You are on page 1of 12

Autoritarizmi

Literatura: Philipps Shively : Hyrje ne Shkenca Politike

Ligjerata 8

Derisa te egzistojne diktaturat, nuk do te kem zemer ta kritikoj demokracine (Jean Rostand, 1967) Fjala diktature vjen nga latinishtja dictatura (ai qe flet); Diktatura e ka origjinen tek Perandoria Romake; Diktatura ka qene magjistrature e jashtezakonshme e Republikes se Romes nepermjet te ciles te gjitha pushtetet i jepen nje njeriut, me nje manadat te kufizuar; Sot diktatura konsiderohet si regjim politik ku nje person ose nje grup personash ushtrojne te gjitha pushtetet ne menyre absolute, ne menyre qe asnje ligje ose institucion mos te mund ti pengoje ne kete drejtim; Tek Roma e vjeter, Diktatorit i jane dhene te gjitha pushtetet ne menyre legale per nje kohe te caktuar. Zakonisht diktaturat jane vendosur ne raste trazirash. Kjo magjistrature supreme ka mund te zgjase maksimalisht deri ne 6 muaj; Kjo procedure eshte hjekur pas diktatures se Julius Cezarit (te cilit i ishte dhene statusi i diktatorit, fillimisht nje vit, dhe pastaj 10 vite. (tjeter diktator i famshem ka qene Sylla) Madje, nje nder arsyet e komplotit qe ka cuar deri tek vrasja e Cezarit ka qene rreziku qe ai te shpallet Mbret dhe ti jape fund Republikes se Romes (Brutusishte nje nder ata te cilet e ekzekutuan Cezar-in);

Diktatura

Definicionet Enciklopedia Universalis, Diktatura eshte Regjim politik autoritar, i vendosur dhe i mbajtur me dhune, i karakterit te jashtezakonshem dhe jolegjitim. Ajo vendoset ne raste krizash sociale serioze. Ajo ka zakonisht per qellim ose te shpejtoje procesin e nisur te nderrimit politik (diktaturat revolucionare) , ose ta frenoje ate (diktaturat konservatore). Eshte ne pergjithesi nje regjim personal ; mirepo Ushtria ose Partia unike mund te sherbejne si baze per diktatura institucionale .

Fjalori politik (Hatier) : Diktatura definohet si regjim arbitrar dhe koercitiv, i paperputhshem me lirine politike, qeverine kushtetuese dhe principin e barazise para ligjit. Fjalori Robert : Diktatura eshte koncentrim i te gjitha pushteteve ne duart e nje individi, nje Asambleje ose nje Partie ; Organizate politike e karakterizuar me koncentrim te pushteteve .

Despotizmi
Sot diktatori eshte sinonim edhe me Despot- (Despotizem), Nga greqishtja e vjeter : dhespots (zot shtepie); Despotizmi eshte forme qeverisje ku autoriteti ushtrohet nga nje person i cili qeverise me pushtet absolut. Despoti eshte person i cili i ka te gjitha pushtetet mirepo, ne ndryshim nga diktatori, ai e ka legjitimitetin tek fakti se pretendon ti konsideroje njerzit si anetar te familjes. Forma origjinale e despotizmit ka qene autoriteti i Babes i ushtruar ndaj femijeve te tij. Babai (Despoti) vepron per te miren e familjes se tij. Pushteti despotik pretendon ta dije me se miri rrugen qe duhet ndjekur sepse si Baba ka pergjegjesi per femijet e tij. Edhe pse sot kjo fjale ka konotacion negativ, Despot ka qene titull legjitim tek Bizanti. Titulli eshte transmetuar me trashigimi (mashkullore) nga Perendori; Nga shekulli XIII, ky titull u eshte dhene edhe Princave te huaj. Despotet kane udhehequr mbi teritore te Perandorise.

Tirania
Tiran (Tirani)-nga greqishtja e vjeter trannos, qe do te thote: nje person qe ka pushtetin absolut. Eshte person qe e merr pushtetin ne menyre ilegale dhe jolegjitime dhe e mban ate duke injoruar ligjet. Kete pushtet ai e ushtron me teror. Ndryshon nga despoti sepse sic e pame me pare, ky i fundit transmetohet me trashigimi kurse tiran mund te jete edhe nje skllav qe e merr pushtetin. Ne ditet e sotme, jane diktatoret ate te cilet e marri pushtetin me grusht-shtete. Sot, Tirania nenkupton abuzim me pushtetin dhe nje person qe nuk kerkon te miren e pergjithshme. Per kete arsye, perdoret per te pershkruar sistemet autokratike ose diktaturat. Eshte Platoni ai qe i jep Tiranise konotacion negativ. Ne Shekullin e VI para eres sone, ne shume qytete-shtete greke, Tiranet e marrin pushtetin. Platoni e definon Tiranin si : Ai qe ne qytetin e vet ushtron autoritetin e tij sipas deshires se vete.

