ofertat e saj per sherbime denoncimi, nuk jane dicka e re; por ne shtete totalitare ato jane aq mire te organizuara sa qe puna e tyre mund te jete e barabarte me punen e atyre qe e kane profesion kete pune Kjo sipas arendt-it krijon Atomizimin e shoqerise civile;

Regimet totalitare dhe te rinjte Vendi qe regjimet totalitare u rezervojne te rinjeve eshte nder karakteristikat strukturore te regjimeve totalitare, qofte ne

Italine fashiste, BRSS, Gjermanine naciste, Kinen apo kudo qe kemi te bejme me sisteme totalitare. Eshte impresionuese se deri ne fare mase rinia eshte e integruar ne menyre gadi sistematike ne organizaten gjigante e cila ka gadi nje dimension paraushtarak dhe kjo, nga mosha me e re. Ne vitin 1926, regjimi fashist krijon institcione inkuadruese (opera, klube sporti etj.) per tu ofruar te rinjeve nje edukate fizike dhe ushtarake. Madje keto institucione japing edhe grade: 4 vjec, te rinjte marrin graden e par, 8 vjec graden tjeter dhe 14-18 vjec behen avangardista. Ne Gjermani ata quhen Hitlerjugend (rinia hitleriane) Ky eshte shembull i integrimit te rinise ne sistemin nacist. Kjo rini ka qene e organizuar mbi nje model ushtarak me uniforma, grada, pregaditje ne perdorimin e armeve, ushtrim ne hedhjen e bombave etj. Madje, pas vitit 1938, perkatesia e rinise hitleriane eshte e obligueshme per te gjithe Gjermanet e rinj. Para Luftes se Dyte Boterore, kjo rini ka pasur dikun rreth 8 milion anetar. Bashkimi Sovietik ka pasur metoda te ngjashme.

Pse kur flasim per totalitarizmin, eshte me rendesi te flasim per inkuadrimi i te rinjeve ne sisteme totaliatre ? Sepse, kjo ka shkaktuar radikalizim. Te rinjte e kane ringjalle totalitarizmin. Edhe ne kine ka pasur nje rini komuniste qe jane quajtur Rojtaret e Kuq te MAO-s ; ata njihen si ushtruesit e tettorit me te madhe pas viteve 1966. Sidomos pas reformes Agrare te Mao-s ; Ato kane kontribuar ne shkaterrimin e elitave politike dhe intelektuale, Keto grupe te rinjesh kan luajtur rolin e atomizimit te shoqerise sepse nepermjet tyre indoktrinohen te rinjte dhe nepermjet te rinjeve me se miri depertohen familjet. Keshtu mbahet kontrolli total. Ideologjia eshte me e forte se familja.

Ideologjia e majte dhe e djathte

Duhet te cekim gjithashtu se ideologjite mbi te cilat bazohen regjimet totalitare jane thellesisht te kunderta. Nuk ka asgje te perbashket ndermjet teorise marksiste qe inspiron ideologjine komuniste dhe sistemit te mendimit mbi te cilin bazohet projekti nacional-socialist ; I pari bazohet kryesisht ne shkenca sociale (filozofi) dhe pretendon te jete nje perpjekje univerzaliste e emancipimit dhe e progresit social kurse Nacional- socializmi inspirohet nga

nje tradite e bazuar mbi rracizmin, Darwinizmin social, antisemitizmin dhe antibolshevizmin. Darwinizmi social : eshte doktrine politike evolucioniste qe ka lind ne shekullin 19 dhe e cila thote se lufta per jete ndermjet njerzve eshte gjendja natyrore e mardhenieve shoqerore. Sipas kesaj ideologjie, keto konflikte ndermjet njerezve jane burim kryesor i progresit dhe i permirsimit te qenjes njerezore. Veprimi i tij politik kerkon zhdukjen e institucioneve dhe veprimeve te cilat mund te jene pengese per luften per egzistence dhe selekcionimin natyror, qe rezulton me eliminimin e me te dobteve dhe atyre qe jane me pak ne gjendje te luftojne per te mbijetuar. Mbijetojne vetem me te aftit ( survival of the fittest ).

Ate qe e kane te perbashket nuk jane bazat ideologjike por perdorimi qe i bejne ideologjise. Ideologjia behet e shenjte dhe ka nje rrol te Religjionit Politik ; Ideologjia politike behet religjion politik per faktin se pretendon te spjegoje te gjitha fenomenet, te percaktoje sensin e historise dhe te ofroje kuader te interpretimeve globale te te gjithe realitetit social. Regjimi totalitar mund te konsiderohet edhe si IDEOKRACI. Ideokracia eshte sistem i organizuar per realizimin e nje projekti ideologjik, perreth te cilit gjithcka sillet. Cdo disidence ose kundershtim i ketij projekti ka tendence te kriminalizohet.

You might also like