Autoritarizmi Eshte sistem qeverisje ku pushteteti ushtrohet nga disa elemente te vecanta me nje perkrahje popullore minimale: Keto elemente mund te jene: Familja ne te cilin rast, regjimi autoritar eshte nje Monarki absolute; Klasa sociale si ne rastin e Monarkive qe udheheqen me ndihmen e aristokrateve ose te nje Teknokracie elitiste ku pushteti mbahet nga burokratet. Parti politike e fuqishme e cila ka per qellim kryesor te forcoje solidaritetin e brendshem, ne nje moment te nevojshem per Shtetin ; Ky lloj sistemi njepartiak ka qene karakteristike e shume shteteve evropiane para se jane demokratizuar (Spanja Portugalia, Greqia etj) si dhe i shteve ne zhvillim ne Afrike, Azi dhe Amerike Latine, pas dekolonizimit(diktaturat ushtarake). Shumica e ketyre shteteve kane qene te udhehequra nga regjime ushtarake ose te aferta me ushtaraket. Zakonisht ato e kane kane marre pushtetin me grusht-shtete

Juan Linz Juan Linz Totalitarian and Authoritarian Regimes (2000) Dallon tre kritere sipas te cilave krahasohen sistemet : 1) Karakteri pak a shume monist i pushtetit politik; 3) Mobilizimi politik i popullsise; 3) Vendi i ideologjise brenda regjimit;

Totalitarizmi karakterizohet me monizem politik sepse ka vetem nje grup qe ushtron te gjithe pushtetin politik. Autoritarizmi toleron nje lloj pluralizmi te limituar sepse disa grupe si: parti politike, funksionar te larte publik, institucione fetare, sindikata etj. marrin pjese ne ushtrimin e pushtetit.

Linz eshte teoricient i cili e nderron qasjen e fiksuar deri atehere sipas se ciles ka ose sisteme demokratike, ose totalitare. Ai e kundershton kete dualizem demokracitotalitarizem. Ketyre dy sistemeve, ai u shton edhe regjimet autoritare dhe thote se ato jane regjimet me te shpeshta. Sipas Linz-it: ne mes te nje totalitarizmi (monist) dhe te nje demokracie pluraliste, gjinden regjimet autoritare. Ato sipas tij karakterizohen si regjime me pluralizem te kufizuar ose me monizem te kufizuar . Kjo qasje e Linz-it eshte interesante per faktin se eshte dashur kurajo qe te afirmohet se regjimet si ai i Franko-s ne Spanje ose ai i Gjeneraleve Jug-amerikan nuk kane qene fashiste. Ai thote se keto regjime nuk kane as ideologji shteterore dhe as parti unike te vertete.

Spanja e Franko-s ka qene nje shtet autoritar tradicional per faktin se Caudillo (lideri) ka imponuar pasivitet dhe nenshtrim me shume sesa pjesemarrje entuziaste dhe mobilizim ; Franko dhe perkrahesit e tij nuk kane pasur ideologji te caktuar per te reflektuar. Ekonomia dhe shtypi kan qene te lira brenda kufijeve ; Nepermjet frankizmit, Linz-i tregon se si lindin veprimet elitiste. Linz-i merr rastin e spanjes per te kuptuar raportin ndermjet organizimit te sistemit jopluralist dhe pluralist. Ai shkruan se : Regjimet autoritar jane sisteme politike qe karakterizohen me nje pluralizem politik te limituar, jopergjegjes, pa ideologji udheheqese te perpunuar por qe bazohet tek nje mentalitet karakteristik, pa vullnet te mobilizimit intenziv pervec ne disa momente te zhvillimit te tyre, dhe ne cilin rast, nje udheheqes ose nje grup i vogel personash ushtrojne nje pushtet i cili i ka keq te definuara limitet e tij edhe pse jane ne fakt shume te parapara keto limite.

Edhe pse Linz ben nje studim te Frankizmit, ky definim eshte i vlefshem edhe per Qeverite e disa shteteve autoritare tjera si: Ajo e Salazar dhe Caetano ne Portugali, Regjimi i koloneleve Grek, regjimet ushtarake Latino-amerikane te viteve 19641990, Regjimi i Presidentit Lee ne Singapur, ne Taiwan, Madje Linz thote se disa regjimeve post-totalitare komuniste si ne Poloni gjate qeverise se gjeneralit Jeruzelski, ose ne Hungari gjate fazes se fundit te komunizmit mund te karakterizohen me shume si autoritare sesa totalitare. Kesa liste do te mund te ja shtonim edhe Jugosllavine e Titos.

Si veprojne pra regjimet autoritare? Raporti me totalitarizmin : Zakonisht, Qeverite autoritare nuk tentojne te kontrollojne cdo aspekt te veprimit te njerezve. Ne raport me totalitarizmin, shume ceshtje ekonomike, sociale, religjioze, kulturore dhe familiare u lehen individeve. Per kete arsye, shume karakteristika te totalitarizmit mungojne. Egzistojne elemente te demokracise ne siteme autoritare edhe pse ato nuk jane qellim i pushtetit. Sistement autoritare shume pak reflektojne ideologji (e kunderta e totalitarizmit : Sigmung Neumann thote se totalitarizmi eshte sistem qe e mban te gjalle Revolucionin madje edhe ndryshimet jane revolucionare;

Kjo nuk do te thote se regjimet autoritare promovojne liri individuale. Ka edhe elemente te aferta me totalitarizmin : Autoritarizmi e sheh shoqerine si organizate hierarkike me nje rrjete komande specifike nen udheheqjen e nje lidershipit ose grupi udheheqes Komandimi, nenshtrimi, dhe urdherat jane vlera primare ne krahasim me lirine; marreveshjen dhe perkushtimin (shume me shume obligime sesa te drejta, ne kundershtim me totalitarizmin ku ka vetem obligime); Pritet nga qytetari qe te paguaje taksat dhe te rrespektoje ligjet te cilat ai nuk ka marre pjese ti votoje ; Ligjet e shtetit behen per te aprovuar propozimet e pushtetit udheheqes Teoria dhe praktika e autoritarizmit me se miri eshte definuar nga mbreti frances Luigji i XIV Une jan Shteti ;

You might also like